Hipertermia malinje është një sëmundje e rrallë gjenetike e trashëgueshme që në pjesën më të madhe të rasteve shfaqet pasi janë marrë ilaçe që përdoren për anestezi të përgjithshme.
Së fundmi është treguar se mund të shfaqet edhe si pasojë e një stresi të fortë fizik, si një ushtrim intensiv fizik apo një ekspozim i tepërt ndaj nxehtësisë.
Shkaku i saj duhet kërkuar në një reagim jonormal ndaj ilaçeve anestezike në nivelin e muskujve skeletor që çon në një përshpejtim të reaksioneve metabolike dhe kontraktimin e fuqishëm të muskujve.
Nëse nuk diagnostikohet menjëherë pacienti mund të kalojë në shok të rëndë me pamjaftueshmëri të veshkave, respiratore dhe arrest kardiak.
Sindroma mund të shfaqet deri në 12 orë pasi është mar ilaçi, por zakonisht ndodh pas disa mintuash apo brenda një orë. Nuk ka një kurë të vërtetë për hiperterminë, por një diagnostikim i shpejtë dhe një ndërprerje e menjëhershme e ilaçit përgjegjës është një ndërhyrje gjithashtu e menjëhershme me masa për ftohjen e pacientit dhe menaxhimin e simptomave.
Hipertermia malinje është një sëmundje që shfaqet tek individët gjenetikisht të prirur, me transmetimin nga prindi tek fëmija. Diagnostikimi bëhet përmes testeve gjenetike që identifikojnë në laboraot mutacionet e gjeneve të ADN-së përgjegjëse për një sëmundje të tillë.
Shkaku e përmendëm që është gjenetik dhe ndodh shumë rrallë si sindromë. Ilaçet e përdorura gjatë anestezisë së përgjithshme që shkaktojnë këtë reaksion janë:
Gazet halogjene: Halothane, Sevoflurane, Desflurane, gazra të paqëndrueshëm anestezik.
Suçinylcholine, një bllokues neuromuskular depolarizues. Përdoret për relaksimin e muskujve të nevojshëm gjatë operacionit në bark dhe gjoks dhe gjatë intubacionit orotrakeal.
Hipertermia malinje shpërthen në pjesën mëtë madhe të rasteve gjatë anestezisë së përgjithshme, në disa pacientë mund të shfaqet dhe pas një ore.
Simptomat fillestare janë të ndryshme sipas ilaçit që është përdorur dhe tipit predispozues gjenetik të pacientit, por shenja e parë është gjithmonë ashpërsimi i muskulit të masatorit, përgjegjës për përtypjen.
Më pas vijojnë:
Me një rritje të shpejtë të temperaturës së trupit
Spazma përgjithësuese të të gjithë muskujve
Takikardi dhe takipnea, pra rritje të frekuencës kardiake dhe të akteve respiratore.
Procesi i diagnostikimit bëhet:
Klinikë: diagnoza e patologjisë është mbi të gjitha klinike, kështu që bazohet në vëzhgimin e simptomave të para, në përgjithësi pak minuta pas marrjes së ilaçit anestezik. Thelbësore është një njohje e shpejtë e ashpërsimit të muskujve dhe një diagnozë të parakohshme të hiperkapnisë, takikardisë, acidozës dhe rritjes së temperaturës së trupit të pacientit.
Analizat gjenetike: parashikojnë njohjen e një mutacioni të mundshëm gjenetik që ndikon në gjenin RYR të kromozomit 19.
Analiza e ndjeshmërisë: diagnoza bëhet përmes një analize të stimulimit të quajtur IVCT. Që parashikon ekspozimin në laborator të një pjesë indesh muskulare të pacientit ndaj një përzierjeje të kafeinës/ halotanit.
Kjo bëhet në pacientë që kanë familjaritet të hipertermisë malinje, kanë pasur episode të mëparshme, sforoco fizike të moderuara, sëmundje neuromuskulare, histori të ngërçeve intensive dhe të shpeshta dhe lodhje e lehtë.
Duke qenë se është një sëmundje që shkaktohet nga një mutacion gjenetik unk ka një trajtim të posaçme për hiperterminë malinje, prandaj trajtimi bazohet në menaxhimin e simptomave.
Një ftohje të shpejtë të trupit të pacientit
Përdorimi i natriumit Dantrolene, një ilaç relaksues për muskujt që udhëzohet në mënyrë të veçantë për trajtimin e kësaj patologjie.
Në momentin që shfaqet apo që dyshohet, mjeku anestezit ndjek këto hapa:
Shpall gjendjen e emergjencës dhe kërkon ndihmë
Shkëput apo bllokon menjëherë marrjen e ilaçit përgjegjës për krizën
Rrit sasinë e oksigjenit që thith pacienti në mënyrë që të largohet sa më shpejt ilaçi
Administron marrjen e natriumit Dantrolene në doza të larta, një infuzion që vijon deri në stabilizimin e pacientit.
Ftoh me mjete fizike sipërfaqen e trupit të pacientit, me peshqirë të lagur e të ftohtë, ajër të ftohtë, paketa akulli në ije dhe në sqetulla.
Administron më shumë lëngje të ftohta endovenoze derisa temperatura e trupit të pacientit të zbresë nën 38.5 gradë Celcius.
Fatkeqësisht analizat paraoperatore rutinore nuk identifikojnë mundësinë, dhe për këtë nuk ka shumë mundësi të mëdha parandalimi.
Kontrolli paraoperator i vlerave të kreatinkinasës (CK) mund të jetë në një farë mënyrë parshikues i predispozicionit gjenetik, por nuk çon në një diagnozë të caktuar dhe shpesh për fat të keq nuk bëhet./ MeMjekun.com
A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…
Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…
" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…
Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…
E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…
Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…