Mirëqenie

Ora ndryshon, si ndikon në organizëm dhe si ta përballoni

Kur akrepat e orës ndryshojnë me një orë trupi jonë e ndjen. Shqetësime të vogla si dhimbja ekokës, pagjumësia, ndryshimi i oreksit mund të shfaqen te personat më të ndjeshëm nga ndryshimi i orës.

Personat që kanë tendencën të jenë më aktivë në orët e mbrëmjes në krahasim me ato të ditës do të kenë vështirësi në përshtatje pasi do të errësohet një orë më vonë. Megjithatë bëhet fjalë për shqetësime kaluese që shfaqen vetëm për pak ditë.

Sa për histori, ndryshimi i orës u përdor për herë të parë në Britaninë e madhe në fillim të shekullit të shkuar, dhe aktualisht përdoret në 70 vende të botës, përfshi edhe Shqipërinë. Aktualisht çështja e ndryshimit të orës është objekt debati në Parlamentin Europian.

EFEKTET NË SHËNDET

Çrregullimet e gjumit

Për pak ditë do të kemi “më pak gjumë”, pasi në këtë periudhë ndryshimi flemë më pak, gjumi është më i shqetësuar, me copa dhe i lehtë, me pasojë në rendimentin e ditës në punë apo shkollë. Ritmi i zemrës, ora e brendshme e organizmit tonë, duhet të riadaptohet.

Disa njerëzve u duhen dhe javë për të gjetur ekuilibrin gjumë-zgjim ndërsa të tjerëve u mjafton vetëm dita e parë.

Mungesa e përqendrimit
Më pak orë pushimi përkthehen në një mungesë shpërqëndrimi në aktivitetin që duhet bërë gjatë ditës. Me ndryshinin e orës shpërqendrohemi më lehtësisht dhe prireni të ngecni pa u kushtuar vëmendjen e duhur angazhimeve dhe objektivave. Një ndikim që kalon por që është shumë i shpeshtë në ditët e para.

Lodhje dhe përgjumje

Është efekti i një gjumë ët lehtë, dhe faktit që me diellin që perëndon shumë vonë ka më shumë gjëra për të bërë gjatë ditës, por me ndryshimin e orës (që nga pranvera) është më e lehtë të ndjeheni më të lodhur. Ky është një reagim i trupit që mund të kalohet me një dozë të mirë vitaminë E,dhe pse jo pak ushtrime fizike për të karikuar bateritë.

SI TA PËRBALLONI NDRYSHIMIN E ORËS

Ka disa strategji që mund të ndiqni për tu mësuar me orarin e ri:

Ndiqni një regjim ushqimi që parashikon vakte të lehta në mbrëmje për të favorizuar pushimin, duke shmangur konsumin e tepërt të kafeinë dhe teinës, pasi ndikojnë në ciklin gjumë-zgjim;

Në rastet e dhimbjes së kokës ndihmojn antiinflamatorët josteroidë, që mund të lehtësojnë ndjeshëm bezdisjen, dhe nëse zgjat nervozizmi dhe irritimi, mund të merrni suplemente magnezi që ndihmojnë në gjetjen e ekuilibrit të duhur;

E rëndësishme është të shfrytëzoni orët e dritës duke bërë aktivitet fizik, më mirë në mëngjes pasi sporti pasditë apo në orët para se të shkoni të flini rrit vështirësinë për të fjetur./ MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Studimi i ri/ Nivelet mesatare të testosteronit tek burrat janë përgjysmuar në 50 vitet e fundit

Nivelet mesatare të testosteronit tek burrat janë përgjysmuar gjatë 50 viteve të fundit, sipas shkencëtarëve,…

5 days ago

Dermatologji estetike/ Llojet e fillerave, çfarë janë? Karakteristikat dhe dallimet

Fillerat janë substanca të injektueshme (në indin nënlëkuror ose në dermën e thellë) që përdoren…

1 week ago

Ushqimet që lehtësojnë Sindromën Paramenstruale

Sindroma Paramenstruale (PMS) prek 20 deri në 50% të grave në moshë riprodhuese, dhe 5%…

2 weeks ago

Çfarë është kafja dekafeinato, nuk dëmton mëlçinë por ja çfarë të kemi kujdes

Kafeja pa kafeinë bëhet nga kokrra kafeje të përpunuara për të ulur nivelet e kafeinës…

2 weeks ago

Çfarë duhet të bëni nëse ka kandil në det? Udhëzues nëse ju pickojnë

Përballja me kandil deti është një nga 'fatkeqësitë' më të zakonshme të verës. Në vitet…

3 weeks ago

Lëkura, si shfaqen lythat (verrucae) në pishinë?

Lythat e pishinës janë rritje beninje të lëkurës të shkaktuara nga papillomavirusi njerëzor (HPV). Mjedisi…

4 weeks ago