Sëmundje infektive

Infeksioni që vjen nga macet (Toksoplazmoza), çfarë duhet të dimë

Siguria ushqimore është çështje e ditës , jo vetëm në Shqipëri por edhe në botë.

Toksoplazmoza është një infeksion parazitar që transmetohet nga macja. Është njëqelizor, çka e bën atë të depërtojë lehtësisht në gjak, duke prekur kështu organet me rëndësi jetike si trurin, zemrën, mushkëritë, veshkat, gjëndrrat limfatike.
Epidemiologjia :

Toksoplazmoza është zoonoza më e përhapur në të gjithë botën e cila prek të gjithë grup-moshat. Studimet serologjike kanë treguar se shumica e kalojnë në mënyrë të heshtur. Më të përhapur e gjejmë në vendet tropikale, të ngrohta, me përhapje në 80% të popullatës.

E ndeshim në dy forma të sëmundjes
a – e fituar (vjen nga mungesa e higjenës)
b -e lindur( transplacentare)
Toksoplazmoza e fituar i transmetohet njeriut nëpërmjet vezëve të parazitit ose cisteve indore. Pra, kur përdoren perime të infektuara me jashqitjet e maces, ose nga fëmijët që mbajnë macen dhe nuk i lajnë duart.

Sot një vëmendje të madhe i kushtohet toksoplazmozës së lindur. Pra, ajo transmetohet nga gruaja shtatzanë tek fëmija, nëpërmjet placentës, duke lënë pasojë difekte të lindura si psh hidrocefalia, verbëria, shurdhësia, sëmundje neurologjike, etj.
Le të shpjegojmë më parë ciklin biologjik që kalon ky parazit: Nevojiten strehuesit e ndërmjetëm që paraziti të plotësojë ciklin e plotë nga vezë në trofozoid dhe pastaj kist. Shih skemën.

Macja — Brejtësit — Njeriu
Paraziti mund të infektojë shumicën e kafshëve , gjitarëve, shpendëve dhe të zogjve. Por duke qenë se ai shumëzohet vetëm tek macet, këto mbeten strehuesi përfundimtar i tyre. Kurse njeriu infektohet me anë të bujtësit të ndërmjetëm siç janë
qingji, lopa dreri, derri, kaprolli, shpendët etj.
Njeriu konsumon mishin e tyre i cili është infektuar me formën kistike të parazitit.
Edhe produktet e papasterizuara mund te përmbajnë parazië, sikurse dhe uji i pijshëm.
Shenjat:
• Dhimbje të trupit
• Zmadhim të gjëndrave limfatike
Dhimbje koke, barku.
• Ethe, lodhje
Në personat me imunitet të dobët mund të japë:
•Konfuzion mendor
• Pneumoni
• Çrregullime të pamjes etj.


Nëse gruaja infektohet për herë të parë, para ose gjatë shtatzënisë, ka rreth 30 % të shanseve për të kaluar infeksionin tek fëmija.
Sa më herët në shtatezani të ndodhë infektimi, aq më serioze do të jenë pasojat. Në shumicën e rasteve me prekje të hershme ndodh abort spontan.
Mënyrat më të mundshme të infektimit janë:
• Rënia në kontakt me feçet e maceve që përmbajnë parazitë, gjatë punimit të kopshtit.
• Ngrënia e ushqimeve të papërpunuara ose pirja e ujit te kontaminuar. Paraziti është i përhapur kudo.
–Testimi gjatë shtatzënisë
Nëse dyshohet infeksioni atehere kërkohen në gjak anticorpet për toksoplazmoza.
Nisur nga rëndësia që ka parandalimi i anomalive të lindura, sot janë arritur të prodhohen kite laboratorike për 4 sëmundjet ( TORCH ) më problematike që janë përgjegjëse për këto anomali. Konkretisht janë
•Toksoplazmoza
•Rubeola
•Citomegalovirus
• Herpes
Kur rritet IgM, IgA flet për infeksion të ri, i cili duhet trajtuar me rigorozitet nga mjeku obstetër.
Kur rritet IgG flet për një infeksion që e ke kaluar dhe organizmi ka fituar imunitet të zgjatur. Pra, nuk ndikon tek fëmija që ka në bark.
Nëse gruaja është shtatzanë dhe është e infektuar me toksoplazmen për të parë nëse fëmija është i infektuar apo jo bëhet:
• Ekografi fetale per te parë praninë e likidit në tru.
Për gratë shtatzëna të cilat janë të infektuara me toksoplazem, por fëmija është i paprekur, mjekimi është me Spiramycinë.
Këshilla:
• Të vishen doreza sa herë që punohet toka.
• Nuk duhet ngrënë mish i gjalle apo pak i gatuar.
• Të lahen enët e guzhinës me kujdes.
• Të lahen te gjitha frutat dhe perimet me ujë të bollshëm.
• Të ruhet me kujdes ushqimi. për të shmangur prekjen e tyre nga macja.
Kur planifikoni një shtatzani rekomandohet të bëni analizën serologjike të TORCH.
– Kontrolli veteriner dhe pajisja me kartelë vaksinimi e kafshëve shtëpiake.

Artikull nga dr. pediatre Zerina Sheme

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

6 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

8 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago