Sëmundje infektive

Koronavirusi, situata në Shqipëri dhe gjithçka që duhet të dimë për kujdesin e duhur

SARS (Sindroma respiratore akute e ashpër) është një patologji respiratore ngjitëse, që në disa raste është fatale. Për herë të parë u shfaq në Kinë në nëntor të 2002 dhe brenda disa muajsh u përhap në të gjithë botën nga udhëtarë që nuk e dinin që ishin mbartës.

Kjo sëmundje në atë kohë bëri të vetëdijshëm se infeksionet në botën tonë mund të përhapen shumë shpejt. Epidemia tregoi dhe bashkëpunimin ndërkombëtar mes ekspertëve në fushën e shëndetit që rezultoi efikase për të mbajtur në kontroll përhapjen e sëmundjes.

Por, mes dhjetorit 2019 dhe janarit 2020 një lloj i ri viral u përhap sërish në Kinë, duke shkaktuar mijëra të prekur në pakë javë dhe vdekje.

Emri me të cilët u identifikua zyrtarisht virusi dhe sëmundja janë respektivisht SARS-CoV-2 dhe COVID-19.

SITUATA NË SHQIPËRI ( deri 24.2.2020)

Në Shqipëri aktualisht nuk është regjistruar asnjë rast nga Koronavirusi sipas autoriteteve shtetërore. Situata në shtetin fqinj, Itali, ka përhapur panik në vendin tonë ndërkohë që ISHP dhe institucionet e shëndetësisë bëjnë thirrje për të ndjekur këshillat për higjienën si masë parandaluese.

Gjithashtu ISHP ka bërë të ditur se është ndërtuar edhe një karantinë, e bëhet fjalë për një strukturë spitalore, sipas rekomandimeve të Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Kjo e fundit ka shpallur gjendjen e emergjencës nga virusi në të gjithë botën.

“Sa i përket masave që marrin shtetet ne nuk mund të komentojmë. Nëse situata ndryshon brenda 5 minutave, ne i kemi masat të marra, keni vendin për karantinim, kemi bërë trajnimet e nevojshme dhe trajnohemi në vazhdim. Jemi të gjithë të qartë dhe të qetë, që protokollet e instaluara në pikat e hyrjes, dhe në momentin kur risku për vendin është i ulët, fakti që virusi është në Itali ose përreth nesh nuk e ndryshon nivelin e riskut brenda, ai ndryshon nga ngjarjet që ndodhin brenda në vend. Alerti është parapërgatitje e mirë menduar nëse do të kemi disa zhvillime të reja, risk të ulët, nuk kemi rast të konfirmuar, ISHP e bën diagnozën”, u shpreh Albana Fico, Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik në mbledhjen e task forcës në aeroportin e Rinasit.

URDHRI I MINISTRISE SË SHËNDETËSISË PËR ARSIMIN
1.Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor në bashkëpunim me strukturat e varësisë të bashkërendojnë punën me strukturat e institucioneve parashkollore, institucionet e tjera arsimore dhe strukturat përgjegjëse për kopshtet dhe çerdhet në njësitë e qeverisjes vendore për marrjen e masave të mëposhtme:
2.Sigurimin e kushteve dhe artikujve higjeno-sanitare në mjediset e institucioneve parashkollore dhe institucionet e tjera arsimore duke përdorur solucionet pastruese dhe dezinfektuese përkatëse.
3.Sigurimin e higjienës personale për të gjithë fëmijët, nxënësit dhe studentët që frekuentojnë këto institucione, sipas udhëzimeve të ISHP, bashkëlidhur këtij urdhëri.
4.Sigurimin e higjienës personale për personelin arsimor dhe mbështetës që shërben në këto institucione.
5.Edukimin e vazhduar të fëmijëve, nxënësve dhe studentëve në lidhje me masat e higjienës personale, sipas rekomandimeve të ISHP bashkëlidhur këtij urdhri.
6.Personeli shëndetësor në institucionet parashkollore dhe ato arsimore të kërkojë nga drejtuesit e institucionit arsimor, të paraqesin numrin total të mungesave në frekuentim për arsye shëndetësore.
7.Ngarkohen për ndjekjen e zbatimit të këtij urdhri, Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor dhe ISHP, institucionet parashkollore, institucionet e tjera arsimore dhe strukturat përgjegjëse për kopshtet dhe çerdhet e qeverisjes vendore.

SIMPTOMAT

Simptomat që karakterizojnë infeksionin e koronavirusit në momentin e shtrimit në spital janë:
Temperaturë e lartë
Kollë e thatë.

Në disa pacientë gjithashtu janë regjistruar:
Lodhje
Dhimbje muskulare
Dhimbje koke
Dhimbje fyti
Diarre

Rreth një e treta e pacientëve kanë zhvilluar më pas sindromën e shqetësimeve të frymëmarrjes akute dhe kërkon kujdes në terapi intensive (më e zakonshme në rastin e pranisë së sëmundjeve kronike si diabeti apo tensioni i lartë)
CDC amerikane ka identifikuar më 6 shkurt 2020 pacientët që janë potencialisht mbartës të virusit:
Ata që kanë qenë në kontakt me pacientë të infektuar dhe që vijnë nga Kina në 14 ditët e para të simptomave, temperaturë dhe shqetësime në rrugët e frymëmarrjes (si për shembull kollë dhe vështirësi në frymëmarrje)
Në raste të një kontakti të caktuar me një pacient mbartës, mjekët vlerësojnë me vëmendje edhe rastet kur ka vetëm një nga këto shqetësime.

