Të gjithë e dimë që gjatë stinës së verës rriten infeksionet në vesh. Problemi nuk ka të bëjë me stinën por më shumë me kombinimin mes temperaturave të larta dhe aktiviteteve në ujë, si plazhi.
Nxehtësia dhe lagështira, tipike të stinës së verës, janë një terren pjellor për viruset, bakteret dhe mykun. Shto këtu dhe larjen në det apo pishinë, dhe higjiena e dobët, ka një rrezik të lartë të infeksioneve në vesh.
Fëmijët janë më të prekurit në këtë rast pasi ata nuk kanë njohuritë e duhura për të parandaluar infeksionet dhe për të marrë masat e duhura. Prandaj është e rëndësishme të njihen simptomat për të shmangur shqetësimin mjaft bezdisës.
Në vesh ka gjithmonë prani të konsiderueshme mikroogranizmash që në përgjithësi nuk japin probleme me shëndetin. Ata jetojnë në kanalin dëgjues në një harmoni të përsosur le të themi. Por ky ekuilibër ndryshon me praninë e temperaturave të larta dhe lagështirës.
Kur niveli i lartë i lagështirës është për një kohë të gjatë, ndryshon pH i veshit. Kjo nxit përhapjen e mykut dhe baktereve.Pikërisht ky është faktori shpërthyes i infeksionit të veshit.
Shto këtu dhe faktin se në pishina ka përbërës të ndryshëm kimik, rreziku sigurisht që rritet. Edhe uji i kripur i detit ashtu si përbërësit e tjerë që mund të jenë të pranishëm rrit rreziku. Në mënyrë të ngjashme dhe në lumenj e liqene janë të pranishme baktere që shtojnë faktorët e rrezikut.
Siptomat kryesore e infeksionit në vesh është qelbëzimi. Shfaqet një lëng i trashë e shpesh i verdhë. Në prani të shumë baktereve, lëngu merr një ngjyrë në jeshile e ndonjëherë dhe intensive.
Një tjetër simptomë e zakonshme është dhe dhimbja dhe bezdisja në vesh. Shoqërohet nga nxehtësia, ënjtja dhe skuqja e veshit, apo e pjesës së pasme të tij. Dhimbja nuk është gjithmonë e vazhdueshme. Gjëja më e mirë që duhet të bëni është të provoni të shtypni pjesën e veshit që mbulon vrimën e tij. Nëse sjell bezdi ky veprim është një shenjë e infeksionit.
Kur infeksioni është bakterial, dhimbja është më e madhe. Nëse shkaku është myku, përveç dhimbjes provokohet dhe një kruarje e fortë. Tek fëmijët, sidomos tek të vegjëlit, një nga simptomat më të shpeshta është që prekin veshin shpesh, si të ndjenin bezdisje.
Masat kryesore që duhen adoptuar për të parandaluar infeksionin e veshit në verë janë këto më poshtë:
Përdorni tapa për veshët në pishinë– Udhëzohen sidomos nëse keni pasur episode të infeksioneve në vesh në të shkuarën. Megjithatë duhet të dini që asnjë lloj tape nuk e eliminon rrezikun tërësisht.
Thani veshët në mënyrën e duhur- Nuk këshillohet përdorimi i kruajtëseve të veshit (shtupave) sidomos nëse përdoren me shumë forcë. Idealja është të përdorni një peshqir të thatë e të pastër, duke e kaluar lehtësisht në zgavrën e veshit. Kjo gjë këshillohet të bëhet dhe pas dushit.
Mos u zhysni në mënyrë të papritur– Zhytja në ujë nga një lartësi e konsiderueshme e vendos veshin në një rritje të papritur të presionit. Kjo mund të shkaktojë lezione dhe për këtë arsye nxit infeksionet e veshit.
Shmangni praktikimin e manovrave për të hequr ujin– Sigurisht që është normale të ndjesh bezdisje nga mbetja e ujit në vesh pasi jeni larë në det apo pishina. Fëmijët, në veçanti, shpesh prekin brendësinë e veshit apo bëjnë manovra për të hequr ujin. Por kjo duhet të shmanget pasi shkakton lezione.
Përdor nxehtësinë për të pastruar veshin-Kur pastroni veshin nuk duhet asnjëherë të penetroni në kanalin e dëgjimit me peshqir. Nëse keni ndjesinë se keni ende ujë, më mirë të përdorni një tharëse flokësh,duke e drejtuar drejt veshit në një distancë sigurie.
Në rasti dhimbjeje, një alternativë e mirë është dhe ajo e ngrohjes së peshqirit të thatë dhe vendosja në vesh. Nuk këshillohet të bëni vetëmjekim, përfshi dhe përdorimin e pikave që keni bërë në raste të mëparshme. Nëse dyshohet për një infeksion, duhet patjetër ti drejtoheni mjekut specialist. /MeMjekun.com
Burimi: ScienceDirect
A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…
Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…
" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…
Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…
E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…
Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…