Astenopia, apo lodhja e syve, është një gjendje e zakonshme që ndodh pas një shikimi të tejzgjatur dhe të tendosur, si për shembull gjatë një udhëtimi të gjatë, apo përdorimit për një kohë të gjatë të një pajisjeje digjitale si kompjuter, celular, tablet etj.
Pra, është termi mjekësor që tregon ndjesinë e syve të lodhur apo të rënduar. Lodhja e syve mund të jetë e bezdisshme por përgjithësisht nuk është e rëndë dhe përmirësohet e zhduket kur sytë pushojnë. Nëse kjo nuk ndodh duhet patjetër ti drejtoheni mjekut okulist, pasi mund të jetë një kambanë alarmi për një problem më të rëndë
Shkaqet më të zakonshme të lodhjes së syrit përfshijnë:
Përdorimi i tejzgjatur i pajiseve digjitale
Leximi për një kohë të gjatë
Udhëtim në timon në distanca të mëdha
Ekspozim në drita të forta për një kohë të gjatë
Në disa raste sytë e lodhur mund të jenë dhe pasojë e një sëmundjeje okulare, mes të cilave për shembull kujtojmë:
Hipermetropia (pamja e objekteve të afërta është më e paqartë se ato të largëta)
Presbiopia (gjendje me simptoma të ngjashme me hipermetropinë po për shkaqe të ndryshme është tipike në moshë madhore)
Astigmatizëm (gjendje që kufizon përqëndrimin e objekteve qoftë afër apo larg)
Konjunktiviti kronik (inflamacion i konjunktivitit)
Sindroma e syve të thatë
Retinopatitë degjenerative (gjendje kronike të lidhura me komplikacione të rënda)
Përsa i përket përdorimit të pajisjeve digjitale, në veçanti kompjuteri personal është një nga shkaqet më të zakonshme të astenoppisë, aq sa përshkruhet ndonëjherë dhe “sindroma e shikimit në kompjuter”. Ata që përdorin PC për më shumë se dy orë rresht në ditë janë më në rrezik për këtë gjendje klinike. Zakonisht simptomat shfaqen nga 1 deri në 3 vjet pas ekspozimit të përditshëm në pajisjet digjitale.
Pse kompjuteri lodh sytë më shumë se leximi?
Qepallat përplasen më pak (mekanizmi duket banal, por është shumë i rëndësishëm për hidratimin dhe qetësimin e syve)
Ndonjëherë përdoren pajisje me kontrast të pamjaftueshëm mes tekstit dhe sfondit
Ekrani nuk përdoret në distancën ideale
Postura shpesh nuk është e duhura
Prania e ajrit të kondicionuar apo ventilatorit, sidomos në vendet e punës rrit rrezikun për sytë e thatë
Shenjat karakteristike të astenopisë janë:
Djegie e syve
Fotofobia (ndjeshmëria e tepërt ndaj dritës)
Tharje e syve
Ndjesia e një trupi të huaj në sy
Shikim i dyfishtë apo i mjegullt
Dhimbje koke
Vështirësi në përqëndrim
Siç e përmendëm dhe më sipër, nëse zgjidhja nuk vjen pas pushimit duhet patjetër ti drejtoheni mjekut okulist.
Hapi i parë për diagnozën është anamneza, një seri pyetjesh që i drejtohen pacientit për të ditur më shumë për
Gjendjen e përgjithshme shëndetësore
Ilaçet që merr
Faktorë të mundshëm mjedisorë që mund të jenë të lidhur me shenjat dhe simptomat që ankohet
Hapi i radhës është një ekzaminimi i thelluar i shikimit, në kërkim të sëmundjeve të mundshme që mund të jenë potencialisht përgjegjëse për lodhjen e syve. Ekzaminimet që ndimojnë në diagnostikim janë më poshtë:
Testi i mprehtësisë së shikimit afër/larg
Analiza e refraksionit të syve, për të vlerësuar ndonjë difekt të mundshëm të refraksionit okular si miopia, hipermetropia etj.
Ekzaminimi i fundusit okular.
Një nga komplikacionet kryesore është përdorimi i pajisjeve digjitale dhe ekspozimi në dritën blu, e pranishme në fashën e dritës së këtyre pajisjeve, që janë të dëmshme nëse përdoren për një kohë të gjatë. Një pjesë e kësaj drite blu mund të shkaktojë:
Dëmtim të retinës
Kataraktin
Degjenerimi makular i lidhur me moshën
Shqetësime të gjumit
Në pjesën më të madhe të rasteve astenopia është e shërueshme dhe përmirësohet pasi sytë pushojnë. Nëse djegia e syve, apo sytë e lodhur ekzistojnë edhe pas kësaj duhet të shkoni te specialisti për praninë e mundshme të ndonjë sëmundjeje.
Përmirësimi i stilit të përditshëm të jetesës është një nga këshillat kryesore duke adoptuar disa zakone të vogla që kufizojnë lodhjen e syve:
Rregulloni ndriçimin në dhomë: kur shihni televizion apo përdorni një pajisje digjitale e rëndësishme është të mbani një nivel të duhur ndriçimi; e kundërta ndriçimi i fortë dhe/ose ekspozimi ndaj një drite të forta lodh më shumë sytë.
Shlodhuni me pushime të vogla: e rënësishme është, sidomos gjatë punës, të të shlodhni sytë larg ekranit digjital. Mund të jetë i nevojshëm rregulli 20-20-20. Çdo 20 minuta, vëzhgoni një objekt 20 këmbë larg jush (rreth 6 metra dmth) për të paktën 20 sekonda.
Kufizoni kohën para pajisjeve digjitale, sidomos për fëmijët në vitet e para të jetës.
Përdorni lotët artificiale, apo pika në sy për të shmangur tharjen e syve. Të këshillueshme janë në vende pune në mjedise të mbyllura, të nxehta e të thata që përdorin kompjuterin për shumë orë.
Përmirësoni cilësinë e ajrit në ambientin e punës, në disa ambiente shumë të thata e rëndësishme është përdorimi i një lagështuesi)
Rregulloni në mënyrë korrekte kontrastin dhe ndriçimin në një nivel të rehatshëm për të reduktuar në minimum lodhjen e syrit./ MeMjekun.com
Burimi: Shoqata Amerikane e Optometrike
A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…
Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…
" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…
Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…
E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…
Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…