Saktësohet se temperatura mund të mos shfaqet tek disa pacientë, për shembull,në moshë të re, apo pacientë ku sistemi imunitar i tyre është kompromentuar për arsye të tjera.

ECDC europiane ka adoptuar kritere të ngjashme duke specifikuar se temperatura është e njëjtë ose më lart se 38 gradë Celsius dhe mundësisht dhimbje fyti.

Imerpial College e Londrës vlerëson se periudha e inkubacionit mund të jetë 5-6 ditë (nga koha e kontaminimit deri në shfaqjen e simptomave), pas të cilavë kalojnë mesatarisht 5 ditë të tjera deri në njohjen dhe shtrimin në spital. OBSH thotë se hendeku i mundshëm varion nga 2 në 10 ditë.

Mes simptomave të tjera të regjistruara vihen re:
Dhimbje muskulore
Simptoma neurologjike (dhimbje koke dhe konfuzion)


DIAGNOZA

Disa studime të kryera në pacientë kinezë tregojnë për disa ndryshime tipike në lidhje me disa analzia gjaku:
Limfocitopeni (ulje të përqëndrimit të limfociteve qarkulluese)
Rritje të kohës së protrombinës
Dehidrogjenaza e rritur e laktatit.

Diagnoza e sigurtë vendoset vetëm pasi është ndjekur procedura e izolimit të virusit përmes analizave të posaçme.

VDEKSHMËRIA

Vdekshmëria nuk duket e lartë, vlerësohet se jo më shumë se 3-4% e pacientëve të prekur (ndoshta dhe më pak, duke pasur parasyshqë nuk janë vlerësuar si duhet shifrat e publikuara nga qeveria kineze) dhe prek pacientët delikatë si të moshuarit dhe/ose të prekur nga sëmundjet kronike.

KONTAMINIMI DHE TRANSMETIMI

Pjesa më e madhe e patologjive respiratore, përfshi dhe koronavirusin, përhapen përmes pikëzave që mbeten në ajër kur një person i sëmurë kollitet, tështin apo flet. Këto pikëza përhapen në një distancë të shkurtër (deri në një metër afërsisht) dhe mund të depozitohen në mukozën e gojës, hundës apo sytë e personit afër.

Koronavirusi gjithashtu mendohet se përhapet kryesisht përmes kontaktit mes njerëzve, por mund të përhapet edhe përmes kontaktit me objekte, si për shembull dorezat, telefonat, butonat e ashensorit. Në këtë rast kontaminimi ndodh kur një person prek një sipërfaqe apo një objekt të kontaminuar nga piëkzat që më pas merren nga duart në gojë, hundë e sy. Mendohet se mbijetesa në mjedis është e kufizuar në pak orë, kohë që mund të rritet në kushtet e temperaturës dhe lagështirës ideale.

Për fat të keq kontaminimi ndodh edhe nga pacientë që nuk kanë simptoma (pra që janë në fazën e inkubacionit apo në fazën përfundimtare)

Nuk ka pasur forma të rënda të infeksionit tek personat nën 15 vjeç.

OBSH raporton gjithashtu se:
Nuk ka rrezik nga pakot që vijnë nga Kina (mbijetesa e virusit në ambient është e kufizuar)
Deri sot nuk ka prova për rreziqe të lidhura me kafshët shtëpiake (si qentë apo macet)

Shtatzënia
Një studim i publikuar në Lancet, revista prestigjioze shkencore, shpreson që kontaminimi për një grua shtatzënë nuk duket se ka rreziqe të shtuara për shkak të komplikacionit, dhe të paktën në rastin e lindjes cezariane transmetimi vertikal (nga nëna te fëmija) nuk merret si i mirëqënë.

Bëhet fjalë pra për lajme të mira, por që duhet të jemi vigjilentë për dy arsye kryesore:
Studimi bazohet në vetëm 9 gra,
Ekspozimi ndaj virusit ka ndodhur në tremestrin e tretë, ndërsa në muajt e ardhshëm do të shtohen të dhënat mbi kontaminimin në muaj të mëparshëm të shtatzënisë.

Burimi i fotos: ISHP

PARANDALIMI

Deri tani nuk ka asnjë vaksinë për parandalimin e polmonitit nga koronavirusit (fatkeqësist disa vaksina ndaj disa formave të polmonitit viral, pneumokoku dhe hemofili nuk mbrojnë ndaj koronavirusit). Sot është e nevojshme të ndiqen disa procedura izolimi në rastet e diagnostikimit.

Sipas udhëzimeve të autoriteteve shëndetësore për të parandaluar sot është e mjaftueshme të:
Lani duart shpesh,
Ti kushtoni vëmendje higjienës së sipërfaqeve (dezinfektimi me alkool apo klor të sipërfaqeve për të inaktivizuar virusin)

Shmangni kontaktet e ngushta dhe të zgjatura me njerëz me simptoma të ngjashme si të gripit.

Por nuk janë të nevojshme solucionet me kripë për hundët, siç dhe përmendet në disa rrjete sociale, dhe as shpëlarja me listerinë apo konsumi i hudhrës (pa i hequr asgjë përfitimeteve prej saj)./MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

6 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

8 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago