Dermatologji

Granuloma anulare, çfarë duhet të dimë për dermatozën kronike të lëkurës

Granuloma anulare (unazore) është një sëmundje pezmatuese që shfaqet në lëkurë. Emri i saj vjen nga prania e njollave në formë unaze. Bëhet fjalë për lezione pretuberante, me ngjyrë të kuqërremtë që në përgjithësi zhduken vetë.

Kjo është një sëmundje jo shumë e shpeshtë, mund të prekë këdo por më shpesh shfaqet tek të vegjëlti, rreth moshës 10 vjeç. Nuk dihet saktësisht se cili është shkaku i saj, por sipas statistikave prek sidomos gratë.

Në pjesën më të madhe të rasteve granuloma anulare nuk jep bezdisje. Megjithatë është e dukshme e për rrjedhojë është një problem me natyrë estetike. Disa persona mund të kenë dhe kruarje intensive.

Shumë prej karakteristikave të saj janë ende objekt studimi, por duket se kjo sëmundje është e bashkëlidhur me disa infeksione e madje dhe neoplazi.

SI TA DALLOJMË GRANULOMËN ANULARE NGA SËMUNDJE TË TJERA

Pra, bëhet fjalë për një patologji inflamatore dhe kronike të lëkurës. Në përgjithësi shfaqen vetëm në duar dhe këmbë.

Siç e thamë prek gratë dhe moshën e re, por shkaku nuk dihet ende. Megjithatë janë vëzhguar disa faktorë që e shkaktojnë. Për shembull, mund të shfaqet si efekt sekondar i marrjes së disa ilaçeve.

Shkaqe të tjera janë dhe pickimi nga ndonjë insekt e madje dhe reaksion ndaj ndonjë vaksine. Megjithatë duhet të theksojmë se nuk bëhet fjalë për një sëmundje ngjitëse.

Dhe pse normalisht granuloma anulare zhduket pas dy vitesh pa nevojën e ndonjë trajtimi, e rëndësishme është të studohet mirë. Shkencëtarët po përpiqen të gjejnë një lidhje të saj me patologjik të tjera sistemike.

Mendohet se mund të lidhet me një sëmundje të caktuar të gjendrës tiroide dhe diabetit. Mund të shkaktohet dhe nga disa procese kanceroze. Në këto raste, zakonisht janë të pranishme më shumë lezione dhe në të gjithë trupin dhe që nuk i përgjigjen një trajtimi.

SIMPTOMAT

Granuloma anulare nuk ka asnjë simptomë tjetër përveçse pranisë së protuberancave. Këto lezione mund të jenë të ngjyrave të ndryshme, nga ajo mavi në atë të kuqërremtë. Kanë të gjitha formën e unazës që zgjerohet nga jashtë me pjesën qëndrore pak të mbytur.

Lezionet janë të ndjeshme ndaj tatuazhit, por nuk shkaktojnë dhimbje. Megjithatë janë një problem estetik ose shkaktojnë kruarje, në veçanti në rastin kur ka shumë protuberanca. Ekspertët e klasifikojnë granulomën anulare në lloje të ndryshme:

Granuloma anulare e lokalizuar, që është dhe lloji më i shpeshtë
Ekziston dhe ai i përgjithësuar, që shfaqet në të gjithë trupin
E fundit, mund të shihet dhe granuloma nënlëkurore. Në këtë raste granulomat janë të vogla dhe të forta dhe nuk kanë ngjyrën e kuqërremtë.

TRAJTIMI

Granuloma anulare shkakton lezione shumë karakteristike, e për pasojë diagnoza është e lehtë. Në raste dyshimesh dermatologët kërkojnë ndoënjherë dhe biopsi të lëkurës për të konfirmuar diagnozën. Siç e përmendëm më herët, në përgjithësi protuberancat zhduken vetë pas një farë kohe.

Sëmundja vetë zhduket për maksimumi dy vite. Prandaj nuk është e nevojshme trajtimi. Gjithashtu është e vërtetë që granuloma anulare mund të shkaktojë bezdisje në nivel estetik apo provokon kruarje.

Për këtë janë në dipozicion disa mundësi trajtimi. Në disa raste mund të përdoret një krem me bazë kortikosteroide që përshpejton kohën e zhdukjes së lezioneve. Këto ilaçe, mund të injektohen nëse nuk ka reagime ndaj kremit.

Në raste të tjera, për të trajtuar granulomën anulare mjekët përdorin teknikën e fototerapisë. Kur lezioni është shumë i përhapur jepen ilaçe me përdorim nga goja. Mos harroni, duhet ti drejtoheni mjekut dhe tia lini në dorë profesionistit për të zgjedhur trajtimin e përshtatshëm./ MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

6 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

8 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago