Psikologji

Këshillat e psikologëve/ Koronavirusi, si të mos bini në kurthin e panikut

Psikologët shpjegojnë se si të kundërshtoni psikozën e Koronavirusit dhe të përballoni të përditshmen pa pasur frikë nga kontaminimi.

Prej disa ditësh tashmë fjala Covid 19 është bërë pjesë e të përditshmes sonë, aq sa po ndryshon dhe të përditshmen dhe prioritetet tona. Por krahas rregullave të rëndësishme që duhen ndjekur për të shmangur kontaminimin, një sfidë e madhe për tu fituar është të mos biesh në kurthin e panikut. Kjo pasi për shkak të koronavirusit ka shpërthyer një ankth i pakontrolluar.

PSE NA FRIKËSON KORONAVIRUSI?

“Gjithmonë ne qëniet njerëzore kemif rikë nga ajo që mund të na bëjë keq e që nuk shihet dhe e njohim pak. Ndodhte që në njeriun e shpellave, kur ndodhte një shpërthim vullkani pa e ditur gjenezën dhe si të sillet”, thotë psikologu psikoterapeutik  italian Paolo Grampa.

“Në këto raste truri jonë është mësuar të ndezë emocionet e frikës. E njëjta gjë ndodh dhe me njeriun modern kur duhet të përballet me një situatë që e njeh pak”, vijon ai.

Në situatën që po jetojmë këto ditë eksperti thotë se rrjetet sociale po luajnë një rol thelbësor në përhapjen e informacioneve, por shpesh ndodh që në media nuk dalin vetëm ekspertët teknikë të fushës, por edhe qytetarë të thjeshtë e të zakonshëm që përhapin shpesh këndvështrime të gabuara dhe përshtypje personale, më shumë se sa të vërteta shkencore dhe të vlefshme. “E gjithë kjo nuk bën gjë tjetër vetëm se ushqen në mënyrë të pajustifikuar frikën dhe ankthin e tjetrit”, thotë psikologu.

FRIKA NGA KONTAMINIMI

“Siç kanë treguar studime të ndryshme shkencore truri njerëzor është i predispozuar nga kontaminimi emotiv. Emocionet që transmetohen përmes të ashtuquajturave neurone pasqyrë të qelizave nervore që ju lejojnë të empatizoni me të tjerët dhe të thithni edhe negativitetin, humorin e keq, stresin, frikën e madje dhe panikun”, thtoë Grampa.

PSE ËSHTË QETËSIA ANTIDOTI MË I MIRË

“Racionaliteti na jep mundësinë të asrsyetojmë në mënyrë të pastër, pa ndërhyrje të tepruara të shkaktuara nga frika apo gjendja shpirtërore e të tjerëve. Na jep mundësinë të ndalemi e të mendojmë se çfarë duhet të bëjmë konkretisht, duke marë në konsideratë alternativa më të mira duke ditur cilat burime informacioni të dëgjojmë për të ditur si të reagojmë. Duhet të kujtojmë se njeriu, në histori, ka ditur të luftojë dhe sfidojë sëmundje dhe epidemi të shumta, duke përdorur kthjelltësinë, qetësinë dhe racionalitetin si kushte bazë për të reaguar si duhet”, saktëson eksperti.

SI TË MENAXHONI PANIKUN NGA KORONAVIRUSI?

Çfarë duhe të bëni kontretisht për të mos u frikësuar dhe për të përballuar të përditshmen? “Informacioni i mirë është thelbësor: të dini të orientoheni dhe të zgjidhni burimin e informacionit dhe udhëzimet e duhura si në rrjetet sociale ashtu dhe në media. Ky është hapi i parë për të mos u pushtuar nga ankthi dhe frika. Thelbësore është që të jeni të kudjesshëm dhe të mos hezitoni të kontaktoni profesionistët për një mendim. Më mirë të shqetësoni njëherë më shumë mjekun bazë apo linjat telefonike për një telefonatë të shpejtë, se sa të pushtohen nga pasiguria dhe dyshimet”, këshillon psikologu.

Sipas tij duhet ti dedikoheni atyre gjërave që ju bëjnë të ndjeheni mirë. Nëse nuk mund të shkojmë në punë për shembull, përqëndrojmë energjitë tona në aktivitete që na pëlqejnë më shumë, si leximi i një libri, një film, gatimi për familjen tonë apo të dëgjoni muzikë.

Antidoti më i mirë për frikën është dashuria ndaj vetes dhe tjetrit. “Kur jemi mirë organizmi jonë prodhon më ëshumë hormone që rrisin mirëqënien tonë duke kundërshtuar hormonet e stresit, si kortizoli. Për shembull kur bëjmë diçka që na jep knëaqësi prodhojmë më shumë dopaminë, hormoni i motivimit. Përfitojmë nëse kemi kohë në dispozicion për shembull për të bërë një shëtitje në ajër të pastër. Ecja në natyrë ndihmon në prodhimin e endorfinës që ndihmon në luftën ndaj stresit”, thotë psikologu./MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë duhet të konsumoni kur keni temperaturë?

A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…

1 month ago

LISTA/ Shënuesit e tumorit (tumor marker), si ti dallojmë për kë lloj bëhet fjalë?

Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…

1 month ago

Nga cikli menstrual tek kockat, ja pse gratë duhet të marrin magnez?

" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…

1 month ago

Llojet e varësisë, sa dhe cilat janë?

Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…

1 month ago

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

1 year ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

1 year ago