Mirëqenie

Çanta e shkollës dhe dhimbjet e shpinës te fëmijët, çfarë duhet të dimë

Një mendim mjaft i përhapur se ekziston një lidhje e ngushtë mes çantave të shkollës dhe dhimbjes së shpinës. Kjo është e vërtetë, por dhe një realitet që ka nuanca të ndryshme. Mbi të gjitha, problemi nuk është vetë çanta, por mënyra e përdorimit.

Natyrisht, kur ka peshë të rëndë, të çfarëdo lloji dhe kur mbahet në mënyrën jo të duhur ka edhe pasoja jo të mira në muskuj dhe kocka. Dhe pse çantat e shkollës dh edhimbja e shpinës duken të lidhura mes tyre, faktorët që duan më shumë vëmendje është pesha e çantës dhe shpërndarja e ngarkesës.

Përveç kësaj, duhet marrë parasysh fakti që çantat janë një objekt i përdorimit të përditshëm, pra në vazhdimësi. Ky përdorim i përsëritshëm në kohë imponon marrjen e masave të nevojshme për të mbrojtur trupin.

ÇANTA DHE DHIMBJA E SHPINËS

Studime të ndryshme për lidhjen mes çantës dhe dhimbjes së shpinës tregojnë se rreth gjysma e fëmijëve nën 15 vjeç ka treguar se ka bezdisje lidhur me përdorimin e çantës.

Këto studime udhëzojnë gjithashtu që asnjë fëmijë nuk duhet të mbajë një peshë më të madhe se 10 apo 15% e peshës trupore. Përsa i përket legjislacionit në vende të ndryshme, në Austri për shembull, ministria e edukimit e ka ndaluar transportin nga ana e fëmijëve të një peshë më të madhe se 10% të peshës së trupit. Në Gjermani është një ligj i ngjashëm.

Në vitet e fundit janë publikuar studime të shumta që kanë krijuar një marrëdhënie midis çantës së shkollës dhe dhimbjeve të ndryshme të qafës dhe shpinës, harkimin e shtyllës kurrizore, postura dhe funksionimi i mushkrive. Tema mori rëndësi për shkak të incidencës në rritje të këtyre problemeve tek fëmijët, një fenomen që ishte mjaft i rrallë në të kaluarën.

Megjithatë, disa ekspertë të tjerë informojnë se rritja e këtyre problemeve tek fëmijët nuk është ekskluzivisht nga përdorimi i çantës. Ka edhe faktorë të tjerë që ndikojnë, ku më i rëndësishmi është jeta sendetare e fëmijës që dobëson strukturën e tyre muskulo-skeletore.

Lexo edhe- Skolioza, sëmundja e dixhitalizimit që po deformon fëmijët. Këshillat e fizioterapistit

ELEMENTE TË LEHTËSIMIT

Një studim i bërë në Holandë zbuloi një marrëdhënie indirekte proporcionale midis praktikës të çdo spoti dhe dhimbjes së shpinës tek fëmijët. Me fjalë të tjera, sa më shumë orë ti dedikohen sportit, më e vogël është dhimbja e shpinës që prek të vegjëlit.

Një tjetër studim, edhe ky holandez dhe i drejtuar nga doktori Van Gent, tregon një element veçanërisht interesant: në shumë fëmijë që vuajnë nga dhimbja e shpinës është studiuar edhe prania e çrregullimeve psikosomatike. Disa fëmijë të acarur e të bezdisur për shkak të faktorëve familjare apo individuale kanë tendencë të vuajnë më shpesh nga dhimbjet e shpinës.

Pavarësisht kësaj, është fakt që mbingarkesa e çantave për në shkollë apo përdorimi i papërshtatshëm i tyre shkakton probleme të ndryshme. Mes tyre mund të kujtojmë:
Tensioni muskulor: ndikon në pjesën e poshtme të shpinës. Ndodh pasi fëmija përkul trupin para kur çanta është më e rëndë se sa duhet.

Mosharmonizim i shtyllës kurrizore. Ndodh sidomos në nivelin cervikal për të njëjtën arsye që përmendëm më sipër.
Rritje të lakimit të mesit.
Asimetri në shpatulla. Kur mban çantën vetëm në një shpatull, rritet rreziku për të zhvilluar devijacion të shtyllës apo edhe skoliozën.

REKOMANDIME

Rekomandimi i parë që duhet pasur parasysh konsiston në nxitjen e praktikës së sportit tek fëmijët. Jeta sendentare nuk i bën mirë askujt; aq më tepër kur je në fazën e zhvillimit të trupit. Përsa i përket çantave, duhen marrë dhe disa masa parandaluese, si këto më poshtë:

Përmasa e duhur. Një çantë nuk duhet të kalojë rripin në gjatësi dhe nuk duhet të ketë një gjerësi më të madhe se shpatullat.
Rripat e përshtatshëm. Duhet të jenë të rregullta në mënyrë që çanta të fiksohet në shpinë (per shembull nje rrip më i shtrënguar, tjetri më i lirë). Këshillohet përdorimi i një doreze që të jep mundësinë ta tërheqësh çantën nga toka.

Brendësia me ndarje. Kur pjesa e brendshme e çantës është e ndarë me xhepa, objektet në çantë kanë më pak hapësirë lëvizjeje, duke ofruar qëndrueshmëri më të madhe.

Mbipesha. Kjo duhet shmangur patjetër. Bëhet fjalë në fakt për faktorin më të dëmshëm.

Shpërndarja dhe transporti. Objektet më të rënda duhet të vendosen më pranë trupit. Çanta duhet mbajtur me të dy rripat në shpatulla. /MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë duhet të konsumoni kur keni temperaturë?

A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…

1 month ago

LISTA/ Shënuesit e tumorit (tumor marker), si ti dallojmë për kë lloj bëhet fjalë?

Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…

1 month ago

Nga cikli menstrual tek kockat, ja pse gratë duhet të marrin magnez?

" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…

1 month ago

Llojet e varësisë, sa dhe cilat janë?

Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…

1 month ago

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

1 year ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

1 year ago