Mirëqenie

RISI NGA SHKENCA/ Studimi: Suplementet e vajit të peshkut “nuk kanë përfitime” kundër kancerit

Marrja e suplementeve të Omega-3 jep pak ose aspak përfitime kundër kancerit thonë ekspertët. Konsumi i suplementeve të vajit të peshkut promovohet se ka një gamë të gjerë ndikimesh pozitive në shëndet.

Mes tyre mendohet të përfshijë një rrezik më të vogël goditjeve në tru dhe sëmundjeve si kanceri dhe dementia. Por shkencëtarët e Universitetit të Anglisë (UEA) kanë zbuluar se marrja çdo ditë e suplementeve nuk ka të ngjarë të ketë ndikim të rëndësishëm në shëndetin e një personi.

Studimi i shkencëtarëve ka të bëjë veçanërisht me suplementet, sesa omega-3 që vjen nga konsumi i peshkut, me ekspertë që sugjerojnë ende që kjo e fundit është e mirë për zemrën, dhe për shëndetin në përgjithësi.

Më shumë se 100 mijë pjesëmarrës pranuan të konsumojn më shmë yndyrna omega-3 në formën e suplementeve, ose të mbanin konsumin e tyre të zakonshëm për një vit.

Shkencëtarët zbuluan se 1 mijë persona që morën suplemente për afro katër vjet, efektet aktuale në shëndetin e tyre, pozitivisht ose negativisht, do të ishte minimale në rastin më të mirë.

ÇFARË ËSHTË OMEGA-3?

Omega-3 është familja e yndyrnave që përfshin:

ALA (alpha-linolenic acid) – që trupi nuk e prodhon vetë por gjendet tek vajrat vegjetale, lakra e Brukselit, frutat e thata dhe farat, dhe është burim i mirë për ata që ndjekin regjimin ushqimor vegan.

EPA (eicosapentaenoic acid) dhe DHA (docosahexaenoic acid) – që trupi mund ta bëjë nga ALA por është gjithashtu e pranishme në vajrat e peshkut, përfshi dhe vajin e mëlçisë së merlucit.
Ato janë lehtësisht të disponueshme si suplement.

OMEGA-3 DHE PERDORIMI NË BOTË

Tregu botëror për suplementet e Omega-3 është vlerësuar me një vlerë prej 33 miliardë dollarësh në 2018, sipas NHS-së britanike.

Dr. Lee Hooper, nga Shkolla Mjekësore Norvvich e UEA thotë se studimi, i financuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, shton provat se suplementet omega-3 nuk po arrijnë tu ofrojnë konsumatorëve përfitimet që reklamohen.

“Studimi ynë i mëparshëm tregoi se zinxhiri i gjatë i suplementeve omega-3, përfshi edhe vajin e peshkut, nuk na mbron kundër gjendjeve si ankthi, depresioni, goditja në tru, diabeti apo dhe vdekja”, thotë ai.

Më shumë se 80 studime në 2019 nuk gjetën prova se omega-3 ka përfitime shëndetësore për diabetin e tipit 2. Studime të ngjashme gjithashtu kanë sugjeruar se suplementet japin jnë mbrojtje të vogël ose fare ndaj sëmundjeve të zemrës. Me faktorët e dëmshmë mjedisor që lidhet me peshkimin e tepërt, dr. Hooper thotë se duket se janë të “padobishme” për njerëzit që të vijojnë të marrin suplemente që japin “pak apo aspak përfitime”.

Dr. Hooper shton se dëmi mjedisor i lidhur me zvogëlimin e rezervave të peshkut nuk krahasohet me përfitimet minimale shëndetsore që lidhet me suplementet.

NHS britanike (Shërbimi Kombëtar i Shëndetit) thotë se njerëzit duhet të përpiqen të hanë dy racione peshk në javë, njëri duhet të jenë peshk i yndyrshëm si salmoni apo peshk tuna për të marë yndyrnat “e mira”. Disa peshq përmbajnë sasi të vogla kimikatesh që mund të jenë të dëmshme nëse konsumohen në sasi të mëdha. /MeMjekun.com

Burimi: BBC

MeMjekun

Recent Posts

Studimi i ri/ Nivelet mesatare të testosteronit tek burrat janë përgjysmuar në 50 vitet e fundit

Nivelet mesatare të testosteronit tek burrat janë përgjysmuar gjatë 50 viteve të fundit, sipas shkencëtarëve,…

3 days ago

Dermatologji estetike/ Llojet e fillerave, çfarë janë? Karakteristikat dhe dallimet

Fillerat janë substanca të injektueshme (në indin nënlëkuror ose në dermën e thellë) që përdoren…

1 week ago

Ushqimet që lehtësojnë Sindromën Paramenstruale

Sindroma Paramenstruale (PMS) prek 20 deri në 50% të grave në moshë riprodhuese, dhe 5%…

1 week ago

Çfarë është kafja dekafeinato, nuk dëmton mëlçinë por ja çfarë të kemi kujdes

Kafeja pa kafeinë bëhet nga kokrra kafeje të përpunuara për të ulur nivelet e kafeinës…

1 week ago

Çfarë duhet të bëni nëse ka kandil në det? Udhëzues nëse ju pickojnë

Përballja me kandil deti është një nga 'fatkeqësitë' më të zakonshme të verës. Në vitet…

3 weeks ago

Lëkura, si shfaqen lythat (verrucae) në pishinë?

Lythat e pishinës janë rritje beninje të lëkurës të shkaktuara nga papillomavirusi njerëzor (HPV). Mjedisi…

3 weeks ago