Mirëqenie

Cili dezinfektant do zgjedhur në rastet e infeksioneve virale?

Për të parandaluar infeksionet virale e rëndësishme është të dini çfarë dezinfektuesi të zgjidhni. Për shkak të një rrëmuje të madhe që ndodh në nivel botëror për shkak të përhapjes së koronavirusit shumë njerëz i janë drejtuar farmacive dhe marketeve për të blerë xhel dhe produkte të tjera dezinfektuese. Kërkesa e madhe dhe disponueshmëria e ulët e këtij produkti kanë sjellë rritje të çmimeve në mënyrë të frikshme. Megjithatë, a e dimë ne vërtetë çfarë dezinfektanti të zgjedhim?

Në ditët e sotme tregu ofron mundësi të ndryshme të xhelit antibakterial që përfaqëson një alternativë kur nuk mund të lani duart me ujë dhe sapun. Siç e thotë emri i tyre kanë funsion të eliminojnë apo ndalojnë rritjen e baktereve.

Pra, duke e konsideruar se COVID-19 ëshë një sëmundje virale dhe kur përdorim këto produkte ndoshta bëjmë ndonjë gabim. Cila është zgjedhja më e mirë? Aspekti që duhet të kemi parasysh? Më poshtë do të shohim me detaje.

DEZINFEKTANTËT NDAJ INFEKSIONEVE VIRALE

Tregu ofron shumë lloje xhel dezinfektues. Duke pasur parasysh situatën aktuale ky produkt ka mungesa në dyqane. Për më tepër shitja e tij ka arritur çmime të konsiderueshme.

Pengesë është fakti se jo shumë njerëz e dinë që jo të gjithë dezinfektantët janë efikasë ndaj virusit. Pjesa më e madhe e xhel antibakterial janë të padobishëm si masë parandaluese kundër këtij lloj infeksioni. Qoftë xheli tradicional apo ato me parfum klasifikohen si joefikase.

Atëherë, cilin dezinfektant duhet të zgjedhim? Në një intervistë për të përditshmen spanjolle “La Vanguardia”, farmacistja Mar Sieira edhe themeluese e produkteve të kujdesit për lëkurën Sarah Becquer, shpjegon në rastin e koronavirusit është ideale të përdoret një produkt me veprim virucidal.

Xheli antibakteriale ka si funksion të refuzimit të baktereve dhe të ndalojë rritjen e tyre. Nga kjo rrjedh se nuk janë një opsion efikas ndaj infeksioneve virale. Për ta bërë virusin inaktiv, si COVID-19, është e nevojshme të përdoret një xhel që përmban të paktën 70% alkool, i cili ka veti virucidale.

Për të qenë të saktë, për të vepruar me efikasitet ndaj virusit, duhet të kenë dhe etanol. Kjo substancë sipas doktoreshës Sieira “ka një aktivitet virucidal më të fortë e më të gjerë se llojet e tjera të alkoolit, si propanoli. Spektri i tyre virucidal është 95% por shpesh mbulon dhe pjesën më të madhe të viruseve klinikisht të rëndësishme”.

SI TË ZGJEDHIM NJË DEZINFEKTANT TË MIRË?

Kur bëhet fjalë për parandalimin e infeksioneve virale, rekomandimi i përgjithshëm është që ti dedikoni disa minuta leximit të etiketës së produktit. Atje duhet të përcaktohet se dezinfektuesi ka një veprim të dyfishtë: antibakterial dhe virucidal.

Aktiviteti virucidal mund të verifikohet nëse etiketa tregon që janë respektuar kërkesat minimale për të garantuara nga aplikacioni i normës UNI EN 14476. Nëse ky informacion nuk është i pranishëm, ndoshta bëhet fjalë për një dezinfektant bakterial, por jo virucidal.

DEZINFEKTANTËT, ALTERNATIVË NDAJ UJIT DHE SAPUNIT

Sipas udhëzimit të Ministrisë së Shëndetësisë, masa më e mirë parandaluese për përhapjen e infeksionit dhe zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve është larja e shpeshtë e duarve me ujë dhe sapun. Nëse për çdo arsye nuk është e mundur kjo, atëherë përdorim dezinfektantin për duart.

Por duhet marrë në konsideratë se këto produkte nuk eliminojnë çdo lloj mikrobi por janë mundësia më e mirë në rast se duart janë dukshëm të pista. Në çdo mënyrë përdorimi i produktit të përshtatshëm për çdo rast (baktericid apo virucidal) mund të ndihmojë./ MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Depresioni tek adoleshentët, si ta njohim dhe të ndihmojmë?

Depresioni tek adoleshentët (mosha 13-17 vjeç) është një çrregullim serioz shëndetësor. Është më shumë sesa…

1 hour ago

Qeset poshtë syve, pse krijohen dhe si trajtohen?

Qeset nën sy janë enjtje e lehtë dhe zakonisht janë një shqetësim kozmetik dhe rrallë…

1 day ago

Keni dëgjuar për “koktejlin e Kortizolit”, pija që redukton stresin

Nëse ndiqni përmbajtje ushqyese në TikTok ose platforma të tjera të mediave sociale, mund të…

5 days ago

Gurët e tëmthit, çfarë duhet të dimë?

Fshikëza e tëmthit ndodhet në anën e djathtë të barkut, poshtë mëlçisë. Është një organ…

1 week ago

Vapa dhe djersitja, si të ruani shëndetin gjatë verës

Verë shpesh do të thotë pushime, relaksim dhe ditë të kaluara jashtë. Megjithatë, nxehtësia dhe…

2 weeks ago

Rreziqet/ Edhe të pish shumë ujë nuk të bën mirë

Nëse uji është thelbësor për shëndetin, a do të thotë kjo se sa më shumë…

3 weeks ago