Nena dhe Femija

Bronkopneumonia e latantit, çfarë duhet të dimë dhe këshillat e pediatres

Tregues kryesor i zhvillimit social-ekonomik të një vendi është vdekshmëria dhe sëmundshmëria foshnjore. Meqë infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes zenë peshën kryesore të sëmundshmërisë akute të kësaj grup-moshe, po japim për ju një informacion në lidhje me përkujdesjen ndaj fëmijëve 0-2 vjeç.

Fëmija, nuk është një i rritur në miniaturë. Fëmijëria ka ligjet e veta të zhvillimit biologjik, që lidhen me imunitetin e pa formuar mirë dhe me strukturën anatomike të tij…
Ndër infeksionet më të shpeshta të latantit, ato të rrugëve të frymëmarrjes zenë vendin e parë (70%).

Për nga graviteti , statistikat japin të dhëna që Bronkopneumonia e latantit ze peshën kryesore në mortalitetin infantil, edhe në botë.

SHKAKTARET

•Viruset — Virusi respirator sincicial është kryesori. Po kështu edhe Hemofilus influenze, Adenoviruset, etj
• Mikrobet — Pneumokoku ka shkaktuar komplikacione të shpeshta deri në vitin 2011.( Para futjes së vaksinës së detyrueshme ndaj pneumokokut ).
Më pas vjen Stafilokoku dhe së fundmi infeksionet e zorrëve si salmonela, dizanteria, escherischia Coli. Këto përthithen pas një diarreje acute dhe më pas kalojnë në mushkëri duke shkaktuar Bronkopneumoni .
• mykoplazma pneumonie është një nga shkaktaret e kësaj nozologjie.

SIMPTOMAT

– Shtim i ritmit të frymëmarrjes. Duhet të dimë se norma tek një i porsalindur është 50-60/min. Ndërsa 1 vjeç 40/min.
Lëvizja e flegrave të hundës e shpreh qartë këtë shtim të ritmit të frymëmarrjes. Nuk kap gjirin, qan me rënkim. Vihet re një zbehje rreth buzëve dhe mavijosje e lehtë (cianozë). Frymëmarrja me zhurmë të lehtë deri në ëheezing (fishkëllima). Shpesh nuk kanë kollë ( bëhet fjalë për pneumonitë virale).
– Tërheqja e muskujve të brinjëve dhe tërjeqje jugulare.
– Të vjellat me presion shoqërojnë shpesh bronkopneumonitë e latantit.
– Temperatura është subfebrile 37.1°C- 37.4°C.
Rrallëherë ndodh hypotermi, nën 36°C, tek lindjet prematurë ose nën peshë, e cila është tregues i një gjëndje septike.

DIAGNOZA

Pas anamnezës, na ndihmon sezonaliteti, situata epidemiologjike dhe graviteti i gjendjes së fëmijës. Gjatë vizitës me stetoskop mjeku dëgjon rale subkrepitante. E veçanta e kësaj moshe është se infeksioni përparon shpejt, pra zhvillohen në të dy fushat pulmonare, janë difuze dhe shpesh bilaterale. Bronkopneumonitë virale nuk dëgjohen me stetoskop. Ato zhvillohen në indin lidhor të mushkërive, pra , nuk ka inflamacion në alveolat.Në të tilla raste mjeku rekomandon një Rö-grafi të mushkërive.
Matet saturimi i oksigjenit.
Rastet e rënda dërgohen në spital duke monitoruar gjëndjen e përgjithshme dhe acidozën pulmonare

