Mirëqenie

Pickimi nga bletët? Ja si duhet të veprojmë

A dini si të veproni nëse pickoheni nga bleta? Edhe pse në pjesën më të madhe të rasteve bëhet fjalë për shqetësime të vogla, ndonjëherë mund të sjellë dhe komplikacione. Prandaj është e rëndësishme të mësoni se si duhet të jepni ndihmë nëse do të duhet rasti.

Një pickim blete provokon dhimbje, ënjtje, skuqje dhe nxehtësi në zonën e prekur. Por ndonjëherë mund të sjellë dhe komplikacione, duke shfaqur dhe reaksion alergjik. Shumë raste janë potencialisht vdekjeprurëse, sidomos nëse personi sulmohet nga më shumë se një bletë. Çfarë duhet të bëjmë?

DISA KESHILLA SI DUHET TE VEPROJME

Kur pickojnë bletët, lëshojnë një toksinë helmuese që shkakton inflamacion, dhimbje dhe simptoma të tjera. Shumë persona jaë alergjik nga këto toksina dhe mund të shfaqin dhe simptoma të rënda. Në këto raste duhet të paraqiteni te mjeku pasi mund të shfaqen komplikacione. Pickimet shkaktojnë skuqje dhe ënjtje të zonës së prekur. Gjithashtu japin kruarje, djegie dhe forma të tjera. Në këto raste mbajtja në shtëpi e disa ilaçeve i lehtëson këto simptoma.

1. Nxirrni thumbin

Kur të pickon bleta, thumbi i saj mbetet në lëkurë. Pas kësaj, ajo ngordh. Bëhet fjalë në fakt për të vetmin insekt që ngordh pasi ka pickuar. Speciet e tjera, përfshi dhe mushkonjat, e mbajnë thumbin dhe vijojnë të pickojnë. Por si hiqet thumbi?

Në rastin e bletës duhet hequr thumbi sa më parë të jetë e mundur, por megjithatë duhet të shmangni metodat invazive, si pincetat apo mjete të ngjashme. Mënyra e duhur është ta fërkoni në mënyrë delikate me një objekt me sipërfaqe të sheshtë që mund të jetë një letër, apo një kartë krediti.

2. Lajeni me ujë dhe sapun

Një nga rreziqet kryesore nga pickimi i bletës është dhe infeksioni prandaj duhet të lahet pjesa e prekur me ujë dhe sapun antibakterial. Larja duhet përsëritur çdo ditë, derisa të shërohet, duke pasur parasysh se infeksioni mund të shfaqet dhe disa ditë më pas.

3. Aplikoni objekte te ftohta apo akull

Simptomat që shfaqen pas një pickimi të bletës mund të jenë të bezdisshme apo të dhimbshme. Kjo varet nga reagimi i sistemit imunitar në prani të toksinës së lëshuar nga insekti. Gjithësesi vendosni një pako të ftohtë apo akull në zonë për të lehtësuar bezdisjen. Ideale do të ishte ta aplikonit për rreth 8-10 minuta.

4. Mos e gërvishtni zonën e pickimit

Shumë njerëz nisin të gërvishtin zonën e prekur dhe të kenë kruarje pas pickimit të insektit. Por duhet të dini se kjo është gabim. Në momentin e parë duket se ju jep një lehtësim, por gërvishtja e lëkurës rrit ënjtjen e zonës, përkeqëson kruarje dhe rrit rrezikun e infeksionit. Për këtë duhet shmangur tërësisht.

5. Aplikoni një produkt zbutës

Një produkt me bazë kalamini apo një krem me sodë buke ndihmon në rastin e pickimit të beltës ë fakt, do ishte mirë të aplikohej disa herë në ditë për ta pasur nën kontroll kruarjen dhe djegien. Kalamina është një produkt antistaminik i disponueshëm në farmaci.

KUR DUHET TE SHKOJME TE MJEKU

Zakonisht, duke ndjekur dhe këshillat e mësipërme, nuk është e nevojshme të shkoni te doktori. Por në rastin e komplikacioneve duhet patjetër të konsultoheni me të. Nëse kjo gjendje zgjat shumë apo përkeqësohet, duhet ti drejtoheni urgjencës. Disa reagime të rënda përfshijnë ortikarien, zbehtësinë, kruarjen e fortë, ënjtje të gjuhës apo fytit, vështirësi në frymëmarrje, rrahje të shtuara të zemrës, nauzea dhe të vjella, diarre, marramendje, temperaturë të lartë e deri në humbje të vetëdijes.

Këto simptoma vijnë për shkak të një shoku anafilaktik, e cila është një reaksion alergjik kërcënues për jetën Ndërhyrja në mënyrën e duhur është shumë e rëndësishme për të vepruar në kohë. Si pasojë, e rëndësishme është që të kontaktoni urgjencën sa më shpejt të jetë e mundur.

Përveç kësaj, duhet të konsultoheni me mjekun në rastin kur keni më shumë se një pickim nga bletët Dhe pse simptomat mund të duken të lehta, e nevojshme është të bëhet një trajti për të shmangur reaksionet serioze më vonë. Mjeku mund tju japë disa ilaçe analgjezike për dhimbjet dhe antibiotikë nëse ndodh një infeksion./ MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

6 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

8 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago