Mirëqenie

Çfarë duhet të dimë për maskat mbrojtëse

Maskat mbrojtëse janë mjete një përdorimshe të mbrojtjes personale. Funksioni i tyre është ai i mbrojtjes nga ekspozimi ndaj agjentëve infektiv që mund të ndodhë përmes rrugëve të frymëmarrjes.

Ato prodhohen me materiale filtruese dhe janë të pajisura me një kapëse apo adaptor për hundën dhe llastikë.

Disa prej tyre kanë dhe valvula që lehtësojnë frymëmarrjen dhe parandalojnë kondesimin. Ato kanë një periudhë më të gjatë përdorimi.

LLOJET E MASKAVE MBROJTËSE

Maskat mund ti ndajmë në dy grupe të mëdha:
Maskat kirurgjikale
Ajo që është menduar për të mbrojtur të tjerët. Kjo pasi filtron grimcat e lëshuara nga individi gjatë frymëmarrjes, duke bllokuar daljen e tyre

Maskat me mbrojtje të lartë FPP

Këto maska mbrojnë atë që i mban. Janë menduar të filtrojnë grimca të pranishme në ajër, duke penguar thithjen e tyre nga personi.

Ato janë të formave të ndryshme në varësi të qëllimit” Mund të jenë në formë koni, vertikal apo horizontal. Gjithashtu në bazë të efikasitetit të filtrit ka klasa 1, 2, 3. Tipi varet nga fuqia e filtrimit ndaj toksicitetit të agjentit ndotës dhe përqëndrimit të tij në mjedis
FPP1: efikasiteti i filtrimit është i barabartë me 78%, përqëndrimi ambiental deri në 4 TLV (Vlera Kufi e Pragut)
FPP2: efikasiteti i filtrimit të barabartë me 92%, përqendërimi ambiental deri në 12 TLV

FPP3: efikasiteti i filtrimit të barabartë me 98%, përqendërimi ambiental deri në 50 TLV

SI DUHET PERDORUR MASKA?

Maska më e përshtatshme duhet përdorur në varësi të rrezikut. Para dhe pasi të keni vendosur maskën duhet të lani gjithmonë duart. Maskën vendoseni para se të dilni në ambientin e infektuar dhe duhet ta hiqni gjithashtu jashtë. Duhet ta vendosni në mënyrën e duhur, për tu siguruar se keni një mbrojtje efikase.

E rëndësishme është që maska të zëvendësohet pas ccdo përdorimi për të mos lejuar të thithë lagështirë apo të dëmtohet. Për të njëjtën arsye, këshillohet të ndryshoni maskën në rast te frymëmarrjes së shpeshtë dhe kjo pasi mbarset me lagështirë dhe humb aftësinë e saj filtruese.

CILAT MASKA DUHEN PERDORUR SIPAS SITUATES?

Maska kirurgjikale përdoret për kohën e nevojshme dhe duhet hequr para se të ndryshoni aktivitet apo të kaloni nga një ambient në tjetrin. Ky duhet të jetë përdorimi më logjik dhe më i përshtatshëm i këtij aksesori.

Maskat FPP2 duhet të përshtaten me fytyrën, të mbulojnë tërësisht hundën dhe gojën, në mënyrë që të mbrojë mukozën. Përdoret sipas protokollit në bazë ët masave të izolimit dhe paralajmërimeve të tjera për pacientë me sëmundje infektive. Maskat FPP3 mbahen në rast të rrezikut të ekspozimit.

SI DUHET TA VENDOSNI DHE TA HIQNI MASKEN

E rëndësishme është të dimë të vendosim në mënyrë korekte maskën për tu mbrojtur si duhet. Por duhet të dini dhe si ta hiqni. Nëse nuk i bëni mirë të dyja këto manovra, rrezikoni të infektoheni.

Vendosja e maskës
Sicc e thamë më lart, maskat duhet vendosur para se të dilni në zonën e ndotur, sipas hapave të mëposhtëm:

Lani duart dhe verifikoni datën e skadencës. Maska nuk duhet të ketë difekte në asnjë pjesë të saj.

Vendoseni maskën në mënyrën korrekte për të pasur një mbrojtje maksimale. Nëse mbani syze duhet t’i hiqni për të pozicionuar maskën, e më pas t’i rivendosni.

CILA ËSHTË MËNYRA E DUHUR?

Vendoseni maskën me të dyja duart, duke e lënë pjesën për hundën në ekstremitetin e sipërm. Formojeni klipin duke e palosur me kujdes në qendër dhe hapeni maskën duke tërhequr ekstremitetin e pasëm.

Vendosni maskën nën mjekër dhe kaloni llastikët mbi kokë.

Kalojeni llastikun e poshtëm nën vesh dhe të sipërmin mbi flokë

Rregullojeni klipin e hundës me duar për ta përshtatur me formën e hundës.

Heqja e maskës
Edhe për ta hequr maskën duhet të ndiqni një rend të saktë. Sapo dilni nga zona e infektimit mund të hiqni maskën. Duhet ta hidhni në koshin e përshtatshëm për plehrat dhe më pas lani duart./ MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë duhet të konsumoni kur keni temperaturë?

A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…

1 month ago

LISTA/ Shënuesit e tumorit (tumor marker), si ti dallojmë për kë lloj bëhet fjalë?

Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…

1 month ago

Nga cikli menstrual tek kockat, ja pse gratë duhet të marrin magnez?

" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…

1 month ago

Llojet e varësisë, sa dhe cilat janë?

Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…

2 months ago

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

1 year ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

1 year ago