Psikologji

Dita Nderkombëtare e Ndërgjegjësimit të Autizmit, le të largojmë stigmën për fëmijet e spektrit autik!

Dita Botërore e Ndërgjegjësimit të Autizmit është një ditë e njohur ndërkombëtarisht, 2 Prilli i çdo viti, duke inkurajuar njerëzit të marrin masa për të rritur ndërgjegjësimin për individet me çrregullim të spektrit të autizmit në të gjithë botën.

Çregullimi i spektrit autik është një gjendje e lidhur me zhvillimin e trurit që ndikon në mënyrën se si një person percepton dhe socializohet me të tjerët, duke shkaktuar probleme në ndërveprimin shoqëror dhe komunikimin. Çrregullimi gjithashtu përfshin modele të kufizuara dhe të përsëritura të sjelljes. Termi “spektër” në çrregullimin e spektrit autik i referohet gamës së gjerë të simptomave dhe ashpërsisë.. Përafërsisht 1 në 68 fëmijë janë të prekur nga spektri i autizmit, dhe gjendja është rreth pesë herë më e zakonshme tek djemtë sesa tek vajzat. Çrregullimi i spektrit të autizmit përfshin kushte që më parë konsideroheshin të ndara , autizmi dhe sindroma e Aspergerit,çrregullimi disintegrues i fëmijërisë dhe një formë e paspecifikuar e çrregullimit të përhapur të zhvillimit.

Në disa raste përdoret termi “Sindroma Asperger”, i cili përgjithësisht mendohet se është në fundin e butë të çrregullimit të spektrit të autizmit. Çrregullimi i spektrit të autizmit fillon që në fëmijërinë e hershme dhe përfundimisht shkakton probleme shoqërore, në shkollë dhe në punë, për shembull. Shpesh fëmijët shfaqin simptoma të autizmit brenda vitit të parë. Një numër i vogël i fëmijëve duket se zhvillohen normalisht në vitin e parë, dhe më pas kalojnë një periudhë regresioni midis moshës 18 dhe 24 muaj, kur zhvillojnë simptoma autizmi. Nuk ka shërim për çrregullimin e spektrit autik, trajtimi intensiv, i hershëm mund të bëjë një ndryshim të madh në jetën e shumë fëmijëve. Mjeku i fëmijës tuaj do ju tregojë për shenjat e vonesave të zhvillimit gjatë kontrolleve të rregullta të fëmijëa tuaj. Nëse fëmija juaj tregon ndonjë simptomë të çrregullimit të spektrit autik, ju duhet ta referoheni te grupi multidisiplinar (psikiatër fëmijësh , psikolog, neurolog pediatrik , pediatër zhvillimi ,logoped) për një vlerësim.

Për çrregullimin e autizmit qëllimi i trajtimit është të maksimizohen sjelljet e përshtatshme duke zvogëluar ato të pa përshtatshmet , duke mbështetur zhvillimin dhe mësimin tek fëmija. Ndërhyrja e hershme gjatë viteve parashkollore mund ta ndihmojë fëmijën tuaj të mësojë aftësi kritike sociale, komunikuese, funksionale dhe të sjelljes. Gama e trajtimeve të bazuara në shtëpi dhe shkolla , qëndra terapeutike dhe ndërhyrjet për çrregullimin e spektrit të autizmit mund të jenë pak të vështira për tu gjetur, dhe nevojat e fëmijës tuaj mund të ndryshojnë me kalimin e kohës. Grupi i vlerësimit të rastit të fëmijës tuaj do ju ndihmojnë dhe do ju lidhin me terapistë dhe specialistë të fushës.
Programet e trajtimit mund të përfshijnë: terapitë e sjelljes dhe të komunikimit (Terapia ABA e cila perdoret me shumë) , terapite edukative , terapite familjare , terapia për të përmirësuar aftësitë e komunikimit, terapia profesionale për të mësuar aktivitete të jetës së përditshme dhe terapia fizike për të përmirësuar lëvizjen dhe ekuilibrin mund të jenë të dobishme , mund te perdoren dhe medikamente medikamente. Asnjë ilaç nuk mund të përmirësojë shenjat thelbësore të çrregullimit të spektrit autik, por ilaçe specifike mund të ndihmojnë në kontrollin e simptomave. Për shembull, ilaçe të caktuara mund të përshkruhen nëse fëmija juaj është hiperaktiv; ilaçet antipsikotikë përdoren ndonjëherë për të trajtuar probleme të rënda të sjelljes; dhe ilaçet kundër ankthit dhe depresionit . Mbajini të azhurnuar të gjithë ofruesit e kujdesit shëndetësor në lidhje me ilaçet ose suplementet që merr fëmija juaj. Gjithmonë me receten e psikiatrit dhe neurologut.
Mund të themi që qëndra të ndryshme , shoqata psikologësh , media dhe qytetarë kanë filluar bëjne fushata sensibilizuese , reklama , thirje për ndërgjegjësimin ndaj autizmit, për pranimin nga prindërit dhe diagnostikim te hershëm të fëmijëvë të tyre, sidomos në daten 2 prill që është dita e ndërgjegjesimit , filmat gjithashtu kanë filluar të prodhohen me përmbajtje informuese dhe edukuese . Duhet të jemi të gjithë mbështetës në këtë kauz në këtë ditë të caktuar.

