Mirëqenie

Keni dëgjuar për manovrën Valsalva dhe nervin “endacak”? Ja si ta bëjmë

Manovra Valsalva është një manovër manuale që bëhet duke bërë një frymënxjerrje pas një frymëmarrje të thellë, duke mbajtur mbyllur gojën dhe hundën. Shkencërisht mund të the se bëhet fjalë për një manovër të karakterizuar nga :

një frymëmarrje e thellë e ndjekur nga një frymënxerrje me glotën mbyllur për rreth dhjetë sekonda.

kjo manovër bëhej nga mjekët arabë duke nisur që nga viti 1100 pas Krishtit, por vetëm disa shekuj më vonë, rreth shek 16-17 u fut në praktikën klinike në Itali fale studiuesit Antonio Maria Valsalva i apasionuar pas studimit të veshit, dhe këtë manovër e nisi fillimisht për të inspektuar më mirë veshin, dhe për qëllime terapeutike për të nxjerrë qelbin gjatë një otiti të rëndë apo trupave të jashtëm.

Sot kjo manovër është e nevojshme në shumë fusha mjekësore dhe jo vetëm, si për shembull për të ngadalësuar rrahjet e zemrës së një pacienti me takikardi apo rë të qetësuar një lemzë të bezdisshme. Manovra rrit ndjeshëm presionin në brendësi të sinuseve nazale dhe në veçanti nëzgavrën e kraharorit, por jo vetëm. Manovra në të vvërtetë prodhon një seri eventesh komplekse fizologjike që mjekët kanë përdorur ndër vite për qëllime të ndryshme.

SI BEHET?

Manovra Valsalva është një manovër e thjeshtë që duhet bërë patjetër në mënyrën e duhur, për të shmangur situatat e pakëndshme si për shembull të fiktit.

Skematikisht mund të themi që bëhet në këtë mënyrë:
Merr frymë thellë,
zëre hundën me gishta dhe bëj një frymënxjerrje të forcuar me gojën mbyllur,
kontraktoni muskujt e barkut, në mënyrë të tillë që të rritet presioni në brendësi të kraharorit . Kontraktimi i muskujve të barkut dhe atyre respiratore e transformon barkun në një dhomë të vërtetë të mbushur me ajër., brenda mureve rezistentë dhe të fortë.

PSE DUHET?

Kardiologët ua mësojnë pacientëve që vuajnë nga takikardia paroksimale si një teknikë e praktikueshme urgjente për të zvogëluar frekuencën kardiak në raste krize. Në nivelin e qasfës, në fakt, manovra shkakton një stazë të gjakut në venat e qafës që do të shfaqen të fryra, e për rrjedhojë do të stimulojë baroreceptorët (receptorët e presionit) të vendosura në sinusin karotidme pasojë pikun e aktivitetit vagal (aktivizimi i nervit të Vagut). Kjo shkakton:

Aktivizim të sistemit parasimpatik,
ulje të frekuencës kardiake
zvogëlim të tensionit arterial.

Neurologët mund të përdorin manovrën e Valsalva si një ndihmoë diagnostikuese në rastin e dyshimeve të neuropatisë, disa keqformimeve të lindura apo dhimbjeve nga ndërtimet të nervit kurrizor të theksuar nga manovra.

Neurologët e përdorin bashkë me testet urodinamike për të diagnostikuar mosmbajtjen e urinës për shkak të mungesës së brendshme të sfinkterit.

Stomatologët e përdorin për të krijuar një shtypje, në gjendje të favorizojë uljen e qiellzës së butë.

Gjithashtu është parë se kjo manovër redukton tensionin në kurriz dhe ul rrezikun e hernies apo traumave të tjera vertebrale.

KUR NUK REKOMANDOHET DHE RREZIQET

Manovra e Valsalva nuk mund të bëhet nëse nuk e dini rrugën që duhet ndjekur në mënyrën e duhur. Duhet tia besoni gjithmonë një eksperti që mund të jetë mjek apo personel i specializuar, për të marrë udhëzimet e duhura.

Ajo është një teknikë e lodhshme, dhe nuk rekomandohet në rastet e:
fëmijëve me kardiopati (tetralologji të Fallot), pasi mund të ketë simptoma të rënda
pacientët me diagnozë të Patent Foramen Oval (PFO), një keqformim kardiak i lindur i karakterizuar nga një difekt mbyllës i septumit interarterial.

Në çdo rast duhet të praktikohet me kujdes pasi faza e apnea që karakterizon manovrën mund të shkaktojë shfaqje të:
marrje mendsh
çofrientimit
të fiktit.

Gjatë një stërvitjeje të përgjithshme në palestër, manovra e Valsalva nuk duhetë përdorur si teknikë frymëmarrjeje për shkak të rrezikut të rritje së tensionit arterial në mënyrë të rrezikshme./ MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë duhet të konsumoni kur keni temperaturë?

A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…

1 month ago

LISTA/ Shënuesit e tumorit (tumor marker), si ti dallojmë për kë lloj bëhet fjalë?

Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…

1 month ago

Nga cikli menstrual tek kockat, ja pse gratë duhet të marrin magnez?

" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…

1 month ago

Llojet e varësisë, sa dhe cilat janë?

Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…

1 month ago

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

1 year ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

1 year ago