TRAJTIMI

Përdoren serumet me një antibiotikë me spektër të gjerë (Shpesh nuk dihet i saktë shkaktari)
Në raste të rralla oksigjeno terapi dhe medikamente që zgjerojnë bronket (bronkodilatatorë). Këto të fundit përdoren gjerësisht me inhalacion. Japin efekt të shpejtë dhe të sigurtë.
Ka shumë familje që e kanë një pajisje të aerosolit në shtëpi. Salbutamoli është më i miri për të lehtësuar frymëmarrjen e vështirë të fëmijës. Në kushte spitalore përdoret dhe adrenalinë me pika, me aerosol.
Përdorimi i kortizonikëve duhet të jetë shumë i kufizuar. Vetëm në rastet urgjente dhe në kohë të shkurtër.
Dihet që kortizonikët japin efekt të shpejtë por nga ana tjetër favorizojnë infeksionet sekondare.
Në kushte ambulatore, mjekimi i një Bronkopneumonie virusale trajton simptompat, pasi nuk ka mjekim për virusin.
Uji fiziologjik hidhet në hundë disa herë në ditë. Jepen qetësuesit e temperaturës. Tresol për ta rehidruar dhe qetësuar të vjellën, Aplikohet aerosol me salbutamol.
Nëse sekrecionet e hundëve bëhen të verdha, të trasha, dhe temperatura ka tendencë të ngrihet, do të thotë që aty është mbivendosur një mikrob. Prandaj i fillojmë edhe antibiotik me spektër të gjerë. Kryesisht sirupe me Amoxiclavë ose grupin e ceporinave të gjeneratës së parë ose të dytë. Me dozë mesatare 40-50 mg për kg peshë.
Mjekimi zgjat 10-14 ditë.

DISA KESHILLA

Sirupet e kollës ( që merren pa recetë në farmaci) nuk rekomandohet të përdoren në moshën 0-1 vjeç.
Rastet me sëmundje shoqëruese mund të mjekohen më gjatë.
Ato që preken më shpesh nga Bronkopneumonia janë -fëmijët prematurë,
-Ato që vuajnë nga refluksit gastroezofageal.
Të lindurit me difekte në zemër, me qiellzë të çarë, me defiçite enzimatike.
Anemi të lindura, talassemia, etj
Diagnoza diferenciale bëhet me Bronkiolitet, ku bie në sy dispneja dhe fishkëllima e frymëmarrjes. Në përgjithësi këto janë urgjencë mjeksore dhe dërgohen në spital.
Një vend të veçantë zenë edhe pneumonitë aspirative, tek të porsalindurit, ku shkaktari nuk është mikrobik por kalimi i të vjellave ( grimcave) tek rrugët e frymëmarrjes, duke shkaktuar apnoe të shkurtra të fëmijës.
Ka një këshillë për këtë të fundit, sidomos për nënat e reja.
Asnjëherë mos e vendosni të flerë fëmijën në shpinë, por koka mbahet lehtësisht anash.
Mos e ushqeni kurrë shtrirë. Ruajeni nga fëmija më i rritur , që të mos i japëndonjë ushqim të ngurtë latantit.

KOMPLIKACIONET

Ato janë të rralla. Kryesisht lidhen me prekjen e pleurës, duke dhënë abces pulmonar.
Mund të komplikohet me meningite, miokardite, nefrite. ( cipat e trurit, zemrën, veshkat, )

PARANDALIMI:

Në vitin 2009 , në skemën e vaksinimit të detyrueshëm u vendos të shtohej edhe aplikimi i vaksinës kundër Hemofilus influenze. Kjo, në formën e pentavaksinës. Dmth vetëm një shpim për 5 lloje mikroorganizmash.
Dhe në 2011 vaksina ndaj pneumokokut.
Pra, parandalimi më i mirë është respektimi i kalendarit të vaksinimit.

Jemi dëshmitarë të uljes së numrit të bronkopneumonive në dhjetvjeçarin fundit.
Edhe higjena e mjedisit ku banon fëmija ka rëndësi. Mos i mbani fëmijët në dhomë ku pihet duhan, ku ka avuj të shumtë të gjellës. Nxirreni çdo ditë fëmijën në ajër të pastër, duke e përshtatur veshjen sipas motit. Mos hezitoni të përdorni aerosolin, sa herë që jua rekomandon mjeku i patronazhit. Jepi çdo ditë nga 30ml lëng frutash të freskët të stinës.

Artikul nga dr. pediatre Zerina Sheme

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë duhet të konsumoni kur keni temperaturë?

A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…

1 month ago

LISTA/ Shënuesit e tumorit (tumor marker), si ti dallojmë për kë lloj bëhet fjalë?

Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…

1 month ago

Nga cikli menstrual tek kockat, ja pse gratë duhet të marrin magnez?

" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…

1 month ago

Llojet e varësisë, sa dhe cilat janë?

Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…

1 month ago

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

1 year ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

1 year ago