Mirëqenie

Trajtimi me qelizat staminale, debati i gjerë për risinë shkencore

Dëgjojmë shpesh të flitet për trajtimet me qelizat staminale. Ndonjëherë duket se janë zgjidhja e të gjitha problemeve të shëndetit që prekin qënien njerëzore. Ndërsa nga ana tjetër ka shumë rrugë për të bërë efikase këto terapi.

E vertëta si gjithmonë mbetet në mes. Qelizat staminale studiohen në thellësi për të marrë përfitime maksimale. Studimi shkencor duhet të vazhdojë por janë bërë hapa të rëndësishëm para për sa i përket trajtimit me qeliza staminale.

ÇFARË JANË QELIZAT STAMINALE?

Qelizat staminale që shqip thuhen dhe qelizat burimore janë qëelizat e trupit në gjendje të gjenerojnë lloje të tjera qelizash. Njihen si qeliza totipotente pasi potencialisht, prej tyre mund të gjenerohen qeliza nga inde të ndryshme.

Një qelizë staminale mund të ndahet në mënyrë progresive në qelizë muskulare, ind kockon apo neuron (qelizë e indeve nervore) . Pra janë në gjendje të gjenerojnë të gjithë organet e trupit.
Këto qeliza të veçanta, me një funksion unik, ndodhen në trup që nga gestacioni ynë. Falë tyre, embrioni zhvillohet për tu bërë vital e më pas të rritet.

Qelizat staminale gjenden në:
Embrion: janë qeliza staminale embrionale dhe janë të pranishme në fazat e para embrionale, në veçanti kur embrioni quhet blastocist.

Indet e të rriturve: kur jemi të rritur, ne mbajmë nje pjesë të vogël të këtyre qelizave, veçanërisht në palcën kurrizore. Por nuk kanë të njëjtën aftësi shumëpotenciale si embrioni

Laborator: ekziston një teknikë në laborator që transformon qelizat nomrlae të indeve të rritura në qeliza staminale. Ky transformim bëhet nga mekanizma gejentike dhe bëhet fjalë për një riprogrmaim të funksioneve qelizore.

Indet perinatale: Janë qelizat staminale në gjakun e kordonit të kërthizës dhe lëngun amniotik që rrethon fetusin gjatë shtatzënisë.

SI FUNKSIONON TRAJTIMI ME QELIZA STAMINALE?

Trajtimi me qeliza staminale kanë si synim të riparojnë indet që janë dëmtuar. Studiohen si zëvendësues të transplanteve duke pasur parasysh aftësinë e tyre rigjeneruese. Imagjinoni sikur në vend të transplantit të një organi të ishin ën gjendje “të prodhonim” një organ të ri duke nisur nga këto qeliza

Synimi është inolukimi i qelizave staminale në indet e dëmtuara për t’i nxitur të rikrijojnë atë ind me elementë të rinj. Do të bëhej fjalë për një farë riparuesi të trupit të njeriut. Për të bërë këtë, qelizat staminale duhen drejtuar drejt prodhimit të disa pjesëve specifike, dhe kjo është studiuar në laboratore.

Trajtimi me qelizat staminale mund të riparojnë për shembull, një zemër të dëmtuar nga infarkti, një mëlçi të dëmtuar nga ceroza, e deri një frakturë kocke të dëmtuar nga një traumë. Mundësitë që hapen për mjekësinë janë pambarim.

E gjitha kjo i shtohet synimit për të gjetur kurën dhe për sëmundjet që sot duken të pakurueshme apo të vështira për tu përballur Patologjia onkologjike do të përmirësonte në mënyrë domethënëse prognozën e saj në kohë të shkurtër.

PROBLEME TË TRAJTIMIT ME QELIZA STAMINALE

Strategjitë e marketingut kanë shpërndarë përfitime false të këtyre trajtimeve qe ende nuk janë demonstruar nga qelizat staminale. Agjencitë qeveritare për transplantet këshillojnë nevojën e komunikimit të synimeve për të vijuar me këto trajtime
Shkencëtarët kanë treguar se të drejtosh një qelizë staminale në formimin e disa indeve nuk është kaq e thjeshtë. Në disa eksperimente ky drejtim nuk ka funksionuar dhe inde të tjera janë formuar spontanisht. Do të ishte një rrezik.

Gjithashtu mund të ndodhin dhe reagimet e refuzimit nga organizmi marrës i qelizave staminale të inokuluara. Si çdo objekti i jashtëm që hyn në trup, sistemi imunitar i lufton pasi nuk i njeh. Në transplante ka një mundësi të lartë që kjo të ndodhë.

DISA SHEMBUJ TË TRAJTIMEVE EFIKASE

Megjithë efektet anësore dhe kufizimet aktuale, ekzistojnë mundësi trajtimi me qeliza staminale. Në të vërtetë,që në vitet ’70 transplanti i qelizave staminale të palcës kockore u përdor për të kuruar disa linfoma. Por mund të përmendim dhe trajtime të tjera me sukses:

Lëkura për djegiet: formimi i lëkurës për djegie të mëdha praktikohet prej më shumë se 30 vitesh. Është një lëkurë e papërsosur pasi në formimin e saj nuk shfaqen gjendja, por ndihmon shumë në rastin e djegieve të rënda. Nuk është një teknikë që bëhet shpesh po mund të realizohet nga çfarëdo stafi mjekësor.

Leuçemitë e fëmijërisë: qelizat staminale të kordonit të lindjes mund të ndihmojë fëmijën e prekur nga leuçemia. Por tek të rriturit aplikimi i tyre nuk është efikas.

Riparimi i kornesë: qelizat staminale të pranishme në pjesën e poshtme të syrit mund të gjenerojnë inde të reja korneale. Nëse për shembull, pacienti pëson një lezion në sy, duke humbur pjesë të kornesë, mund të transplantohet përmes një pjese të re që do të zëvendësojë humbjen duke kthyer kështu shikimin e plotë.

Shkurt, ka ende shumë për tu studiuar mbi trajtimet me qeliza staminale. Pavarësisht kësaj, shumë rezultate sugjerojnë që në të ardhmen mund të bëhen një trajti premtues për disa patologji të rënda./ MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

7 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

9 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

10 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

11 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

11 months ago