Akutan (Accutan) është një ilaç që ka si përbërës aktiv izotretininën, e cila i përket familjes së retinoidëve, derivatë të vitamina A apo acidit retinoik.
Bëhet fjalë për një ilaç të aplikacionit sistemik, që përdoret në trajtimin e ankeve cistike dhe akneve të rënda. Për këtë arsye ilaçi jepet me përshkrim nga mjeku dhe merret nën një vëzhgim të rreptë mjekësor.
Aknet janë një sëmundje që varet nga faktorë të ndryshëm. Ndodh si rezultat i pengesës apo inflamacionit kronik të gjendrës së qimes dhe alternohet mes fazave të shpërthimit dhe mbushjes. Mekanizmi i veprimit nuk është i njohur plotësisht, por dimë që shtyp aktivitetin e gjendrës përgjegjëse për prodhimin e yndyrës dhe redukton përmasat e vetë asaj.
Izotretinina pengon përhapjen e qelizave që prodhojnë sebumin. Për pasojë, zvogëlon prodhimin e yndyrës dhe parandalon bakteret që kolonizojnë kanalet.
Bëhet fjalë për një ilaç që merret në rastet e akneve të rënda apo akneve cistike dhe akneve inflamatore për të cilat kanë dështuar trajtimet e tjera. Bëhet fjalë për një ilaç me përdorim sistemik, që jepet dhe në rastet e rosacea dhe psoriazës.
Formatet dhe emrat e saj tregtarë janë të ndryshme. Bëhet fjalë për kapsula që përmbajnë izotretininën si një përbërësi unik aktiv dhe janë të pranishme në përqëndrime të ndryshme.
Këshillohet që ilaçi të merret bashkë me ushqimin. Dozat janë sipas rastit, duke pasur parasysh se tajtimi dhe shfaqja e efekteve të padëshiruara ndryshon sipas situatës.
Tek pacientët e rritur doza fillestare e rekomanduar e trajtimit është 0,5 mg/kg të peshës trupore në ditë. Pacientët e prekur nga pamjaftueshmëria e rëndë e veshkave nis me doza më të ulëta.
Kohëzgjatja e fazës së shërimit dhe shkalla e relapsit shoqërohen në doza të larta të marrjes së tij, më shumë se sa zgjatja e trajtimit. Në përgjithësi, trajtimi mes 16 dhe 24 javëve është i mjaftueshëm për shërimin.
Në pjesën më të madhe të rasteve aknet zhduken me një cikël të vetëm. Por në rast se ripërsëritet mund të vijohet me një tjetër cikël me doza më të mëdha.
Izotretinina nuk rekomandohet në këto raste:
Gratë në shtatzëni apo në moshë fertilitetit
Nëna që ushqejën foshnjën me gji
Pamjaftueshmëri të mëlçisë
Hiperlipidemi.
Trajtimi i njëkohshëm me tetraciklinën: në këto raste ekziston rreziku i tensionit të lartë intrakranial beninj. Simptomat që mund të shfaqen janë dhimbja e fortë e kokës, nauzea, të vjellat dhe ndryshim i shikimit.
Hipervitaminoza A
Mbindjeshmëria ndaj isotretininës.
Në rast se jeni duke ndjekur një terapi me bazë akutanin, duhet të shmangni ekspozimin në diell dhe duhet të aplikoni gjithmonë mbrojtjen nga dielli me një filtër të madh mbrojtës.
Efektet e padëshirueshme janë të shumta dhe varen nga doza që i merrni. Mund të shfaqen pak ditë pas trajtimit dhe këtu gjejmë:
Një tharje ekstreme të lëkurës
Tharje të mukozës së gojës, buzëve dhe syve
Skuqje dhe deskuamim të lëkurës
Dhimbje muskulare dhe kyçesh
Rritje të nivelit të sheqerit dhe kolesterolit në gjak
Prani të gjakut apo proteinave në urinë
Trombocitopenia, trombocitoza dhe neutropenia.
Rritje të nivelit të triglicerideve në gjak dhe enzimave hepatike.
Dhimbje koke, dhimbje stomaku apo kockash.
Gjatë trajtimit nuk këshillohet të përdoren produkte eksfoliues për lëkurën, fytyrën pasi ka rrezik të acarimit të saj e për pasojë të shkaktojë lezione të lëkurës./ MeMjekun.com
A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…
Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…
" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…
Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…
E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…
Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…