Por si ndikon stigma në diagnostikimin e fëmijëve ?

Cili prind i një fëmije me autizëm nuk ka pasur një nga ato momente në publik? “Fëmija juaj po bërtet shume, ose bën zhurmë”Kontrolloni fëmijën tuaj”. Ndoshta njerëzit përrreth supozojnë se fëmija juaj nuk ka disiplinë; mbase ai e njeh spektrin por ju fajëson që fëmija i nënshtrohet një sjelljeje të tillë. I “bezdisuri” mund të jetë një i huaj, por ndodh edhe me të njohur. Në atë moment, ju ndjeni stigmën që shoqëritë në të gjithë globin diskutojnë. Në mënyra të ndryshme dhe në shkallë të ndryshme, njerëzit në shumë vende e shohin autizmin si një burim zhgënjimi, bezdi, turpi ose më keq. Sipas disa studiuesve, stigma mund t’i ndalojë familjet të kërkojnë një diagnozë dhe shërbime terapeutike për fëmijët e tyre, të mos marrin pjesë plotësisht në komunitetet e tyre dhe të shijojnë të njëjtën cilësi të jetës si bashkëmoshatarët e tyre. E thënë thjesht, stigma ndikon në shëndetin publik. Ne duhet të ecim përpara nga idetë e paracaktuara dhe negative që rrethojnë një diagnozë të autizmit. Në vëzhgime të ndryshme mbi stigmëm mendohet se prindërit që stigmatizojne përdorin diagnozën si “Simbol nderi” ose “shfajësim të sjelljes së jopërshtatshme të fëmijës” nuk konsiderojnë ose nuk janë të vetëdijshëm se si kjo mund të ndikojë tek fëmijët që mund të kenë nevojë vërtet për një diagnozë autizmi ose terapi të vazhdueshme. Ndryshimet në perceptim duhet të promovojnë pranimin e të gjitha llojeve të njerëzve sesa të margjinalizojnë një grup mbi një tjetër. Barrierat për përfshirje dhe ndërgjegjësim janë akoma fushat ku ne duhet të prioritizojmë dhe të mos përmbahemi nga stigma negative dhe keqkuptimi i “etiketimit”. Nëse ekziston një fushë loje më e larmishme në shoqëri, atëherë etiketat e ndryshime mund të shihen në dritën pozitive që meritojnë.

Artikull nga Irena Danjolli, terapiste ABA

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë duhet të konsumoni kur keni temperaturë?

A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…

1 month ago

LISTA/ Shënuesit e tumorit (tumor marker), si ti dallojmë për kë lloj bëhet fjalë?

Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…

1 month ago

Nga cikli menstrual tek kockat, ja pse gratë duhet të marrin magnez?

" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…

1 month ago

Llojet e varësisë, sa dhe cilat janë?

Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…

1 month ago

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

1 year ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

1 year ago