Sëmundje infektive

A mund të preken sërish të shëruarit nga koronavirusi?

Koronavirusi ka vënë në alarm gjithë botën, ndërkohë që numri i rasteve të regjistruara në të gjithë botën vijon të rritet. Por çfarë ndodh me ata që janë shëruar tashmë nga infeksioni? A mud të preken sërish nga koronavirusi?

Siç e dimë tashmë koronavirusi i përket familjes së viruseve që përgjithësisht prekin kafshët dhe brenda kësaj familje ekzistojnë shtame të ndryshme dhe disa prej tyre pësojnë mutacion derisa infektojnë njerëzit.

Ky është rasti i shtamës SARS-CoV-2 i identifikuar për herë të parë në qytetin kinez të Vvuhan-it në dhjetor të 2019.

Tashmë e dimë se nuk ka ende një kurë për të trajtuar koronavirusin e duke qenë se është virus antibiotikët nuk kanë vlerë. Por ka pasur raste që e kanë kaluar më lehtë këtë sëmundje infektive dhe tashmë janë shëruar. A ka rrezik që ata të infektohen sërish?

Në pjesën më të madhe të rasteve infeksioni nuk ka simptoma apo shfaq simptoma të lehta. Shkalla e vdekshmërisë së tij është e ulët megjithë varet nga faktorë të ndryshëm si mosha dhe sëmundshmëria. Shumë njerëz arrijnë ta kalojnë atë pa shfaqur shenja serioze.

ÇFARË NDODH MË PAS?

A mund të prekesh sërish nga infeksioni pasi je shëruar? Për momentin bëhet fjalë për një shtamë të re dhe ka ende të dhëna jo të plota. Deri sot dihet që rastet e reja që janë shfaqur janë persona që janë prekur për herë të parë.

Rasti i vetëm është ai i “pacientit një” në Itali i cili pasi u shërua në Piemonte rezultoi sërish pozitiv në analizën e fundit. Por mjekët këtë që ka ndodhur e interpretojnë jo si një rast përsëritjeje, por përhapje e virusit për një kohë të gjatë, fenomen jo i ri ky në infeksionet virale.

Me fjalë të tjera, informacionet që kemi janë ende të pakta. Por ekspertët, duke u bazuar në të dhënat e disponueshme për momentin mendojnë se nuk ka mundësi që një person të preket dy herë nga një virus.

NËSE INFEKTOHESH SËRISH?

Përballë kësaj situate të re për të gjithë, siç është e dukshme, edhe e rëndë, ajo që ka rëndësi është të ruajmë qetësinë. Në këtë moment duhet të ndjekim rekomandimet e autoriteteve shëndetësore dhe të përpiqemi në çdo mënyrë të ndjekim masat parandaluese./ MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

A është kortizoli fajtori për barkun e dhjamosur në menopauzë? Çfarë thotë shkenca

Shumë gra pas moshës 45-50 vjeç vënë re se, edhe pse ushqehen si më parë,…

3 weeks ago

Studimi, një terapi e re po aq efektive sa kirurgjia për kancerin e prostatës

Një trajtim më pak invaziv për kancerin e prostatës mund të jetë po aq efektiv…

4 weeks ago

Stina e verës, çfarë duhet të dini rreth diarresë eksplozive

Diarreja eksplozive karakterizohet nga tkurrje të forta të zorrëve, rritje të vëllimit në rektum dhe…

4 weeks ago

Studimi i ri/ Nivelet mesatare të testosteronit tek burrat janë përgjysmuar në 50 vitet e fundit

Nivelet mesatare të testosteronit tek burrat janë përgjysmuar gjatë 50 viteve të fundit, sipas shkencëtarëve,…

1 month ago

Dermatologji estetike/ Llojet e fillerave, çfarë janë? Karakteristikat dhe dallimet

Fillerat janë substanca të injektueshme (në indin nënlëkuror ose në dermën e thellë) që përdoren…

1 month ago

Ushqimet që lehtësojnë Sindromën Paramenstruale

Sindroma Paramenstruale (PMS) prek 20 deri në 50% të grave në moshë riprodhuese, dhe 5%…

1 month ago