Mirëqenie

Celulari, miku i ngushtë i karantinës. Por çfarë duhet të kemi kujdes

Gjatë këtij muaji karantine , celulari ka qenë miku ynë më i ngushtë. Përveçse na mbaron punë, sa dëm na shkakton ai? E dëmton teknologjia shëndetin tonë?

Së pari lodhen sytë.
Çrregullimet e refraksionit ( vështirësi në shikim) janë shtuar dukshëm tek moshat fëminore. Mjekët okulistë rekomandojnë për këtë një pushim , pas çdo 15 minutave të përdorimit të celularit. Edhe kohë zgjatja e përdorimit varion nga mosha.

Mosha 5-6 vjeç – dy herë në ditë nga gjysëm ore.

Fëmijët e rritur dy herë në ditë nga dy orë.

Gjithashtu, telefonat mobile lëshojnë një rrezatim elektromagnetik, veçanërisht gjatë përdorimit. Shumica prej nesh nuk e kuptojnë efektin e ekspozimit tonë ndaj celularëve.

Telefonat mobile kanë një efekt ‘termik’, që do të thotë se përdorimi i tyre mund të rrisë temperaturën e trupit (lehtësisht), djersitje, marrje mendësh, rrahje zemre të shpeshta. Përdorimi i tepërt, mbi 3 orë në ditë mund të shkaktojë shqetësime shëndetësore siç janë dhimbje koke, provokon një krizë migrene, apo edhe çrregullime ankthi dhe nervozizëm. Kjo është diçka që duhet të ritheksojmë si çështje shumë të rëndësishme.
Studiuesit thonë se valët elektromanjetike që prodhohen nga antenat celulare kanë ndikim negativ në qelizat imunitare të organizmit dhe në mbaresat nervore.

– Të rinjtë gjithnjë e më shumë kanë probleme me dhimbje në shpinë, qafë dhe supe, për shkak të qëndrimit të tepërt ulur para kompjuterit.
Ndërsa tek fëmijët sjell pasojë deformime të shtyllës kurrizore .

Shkencëtarët nga Universiteti i Bostonit, nëpërmjet një hulumtimi, kanë treguar se 50 % e studentëve vuanin nga dhimbjet e lidhura me përdorimin e kompjuterit

Shkaku kryesor i këtyre dhimbjeve, sipas ekspertëve, është qëndrimi për një kohë të gjatë në pozicion të detyruar.

– Përdorimi pa kriter i internetit mund të shkaktojë ndryshime në tru që janë të ngjashme me ata të varësisë nga droga apo alkooli.

Varësia nga interneti, pengon ato rajone të trurit që përfshijnë përpunimin e emocioneve dhe rregullimin e vëmendjes.

– Varësia nga interneti, gjithashtu është kthyer në një ves që ka ndikuar edhe në ndryshimin e sjelljes sociale të njerëzve.

Teknologjia, duke na e bërë çdo gjë më të lehtë, na ka bërë të harrojmë se si t’i bëjmë gjërat përmes punës fizike dhe mendore.

Fëmijët përqëndrohen më shumë tek lojërat elektronike, sesa aktivitetet fizike, duke nxitur obezitetin dhe pasivitetin.

Ndikimi i teknologjisë në shëndetin tonë, veçanërisht i fushës elektromagnetike (EMF), nuk mund të lihet pas dore.

Shumë studime kanë ekzaminuar ndikimin e tyre në botën e gjallë.
Simptomat e mësipërme neurologjike mund ti kapim në ndryshimet e konstatuara në ekzaminime të tilla si EEG ( encefalograma )
Ka studime që dokumentuan një ndryshim specifik në lëkurën e njeriut për shkak të efekteve të rrezatimit elektromagnetik (Ozguner et al., 2004; Sanchez et al., 2006).

Përparimet e teknologjisë na e bëjnë më të lehtë jetën dhe përmirësojnë cilësinë e saj si kurrë më parë në historinë njerëzore. Teknologjia sigurisht që do të vazhdojë të përparojë por me çfarë kostoje?
Ndikimi i teknologjisë në shëndetin tonë, veçanërisht i fushës elektromagnetike (EMF), nuk mund të lihet pas dore.

Për të parandaluar këto efekte negative specialistët sugjerojë menaxhimin sa më racional të kohës se përdorimit.Edhe fëmijët duhen edukuar për efektet negative të teknologjisë në jetën e përditshme.

Artikull i përgatitur nga dr. pediatre Zerina Sheme

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

7 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

9 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

10 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

11 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

11 months ago