Të njohim ilaçet/suplementet

Kujdes në timon! Ilaçet që provokojnë përgjumjen

Shumë ilaçe të përdorimit të zakonshëm sjellin një sërë efektesh të padëshiruara që i injorojmë dhe pse mund të jenë shumë të rrezikshme. Disa nga këto efekte janë nauzea, të vjella apo dhimbje barku.

Por mund të provokojnë edhe përgjumje, një gjendje që ndërhyn negativisht në aftësinë e një shoferi apo atij që përdor makineri të rënda.

Të gjitha ilaçet në treg mund të shkaktojnë efekte të padëshiruara, që ndryshojnë në termat e seriozitetit dhe frekuencës. Me shprehjen “efekt i padëshiruar” i referohemi të gjitha ngjarjeve të padëshiruara dhe të paqëllimshme që shfaqen papritur pas marrjes së një ilaçi.

Në këtë artikull do flasi për disa ilaçe që provokojnë përgjumjen dhe që ndërhyjnë në aktivitetin e përditshëm.

ILAÇET QË SJELLIN PËRGJUMJE

1. Benzodiazepine dhe aftësia për të ngarë makinën

Benzodiazepine janë ilaçe që veprojnë në sistemin nervor qëndror. Mund të kenë efekte sedative, antikovulsive dhe hipnotike. Pikërisht për këtë arsye përdoren shpesh në trajtimin e ankthit, pagjumësisë dhe smëundjeve të tjera si epilepsia apo kriza nga simptomat e tërheqjes nga alkooli.

Bëhet fjalë për ilaçe psikotrope që jepen zakonisht nga mjekët, sidomos nga mjeku bazë. 15% e pacientëve që marrin ansiolitikë dhe 1.6 % e të rriturve të moshave 18-79 vjeç të cilët kanë marrë për disa ditë benzodiazepine apo për disa javë, kalojnë më pas në marrjen kronike të tyre për një kohë të pacaktuar.

Pacientë që kanë marrë doza më të mëdha se sa i ka këshilluar mjeku mund të kenë përgjumje, humbje koordinimi motorik dhe depresion respirator, sidomos nëse konsumojnë dhe alkool.

Gjithashtu ndodh dhe një reduktim i vëmendjes, përqëndrimit dhe funksioneve motorike, edhe duke respektuar dozat e parashikuara në trajtim, që kufizon në mënyrë të dukshme aftësinë për të ngarë makinën. Nga ana tjetër, benzodiazepine mund të shkaktojnë depresion, sidomos tek pacientët që kanë vuajtur më herët nga ky çrregullim i humorit.
Ndërprerja e menjëhershme e këtyre ilaceve shkakton sindromin e tërheqjes. Kjo shfaqet me ankthi, nervozizëm, të dridhura dhe haluçinacione. Disa pacientë që i nënshtrohen trajtimit me bazë benzodiazepine për një kohë të gjatë, por me dozë të ulët, mund të vuajnë nga ankthi dhe pagjumësia kur ndërpresin terapinë.

Lexo edhe- Përse shërben Alprazolam, që të gjithë e njohim si Xanax. Efektet anësore

2. Antihistaminikëte brezit të parë apo klasikë

Ndryshe nga antihistaminikët e tjerë, ata të brezit të parë janë në gjendje të kalojnë pengesën hematoencefalike. Prandaj ky grup antihistaminikësh ka efekte të rënda të padëshirueshme si:
Përgjumje
Shikim i mjegullt
Ndryshim të shikimit
Haluçinacione

Duke pasur parasysh efektet e këtyre ilaçeve, nuk këshillohen absolutisht nëse ju duhet të ngisni makinën. Efekti ndryshon nëse pacienti merr antihistaminikë të brezit të dytë, si ebastina, loratadina apo cetirizina. Megjithatë edhe këto të fundit në një farë mënyrë mund të shfaqin një sërë efektesh në sistemin nervor qëndror, dhe mund të ndërhyjnë dhe pse në masë më të vogël në aftësinë drejtuese të mjetit.

Lexo edhe- Antihistaminat për alergjitë, efektet anësore dhe kur përdoren

3. Antidepresivët

Antidepresantët janë ilaçe të tjera që provokojnë përjgumjen dhe nuk këshillohen në rast se drejtoni mjetin. Sipas disa studimeve tek pacientët që vuajnë nga depresioni dhe pagjumësia këto ilaçe përmirësojnë çrregullimet e gjumit.
Për më tepër, gjithnjë e më shumë mjekët japin antidepresantë sedativë me dozë të ulët për trajtimin e pagjumësisë, të inkurajuar nga rezultatet pozitive, edhe në rast se pacienti nuk vuan nga depresioni. I takon specialistit të kujdesit shëndetësor të informojë pacientit lidhur me efektet e mundshme të padëshiruara dhe masat e nevojshme gjatë marrjes së ilaçit.

Lexo edhe- Hipnotikët apo ilaçet për të fjetur gjumë, çfarë duhet të dini

4. Antiepileptikët mes ilaçeve që shkaktojnë përgjumje

Mes efekteve të tyre të padëshiruara këto ilaçe japin përgjumje, gjendje konfuzioni, humbje të kujtesës dhe përqëndrimit.
Përveç këtyre efekteve të rrezikshme për drejtimin e mjetit, vetë epilepsia mund të ndryshojë funksionet motorike dhe konjitive të pacientit.

DISA KESHILLA

Shumë e rëndësishme është të jeni të informuar mbi ilaçet e mundshme që provokojnë përgjumjen. Në rast të kundërt, rriten ndjeshëm mundësitë për tu përfshirë në një incident.

Gjithmonë konsultohuni me mjekun ose farmacistin në rast dyshimesh, e sidomos mos merrni kurrë vetëmjekim. /MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë duhet të konsumoni kur keni temperaturë?

A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…

1 month ago

LISTA/ Shënuesit e tumorit (tumor marker), si ti dallojmë për kë lloj bëhet fjalë?

Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…

1 month ago

Nga cikli menstrual tek kockat, ja pse gratë duhet të marrin magnez?

" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…

1 month ago

Llojet e varësisë, sa dhe cilat janë?

Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…

1 month ago

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

1 year ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

1 year ago