Nena dhe Femija

Higjiena e gojës tek fëmijët, pse është e rëndësishme

Një higjienë e mirë e gojës tek fëmijët ka një rëndësi thelbësore, pasi prej saj varet shëndeti i dhëmbëve të tyre në të ardhmen. Kariesi i dhëmbëve është ndër problemet kryesore tek fëmijët dhe strategjia më e mirë për ta luftuar këtë problem ka të bëjë me parandalimin dhe mësimin e një zakoni korrekt të higjienës që në fëmijëri.

ÇFARË ËSHTË HIGJIENA ORALE TEK FËMIJËT

Të kujdesesh për dhëmbët e fëmijëve do të thotë më shumë se sa të shmangësh që ato të marrin atë ngjyrën e verdhë. Kur flasim për pastrimin e gojës, i referohemi dhëmbëve, faqeve dhe gjuhën. Një gojë e shëndetshme përfshin:

Dhëmbë të shëndetshëm dhe të bardhë, pa mbetjet ushqimore

Mishrat e dhëmbëve me ngjyrën e tyre karakteristike që nuk gjakosen nga furça e dhëmbëve dhe nuk shkaktojnë dhimbje t ëtyre.
Frymëmarrje pa erë të keqe

KËSHILLA TË VLEFSHME

Një higjienë e mirë e gojës tek fëmijët të nxit të ndjekësh një rregull themelor: parandalimi!

Sigurisht që hapi parë derisa fëmijët tanë të kenë dhëmbë të bardhë e të shëndetshme ëhtë të kujdesesh para se të dalin problemet. Për këtë qëllim është e rëndësishme:

1. Nisni pastrimin e dhëmbëve në një moshë të hershme
Përgjithësisht, mendohet se higjiena e gojës tek fëmijët i referohet vetëm kujdesit për dhëmbët. Në të vërtetë nuk është kështu. Për këtë arsye është e rëndësishme të kujdeseni për kujdesin e gojës së fëmijës që të porsalindur.
Pastroni mishrat me një garzë dhe kur dalin dhëmbët e parë pastrojini butësisht që të mos zhvillohet ajo që quhet kariesi i biberonit.

2. Të lajnë dhëmbët të paktën dy herë në ditë

Idealja është që fëmija të lajë dhëmbët tre herë në ditë, pas mëngjesit, pas drekës e pas darkës. Një pastrim korrekt do të thotë:
Vendosni një sasi paste dhëmbësh në furçë, kjo sasi duhet të jetë në përmasën e një bizeleje.

Fillimisht lahet sipërfaqja e brendshme e dhëmbëve, një nga një. Mos harroni të përdorni furçën në pozicionin këndor për të pastruar edhe vendin ku dhëmbi bashkohet me mishrat.

Pastroni sipërfaqen e jashtme të dhëmbëve, një nga një.

Më pas sipërfaqen e dhëmbëve që përtypet ushqimi.

Në fund nuk duhet të harrohet të pastrohet edhe gjuha.

Nëse fëmijët tuaj janë më shumë se katër vjeç, mund të nisni pastrimin me fillin dentar, por me shumë kujdes që të mos dëmtohen mishrat e dhëmbëve.

3. Shmangni përdorimin e tepërt të ëmbëlsirave

Fëmijët mund të hanë ëmbëlsira por gjithmonë në mënyrë të moderuar. Karamelet për shembull ngjiten pas dhëmbëve dhe nëse fëmijët nuk i lajën pasi i kanë konsumuar, sheqernat mund të dëmtojnë dhëmbët e tyre dhe të provokojnë kariesin.

4. Zgjidhni ujin si pijen e preferuar

Dhe pijet e gazuara mund të dëmtojnë dhëmbët. Mendoni për një moment mungesën e pastrimit pasi të keni pirë një gotë lëng. Sheqernat që përmbajnë mbeten në brendësi të gojës dhe mund të shkaktojnë probleme të ndryshme.

5. Vizitohuni te dentisti

Të paktën një herë në vit fëmijët duhet të vizitohen tek dentisti. Higjiena e gojës tek fëmijët është thelbësore jo vetëm për të tanishmen e tyre por dhe për të ardhmen. Nëse keni dyshime se si duhet të lahen dhëmbët e fëmijëve, konsultohuni me dentistin. Asnjë më mirë se ai nuk do jetë në gjendje të japë këshillat e duhura./ MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë duhet të konsumoni kur keni temperaturë?

A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…

1 month ago

LISTA/ Shënuesit e tumorit (tumor marker), si ti dallojmë për kë lloj bëhet fjalë?

Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…

1 month ago

Nga cikli menstrual tek kockat, ja pse gratë duhet të marrin magnez?

" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…

1 month ago

Llojet e varësisë, sa dhe cilat janë?

Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…

1 month ago

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

1 year ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

1 year ago