Dermatologji

Sindroma Hallopeau, çfarë është

Sindroma Hallopeau është një patologji shumë e rrallë dhe pse shumë ekspertë mendojnë se në të vërtetë ajo nëndiagnostikohet. Në çdo rast, rastet e njohura janë shumë pak dhe shumica kanë të bëjnë me gratë në moshën e mesme.

Emri i kësaj patologjie vjen nga mjeku francez François Henri Hallopeaui cili ka dhënë një kontribut të çmuar në shkencën dermatologjike. Atij i atribuohet përshkrimi i akrodermatitit të vazhdueshëm dhe ka një kontribut të rëndësishëm në studimin e lebrozës, tuberkulozit të lëkurës etj.

Radcliffe-Crocker flet për herë të parë për këtë sindroë në vitin 1888. Megjithatë ishte viti 1890 që Hallopeau dha një përshkrim të saktë për këtë sëmundje, që në origjinë kishte emrin akrodermatitit të vazhdueshëm supurativ.

CFARE ESHTE SINDROMI HALLOPEAU

Ky sindromë është një sëmundje inflamatore kronike që prek gishtat e dorës dhe të këmbës. NJihet edhe me emrin akropustolozë, akrodermatit pustuloz, dermatitis repens.

Karakteristika kryesore e kësaj sëundjeje është shfaqja e shpërthimeve me qelb steril. Në fillim ndodh vetëm në majat e gishtave dhe kanë tendencën që pak nga pak të shfaqen në zonat përreth.

Në rastet kronike, pas disa kohësh ky shpërthim shkakton lezione invalidante sidomos në formën e atrofisë, onikoditrofisë dhe osteolizës.Të gjitha këto japin dëme të përhershme.

Karakteristikat kryesore të sindromës Hallopeau

Në përgjithësi sëmundja shfaqet fillimisht siç e thamë në majat e gishtave të duarve dhe të këmbëve. Nis në këmbë, dhe në fillim mund të flasim për pikëza të vogla qelbi që bashkohën dhe krijojnë një formacion qelbi. Ky lloj qelbi nuk përmban baktere dhe prandaj përcaktohet si “steril”.

Kur ato çahen e lënë lëkurën të skuqur dhe të shndritshme. dhe në zonë formohen mbushje të reja qelbi. Kur formohen poshtë shtratit të thoit, ndodh që pacienti të humbë pllakën e thoit apo onikodistrofia, një ndryshim domethënës i sipërfaqes së thoit.

Lezionet ndryshojnë sipas fazës ku ndodhet sëmundja. Në episodet akute, format e qelbit shfaqen në formën që përshkruam më sipër,me tendencën të përhapen në zonat përreth. Në fazën kronike mund të shfaqet një shkatërrim i plotë i matricës së thonjve, gjë që çon në humbjen e saj,e quajtur anonychia.

Përveç kësaj, lëkura pëson atrofi të rëndë. Shfaqet një inflamacion i falangave, ose osteitis, i cili më pas ndryshon në osteolizë, ose shkatërrim të indit kockor. Shpesh ky fenomen përfundon duke përfshirënyjet. Sëmundja mund të shtrihet dhe më tej duke mbuluar pjesën e pasme të parakrahut ose këmbës.

SHKAQET DHE DIAGNOZA

Shkenca i injoron shkaqet e sindromës së Hallopeau. Sidoqoftë ka një konsensus të aktuar sipas të cilit kjo sëmundje do të ishte një formë e lokalizuar e psoriazës me qelb. Kjo e fundit është komplikacioni më i rëndë i psoriazës.
Mëndohet se sëmundja e Hallopeau është një çrregullim autoimun, i karakterizuar nga një ndryshim imunitar lokal në lëkurë. Por dimë që pjesa më e madhe e rasteve prekin gratë e moshës së mesme me një histori të pirjes së duhanit. Zakonisht ndodh dhe pas një infeksioni apo traume.

Diagnoza për sindromën e Hallopeau ka karakter klinik dhe histopatologjik. Aspekti i parë që duhet parë është nëse fluskat e qelbit janë sterile apo jo. Në këtë mënyrë, në përgjithësi realizohet një kulturë, megjithëse ndonjëherë është e nevojshme dhe një biopsi.

Nga këndvështrimi histopatologjik karakteristika kryesore është shfaqja e fluskës me qelb, e zënë nga neutrofilet. Nuk shfaqet nekroza apo spongioza epidermale.

VAZHDIMESIA DHE PROGNOZA

Sindroma e Hallopeau mund të shfaqet rezistente ndaj trajtimit kur arrin fazën kronike. Deri sot, nuk është prodhuar asnjë ilaç që jep mundësinë e një remisioni të qëndrueshëm. Por rastet janë kaq të rralla sa që nuk ka një model të qartë trajtimi. Në përgjithësi sëmundja mbetet për shumë vite e kufizuar në zonën ku është shfaqur, por gjithashtu edhe vijon rreth zonave rrethuese. Në raste ekstremisht të rralla, problemi agravohet duke përfshirë dhe mukozën./ MeMjekun.com

MeMjekun

Share
Published by
MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

7 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

9 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago