Mirëqenie

Patologjitë kardiovaskulare dhe COVID-19, çfarë duhet të kenë kujdes

Së fundmi është vënë re një shqetësim në rritje për pacientët e prekur nga sëmundjet kardiovaskulare. Ekspertët kanë hartuar një sërë rekomandimesh përsa i përket lidhjes mes personave me patologji kardiovaskulare dhe COVID-19, për të shpjeguar më mirë këtë infeksion të ri dhe pak të njohur.

Siç është vënë re, OBSH (Organizata Botërore e Shëndetësisë) e ka deklaruar COVID-19 pandemi. Kjo do të thotë pra se infeksioni është përhapur në më shumë shtete në botë njëkohësisht.

Ende nuk dihet nëse ata që vuajnë nga sëmundjet kardiake janë më të predispozuar për tu infektuar. Sidoqoftë, dihet se personat e prekur me patologji kardiovaskulare të cilët janë infektuar, kanë një prognozë më të keq. Në çdo rast, faktori më i pafavorshëm vijon të jetë mosha e avancuar. Prandaj është e rëndësishe të reduktohet rreziku i infektimit duke qëndruar sa më shumë të jetë e mundur në shtëpi.

Më poshtë do të lexoni informacionet më të përditësuara përsa i përket lidhjes së sëmundjeve kardiake me COVID-19.

CILAT JANË RREZIQET

Të gjithë ne pavarësisht gjendjes shëndetësore, mund të infektohemi nga koronvirusi. Edhe pse të moshuarit dhe personat e prekur nga patologji kronike janë fasha më e ekspozuar ndaj rrezikut, nuk është e thënë se në çdo rast të hasin sëmundjes apo që ajo të zhvillohet në formën më të rëndë.

Infeksioni mund të jetë dhe asimptomatik, që mund të mos shfaqë simptoma të dukshme apo të shfaqë simptoma të lehta. Në çdo mënyrë, është e rëndësishme të merren masat e nevojshme për të mbrojtur këto grupe më në rrezik. Parandalimi është më i mirë se kurimi.

Çfarëdolloj infeksioni sjell mbingarkesë në nivelin kardiak, pasi e bënë zemrën të punojë më shumë. Thënë këtë, një person me një patologji të mëparshmë kardiake apo vaskulare mund të ketë një përkeqësim të funksioneve normale të zemrës. Pra, zemra nuk do të jetë në gjednje të pompojë gjakun drejt pjesëve të tjera të trupit, duke shkaktuar një mbledhje të lëngjeve në mushkëri

Kjo e fundit do të parandalonte frymëmarrjen normale dhe shkëmbimin e rregullt të gazrave. Në këtë kuptim, do të rritej mundësia e komplikacioneve apo shfaqjes së një polmoniti.

Për më tepër, infeksioni COVID-19 mund të shkaktojë dëme të drejt për drejta në muskulin kardiak, duke shkaktuar inflamacion dhe ndryshuar funksionin. Kjo njihet si miokardi, i cili përkeqëson prognozën e pacientit.

Siç mund ta mendojmë, rreziku për tu infektuar nga koronavirusi varet nga ekspozimi i personit ndaj një personi të infektuar. Në çdo rast personat që vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare duhet të ndjekin rekomandimet e duhura përsa i përket situatës së krijuar nga COVID-19, megjithëse siç e përmendëm më lart, nuk njihet ende nëse ata që vuajnë nga sëmundje të zemrës janë më të predispozuar për t’u infektuar.
Faktori që ndikon më sumë në prognozën dhe ecurin e sëmundjes është mosha. Dobësimi i sistemit imunitar rrit vulnerabilitetin e pacientit. Nëse kësaj i shtrohet dhe prania e sëmundjeve kardiake kronike, rreziku për shëndetin është më i madh
Për fat të keq fashat e moshës mbi 60 vjeç janë ato që shfaqin format më të rënda të infeksionit. Në mënyrë të veçantë, pacientët me moshë mbi 80 vjeç janë më vulnerabël.

CILAT JANË REKOMANDIMET

Në rastin e personave të prekur nga patologji kardiovaskulare janë hartuar dhe rekomandimet për COVID-19, mes të cilave:

Vijoni trajtimin pa harruar marrjen e përditshme të ilaçeve. Asnjë nga ilaçet e dhëna për këtë sëmundje nuk janë të dëmshme në rastin e infeksionit.

E rëndësishme është të keni sasinë e mjaftueshme të ilaçeve në shtëpi për të mos dalë shpesh nga shtëpia për të shkuar në farmaci.

Shmangni konsumin e tepërt të lëngjeve dhe kufizoni përdorimini e kripës.

Kujdesuni për regjimin ushqimor, një regjim i shëndetshëm është ndër faktorët më të rëndësishëm.

Ndiqni sëmundjet kardiovaskuare në shtëpi: ecni, kërceni, pedaloni etj. Ndiqni ushtrime që bazohen në forcë, ekuilibër dhe fleksibilitet (streching).

Pushoni, derisa zemra të ketë një gjumë restaurues.

MASA PËR TË PARANDALUAR INFEKTIMIN

E mira është të dini të gjitha masat e përgjithshme për të shmangur infektimin nga COVID-19.

Qendroni në shtëpi: kufizimi është mënyra më e sigurtë për të shmangur infektimin.

Lani sa më shpesh duart me ujë e sapun.

Kufizoni aktivitetet shoqërore: shmangni kontaktin e ngushtë me personat e tjerë dhe respektoni distancën prej të paktën 1 metri.

Lani dhe dezinfektoni sipërfaqet që kanë qenë në kontakt me shumë njerëz. Një dezinfektant i mirë është zbardhuesi, pasi është në gjendje të shkatërrojë virusin.

Në rast se keni simptoma që njihen si të infeksionit, konsultoheni me mjekun tuaj. Nëse keni simptoma të rënda telefonin 127 ose numrin jeshil të vënë në dispozicion.

Kur tështini apo kolliteni, mbulojeni gojën e hudën me gropëzën e bërrylit.

Përdorni shami njëpërdorishme dhe hidhini pas përdorimit.

Shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës, pasi duart lehtësojnë transmetimin e virusit.

Mbani maskë në prani të simptomave (kollë, temperaturë apo vështirësi në fryëmarrje) apo nëse jeni diagnostikuar tashmë me koronavirus./ MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

7 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

9 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago