Themi për një person që ka këmbë të sheshtë, kur në pozicionin drejt, e gjithë këmba është në kontakt me dyshemenë. Pra, këmba nuk e ka atë harkun e zakonshëm. Kjo është një patologji që në përgjithësi nuk provokon dhimbje dhe mund të shfaqet gjatë fëmijërisë, ashtu dhe ndër vite.
Por mund të çojë në një shtrirje jokorrekte të këmbës dhe kjo shkakton probleme në kavilje dhe në gjunj.
Gjatë fëmijërsisë është normale të kesh këmbët e sheshta, duke pasur parasysh se harku i këmbës formohet gjatë kësaj faze. Por tek disa persona harku nuk zhvillohet kurrë. Por kjo nuk do të thotë domosdoshmërish që të shkaktojë probleme apo të jetë diçka negative.
Këmbët mund të bëhen të sheshta dhe me kalimin e viteve. Në këtë rast, zakonisht ndodh vetëm tek njëra nga këmbët. Mund të shfaqet për shkak të plakjes apo si rezultat i mbipeshës, një lëndimi apo sëmundjeje. Cilado prej këtyre situatave dëmton tendinat, domethënë pjesën që mbështet harkun.
Nga ana tjetër ka faktorë përcaktues që rrisin rrezikun që të vuani nga këmba e sheshtë. Përveç atyre që përmendëm më lart është dhe diabeti dhe artriti reumatoid.
Një studim i bërë nga Universiteti i Kilit konfirmon se:
“Gjendja ushqyese shoqërohet me rritje të incidencës së këmbës së sheshtë tek fëmijët. Në popullsinë fëminore mes 6 dhe 10 vjeç obeziteti është i lidhur me një ndryshim morfologjik të këmbës”
Për këtë arsye është e rëndësishme ti kushtoni rëndësi ushqimit, sidomos tek fëmijët. Obeziteti ndikon në zhvillimin e sistemit muskulo-skeletor.
Një pjesë e mirë e personave që kanë këmbën e sheshtë nuk kanë asnjë simptomë. Megjithatë, disa ndjenë dhimbje në gjithë këmbën. Duke qenë se këmbët e sheshta shkaktojnë shtrirje të gabuar, dhe dhimbja mund të prekë kaviljen ose gjurin.
Këmbët e sheshta janë të lidhura me rrotullimin e gjurit në brendësi. Kjo patologji njihet me emrin e gjurit valgus ose varus. Bëhet fjalë për një problem si skeletor dhe estetik, duke pasur parasysh se vihet re me shikim të lirë.
Simptoma të tjera tipike të këmbës s sheshte janë dhe lodhja dhe pesha e këmbëve. Ecja mund të bëhet e lodhshme. Në disa raste, edhe shpina mund të ketë pasoja.
Në rastin e këmbës së sheshtë që ka dhimbje ka trajtime të ndryshme që përmirësojën situatën:
Ushtrimet për shtrirjen e këmbës: shërben në ato rastet kur tendina e Akilit është më e shkurtër se normalja.
Pajisjet ortopedike: që mbështesin harkun. Disa mund të blihen pa recetë por duhet të dizenjohen sipas përmasës. Janë shtresa të personalizuarta të përshtatshme me perimetrin e këmbës që lehtësojnë simptomat.
Këpucët me shollë: ndihmojnë në qetësimin e dhimbjes dhe rezultojnë më komode se këpucët me pak mbështetje.
Në rastin e fëmijëve, ideale është të përpiqeni të korrigjoni këmbën e sheshtë me disa ushtrime. Duke nisur nga katër vjec përdorni shtresa që ndihmojnë në shtrirjen e këmbës.
Mund të ndërhyhet dhe me kirurgji. Kjo këshillohet vetëm në rastet e komplikuara. Për shembull, ndërhyhet përgjithësisht tek personat që kanë fraktura të tendinave.
Në rastin e sportistëve fizioterapia është efikase. Kjo pasi shumë raste të këmbës së sheshtë janë për shkak të lëndimeve të shkaktuara nga mbipesah gjatë ushtrimeve që nuk ndiqen si duhet. Fizioterapistët dhe trajnerët mund të shmangin këtë problem duke ndihmuar në përmirësimin e teknikës./ MeMjekun.com
A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…
Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…
" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…
Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…
E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…
Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…