Diabeti është një sëmundje gjithnjë e më e hapur për fat të keq. Në të gjithë botën mendohet se vuajnë 422 milionë njerëz prej kësaj sëmundjeje. Pavarësisht kësaj, disa aspekte të këtij shqetësimi janë pak të njohura, dhe një prej tyre është lidhja e diabetit me shëndetin mendor.
Me fjalë të thjeshta diabeti shkaktohet nga paaftësia e trupit tonë për të riprodhuar apo përdoruyr insulinën. Kjo e fundit është “çelësi” që lejon glukozën të hyjë në qeliza për tu shfrytëzuar më pas si ushqyes për të pasur energji.
Nëse glukoza qëndron në gjak në përqëndrime të larta dhe për një periudhë të gjatë kohe, dëmton indet. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme të mbajmë në kontroll gliceminë dhe të monitorojmë vijimësinë e sëmundjes.
Diabeti nuk vepron vetëm në trup, por edhe në shëndetin e mendjes. Më poshtë do të shpjegojmë lidhjen që ekziston mes nivelit të glicemisë dhe mendjes, dhe shqetësimet që sjell.
Diabeti është një sëmundje kronike ku organizmi nuk është më në gjendje të prodhojë insulinë të mjaftueshme apo ta përorë atë për kalimin e glukozës në brendësi të qelizës Ka lloje të ndryshme të diabetit, por më të rëndësishëm janë tipi 1 dhe 2.
Diabeti i tipit 1 shfaqet në përgjithësi në moshë fëminore dhe karakterizohet nga paaftësia e pankreasit të sekretojë insulinë. Niveli i glukozës mbahet nën kontroll përmes injektimit të insulinës.
Diabeti i llojit 2 është tipik në moshën e rritur dhe konsiston në paaftësinë për të përdorur insulinën. Ajo është forma më e përhapur e lidhur ngushtë me obezitetin dhe jetën sedentare.
Në të dy rastet, mund të prekë në çdo moshë dhe këdo, megjithëse ekziston një komponent i fortë gjenetik. Problemi kryesor i diabetit është një numër i madh i ndërlikimeve që shfaqen me kalimin e kohës, domethënë, rreziku i vuajtjes nga shumë sëmundje të tjera.
Diabeti prek shumë aspekte të jetës së personit dhe është një përgjegjësi e madhe për ta mbajtur nën kontroll. Trajtimi në fakt nuk foksuohet vetëm tek ilaçet, por edhe tek ushqimi dhe stili i jetesës.
Për këtë arsye shpesh diabeti është i lidhur me nivelin e lartë të stresit. Vetë stresi çon në lëshimin e kortizolit, një hormon që ka ndikim në metabolizmin e glukozës. Pra e gjitha është në një lidhje të ngushtë.
Personi diabetik është i detyruar të ndryshojë disa zakone. Për shembull nuk këshillohet konsumi i alkoolit dhe disa ushqimeve. Këto kufizime rrisin gjendjen e ankthit dhe demotivimit.
Gjithashtu bëhet fjalë për një patologji pak të parashikueshme. Në disa raste sforcimet për ta mbajtur nën kontroll nuk japin rezultatet e pritshme, me një rritje të dukshme të frustrimit.
Diabeti është i lidhur ngushtë me shëndetin mendor. Vlerësohet se rreziku për të vuajtur nga depresioni pothuajse trefishohet tek pacientët që vuajnë nga kjo sëmundje. Shqëtësimet e tjera të ankthit gjithashtu janë shumë të përhapura.
Shumë e rëndësishme është të mos nënvlerësohen pasojat e diabetit në cilësinë e jetës së pacientit, qoftë dhe në planin fizik. Prandaj është i rëndësishëm monitorimi i tipit psiko-terapeutik.
Nuk duhet harruar se trupi dhe mendja ndikojnë në mënyrë reciproke te njëra-tjetra. Çdo shqetësim emocional mund të ndikojë negativisht në ecurinë e sëmundjeve të tjera, përfshi dhe diabetin. Prandaj është e rëndësishme të kemi një pamje të plotë të shëndetit tonë. /MeMjekun.com
A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…
Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…
" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…
Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…
E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…
Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…