Në psikologji njihet si “Xylophagia” dhe ka të bëjë më zakonin e kafshimit të buzëve në mënyrë të përsëritur apo të pjesës së brendshme të faqeve.
Kjo sjell një acarim kronik të buzëve dhe/apo mukozës që vesh pjesën e brendshme të gojës dhe përfundon në shkaktimin e vetëlëndimeve të dhimbshme.
Kafshimi i buzëve është një sjellje që bëhet pa vetëdije, ndërsa merr karakteristikat e një tiku nervor apo sjellje kompulsive, si trikotilomania. Ky çrregullim mund të zgjidhet spontanisht, por ka dhe ilaçe që përshpejtojnë shërimin dhe për t’i rezistuar tentativës për të kafshuar buzët. Ndërsa herë të tjera nevojiten ndërhyrje terapeutike për të zgjidhur origjinën e çrregullimit.
Të kafshosh buzët apo pjesën e brendshme të faqeve është një aktivitet kronik parafunksional i sistemit të përtypjes që prodhon dëme nga fërkimi, shtypja dhe kafshimi i mukozave. Përsëritja e kësaj traume çon në zhvillimin e acarimit dhe lezioneve karakteristike.
Pse kafshohen buzët apo faqet?
Kjo sjellje klasifikohet si një sjellje përsëritëse e përqendruar në trup (BFRB, nga anglishtja “Body-focused repetitive disorders”), siç e përcakton dhe Manuali Diagnostikues i Sëmundjeve Mendore nën titullin “ çrregullime obsesive-kompulsive dhe të ngjashme”
Ashtu si llojet e tjera të BFRB, origjina duket shumëfaktorëshe. Ky proces mund të ndikohet nga gjendja emocionale (probleme të natyrës psikologjike, situatës së stresit apo ankthit) dhe mund të shkaktojë një qark reagimi emocional që përkthehet në një sjellje të përsëritur.
Kush rrezikohet më shumë?
Ky është një fenomen i zakonshëm e që më shpesh ndodh tek personat që janë nivele të larta të stresit, vuajnë nga antkhi apo gjendje të tjera psikologjike. Prevalenca tek femrat është dyfish në krahasim me meshkujt dhe më e përhapur tek personat mbi 35 vjeç.
Kjo sjellje ndryshon karakteristikat e mukozës së buzëve dhe ndonjëherë të gjiuhës për shkak të acarimit kronik të indeve.
Plagët që bëhen për shkak të këtij zakoni në buzë apo në brendësi të faqeve mund të jenë shumë të dhimbshme dhe përsëritje e aktit çon në një vonesë në shërimin e plagës. Sjellja patologjike e kafshimit të buzëve çon në acarimin kronik që përfshin trashjen dhe copëzimin e mukozës së buzëve dhe/ose asaj që vesh pjesën e brendshme të faqes.
Ndryshimi tipik i mukozës shfaqet me një lezion të shenjuar me ngjyrën gri në të bardhe, më pak e shpeshtë në ngjyrë të verdhë, zakonisht e kombinuar me zona të ndërmjetme pak a shumë të gjera të eritremës, erozionit dhe/ose ulceracioneve traumatike të dhimbshme.
Diagnoza formulohet përgjithësisht në bazë të anamnezës dhe analizave objektive ndaj karakteristikave të lezioneve nga mjeku i përgjithshëm ose dentisti. Zakonisht nuk është e nevojshme një biopsi për lezionin me përjashtim kur mjeku ka dyshime.
Diagnoza përjashtuese
Diagnoza përjashtuese përfshin edhe patologji të tjera të mukozës së gojës që shfaqen në mënyrë të ngjashme si kandidoza, leukodema orale, djegie kimike etj.
Kur është e mundur të shmangen situatat e stresit që çojnë në përkeqësimin e këtij çrregullimi. Në rastet më të rënda mund të duhet një ndërhyrje psikologjike apo psikoterapeutike, por kjo përpjekje nuk shihet e nevojshme nga i gjithë komuniteti shkencor.
Cili është trajtimi i parashikuar?
Në përgjithësi të kafshosh buzët apo faqet ka përbërës të sjelljes dhe emotive, prandaj trajtimi përqëndrohet tek të dy aspektet.
Mbi të gjitha, është e rëndësishme të vërehen sinjalet e parashikimit dhe të kuptohet nëse kafshimi buzëve është një reagim i shkaktuar nga një ngjarje dhe cilat ndjenja e shoqërojnë të; së dyti, duhen ndjekur strategji për të dryshuar sjelljen me një përgjigje më të shëndetshme./ MeMjekun.com
A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…
Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…
" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…
Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…
E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…
Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…