Të njohim ilaçet/suplementet

RISI NGA SHKENCA/ U tha se përkeqëson simptomat, por Ibuprofeni do të testohet tek të sëmurët me koronavirus

Shkencëtarët po bëjnë një testim për të parë nëse ibuprofeni ndihmon pacientët e shtruar në spital që janë të sëmurë me koronavirus.

Grupi i shkencëtarëve i spitalit të London’s Guy’s and St Thomas’ dhe King’s College besojnë se ilaçi, i cili është një antiinflamator dhe qetësues, mund të trajtojë vështirësitë në frymëmarrje. Ata shpresojnë se një trajtim i tillë me kosto të ulët do i shpëtonte pacientët nga intubimi.

Testimi quhet Liberate, dhe gjysma e pacientëve do të marrin ibuprofen përveç kujdesit të zakonshëm. Shkencëtarët do të përdorin një formulim të veçantë të ibuprofenit dhe jo tabletat e zakonshme që përdornin njerëzit. Disa persona e marrin aktualisht këtë formë me kapsula lipide për artritin.

Studimet te kafshët sugjerojnë se ajo mund të trajtojë sindromën akute respiratore, një nga komplikacionet e rënda të koronavirusit.
Prof Mitul Mehta, një nga pjestarët e grupit të shkencëtarëve të King’s College London, thotë: Na duhet të bëjmë një testim për të treguar se të dhënat aktuale përputhen me ato që në presim të ndodhin”.

Më herët gjatë pandemisë pati shqetësime se ibuprofeni mund të përkeqësonte gjendjen, nëse personi do të kishte simptoma të lehta të sëmundjes.

Kjo u theksua më tepër pas thirrjes së ministrit francez të Shëndetësisë Oliver Veran i cili tha se marrja e ilaçeve josteroide antinflamatore (AIJS) si ibuprofeni, mund të përkeqësojë infeksionin duke këshilluar pacientët të merrnin paracetamol.

Por një rishikim nga Komisioni për Ilaçet e Njeriut arriti shpejt në përfundimin e saj se ashtu si paracetamoli ishte i sigurtë për të trajtuar simptomat e koronavirusit. Të dyja ulin temperaturën dhe ndihmojnë në simptomat e ngjashme me gripin.

Në Britaninë e Madhe, për simptomat e lehta të koronavirusit, NHS këshillon të përdoret fillimisht paracetamoli pasi ka më pak efekte anësore se ibuprofeni dhe është zgjidhja më e sigurtë për shumë njerëz. Për shembull nuk mund të marrësh ibuprofen nëse ke ulcer të stomakut. / MeMjekun.com

Burimi: BBC

MeMjekun

Recent Posts

Regjimi ushqimor MIND për një tru të shëndetshëm

Regjimi ushqimor MIND (Mediterranean-DASH Intervention for Neurodegenerative Delay ) është një model i të ngrënit…

3 weeks ago

Studimi i fundit, përfitime apo rreziqe nga “intermittent fasting”?

Në anglisht njihet me termn "Intermittent fasting", pra agjërim me ndërprerje dhe është një ndër…

1 month ago

TË NJOHIM ILAÇET/ Adalimumab për artritin, çfarë duhet të dimë?

Adalimumab është përbërës aktiv në klasën e imunosupresantëve dhe frenuesve të faktorit alfa të nekrozës…

2 months ago

PSIKOLOGJI/ Vetërregullimi i emocioneve, të heshtësh kur ke shumë për të thënë

Teoria e Vetëvendosjes njihet ndërkombëtarisht si SDT, pra procesi i rregullimit integrues të emocioneve. SDT…

2 months ago

Çfarë është Hepatiti B? Këshilla për parandalimin dhe trajtimin

Hepatiti B është një infeksion serioz i mëlçisë i shkaktuar nga virusi i hepatitit B…

2 months ago

Depresioni tek adoleshentët, si ta njohim dhe të ndihmojmë?

Depresioni tek adoleshentët (mosha 13-17 vjeç) është një çrregullim serioz shëndetësor. Është më shumë sesa…

2 months ago