Stina e pranverës është e mbushur me çrregullime alergjike që shprehen kryesisht me shenja të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes. Këto mund të fillojnë me kruarje të syve, teshtima, rrjedhje hundësh dhe djegie fyti.
Fëmijët nën moshën 3 vjeç nuk reagojnë me shenja të qarta të alergjive. Pas moshës tre vjeç duhet ti marrim në konsideratë shenjat e tilla si stridori natën, (gërhitja), bllokimi i hundëve, ngjirja e zërit.
Fëmijët që flenë me gojë hapur, dhe vuajnë shpesh nga adenoidet ( mishi i huaj në hundë) ose tonsillat e zmadhuara, në ngjyrë vishnje janë një kontigjent i prirur për alergji.
Nga statistikat botërore, një në 8 persona vuajnë nga alergjitë stinore.
Shkaktarët kryesorë janë polenet e luleve. Dihet që pranvera është stina që përhapën shumë polenet.
Edhe mjedisi me myk, lagështirë mund të provokojë një alergji të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes. Pluhurat e ambientit dhe pushi i kafshëve, puplat e zogjve mund të provokojnë gjithashtu fenomenet alergjike.
Rhiniti alergjik është më i shpeshtë ndër alergjitë e pranverës.
Ethet e barit janë një formë alergjie që çfaqet pas kontaktit me disa barishte.
Shenjat janë me dhimbje barku, kruarje në pjesët e kontaktit, deri në këputje, rënie të tensionit, marrje mendësh në disa raste të veçanta.
Dallimi nga infeksionet virusale është i lehtë sepse infeksionet virusale kanë temperaturë të lartë ose subfebrile.
Predispozicioni familjar ndikon në shpërthimin e këtij çrregullimi.
Faktorë të tjerë shpërthyes janë: kryesisht kimikatet e ndryshëm, tymi i cigares, bojërat, llakërat, produktet kozmetike, aspirina. Në disa raste, fajtor është stresi emocional, bashkangjitur konsumimit të alkoolit, ajrit të ftohtë e të lagësht, ajrit të kondicionuar, dhe disa ushqimeve si veza, qumeshti, kikirikat, ëmbëlsirat me aromatizues. Këto ushqime kur bashkohen me alergenët e ajrit, shërbejnë si faktorë shpërthyes të alergjive.
Diagnostikimi i alergjive kërkon bërjen e disa analizave. Matjen e eozinofileve tek sekrecionet e hundës, ose edhe në formulën e gjakut.
Imunoglobulina E totale rezulton e rritur, gjithashtu.
Më e mira do të ishte bërja e provave të alergjisë, kur e rekomandon mjeku.
Provat e lëkurës na ndihmojnë, por edhe nëse përgjigja del negative nuk mjafton për të përjashtuar alergjinë.
Provat specifike me gjak në damar janë të sakta, më komode, sepse shpohet vetëm një herë dhe përjashtohet rreziku i një alergjie të mundshme( siç mund të ndodhë gjatë provave të lëkurës).
Por, edhe kjo analizë varet nga numri i kiteve që përdoren.
Format e lehta përdorin ilaçe antihistaminikë.
Me veprim lokal në hundë përdoren dekonxhestionantët, për një kohë të shkurtër 3-7 ditë
Nuk duhet ekzagjeruar me pika në hundë, sepse dëmtohet mukoza e hundës.
Gjatë krizave shtohen edhe kortizonikë me inhalacion, për një kohë të shkurtër, (beconase) sepse kortizonikët shtojnë mundësinë e infeksioneve sekondare.
Profilaksia bëhet duke shmangur alergenët, atëhere kur është e mundur.
Gjithashtu bëhet profilaksia me antileukotrienet.
Mosha e pubertetit shënon përmirësimin deri në zhdukjen e këtyre shenjave alergjike. Kjo, për shkak se hormonet e pubertetit ndikojnë pozitivisht, në shërimin spontan të këtyre çrregullimeve.
Artikull nga dr. pediatre Zerina Sheme. Për më shumë ndiqni videon më poshtë:
A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…
Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…
" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…
Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…
E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…
Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…