Ortopedi dhe Fizioterapi

Pasojat e osteoporozës pas menopauzës, çfarë duhet të dimë

Koha nuk ndalet dhe kjo është e pashmangshme. Për fat të mirë koha ku jetojmë na jep mundësinë që pragu i moshës së tretë të kalohet më me lehtësi. Shumë njerëz arrijnë të shtyjnë simptomat e sëmundjeve dhe proceseve degjenerative për shkak të moshës. Një shembull për këtë janë gratë që vuajnë nga osteoporoza, në momentin që hyjnë në menopauzë. Si të zvogëlohen pasojat e osteoporozës?

Bëhet fjalë për një sëmundje të kockës që thekson brishtësinë e mikrondërtimit skeletor, çka shell një humbje të densitetit dhe forcës kockore, siç bën të ditur dhe artikulli i publikuar në “rivista Annals of Internal Medicine”. Kjo patologji shfaq fraktura të papritura. Ndonjëherë zhvillimi i saj kalon pa u vënë re, pasi i ka simptomat të heshtura. Por mund të shfaqet dhe në mënyrë të dhimbshme.

Dalë nga dalë densiteti kockor përkeqësohet, “vrimat” e indeve të brendshme të kockës bëhen më të mëdha dhe kjo sjell dobësi strukturore deri në frakturë totale të saj. Dëmet më të zakonshme janë lezione vertebrale apo deformime të shtyllës kurrizore.

Lexo edhe- Menopauza, cilat janë simptomat dhe në çfarë moshe fillon

GRATË DHE OSTEOPOROZA

Disa sëmundje kanë një incidencë më të lartë në disa grupe personash për shkak dhe të gjendjes së trupit. Në rastin e osteoporozës, mosha dhe gjinia janë dy faktorë që ndikojnë mjaft

Gratë vuajnë më shumë nga osteoporoza për shkak të humbjes strukturore të kalciumit dhe një prodhimi të zvogëluar të estrogjenit.

Në këtë kuptim stili i jetesës dhe ushqyerjes para dhe pas menopauzës mund të ndikojnë në rrezikun e kësaj sëmundjeje. Dhe kjo vlen sidomos për familjaritetin gjenetik apo mungesën e kalciumit. Disa studime kanë treguar se faktori trashëgimi ka një rol vendimtar në incidencën e kësaj sëmundjeje. Prandaj osteoporoza pas menopauzës është mes patologjive më të zakonshme.

Lexo edhe- Regjimi ushqimor gjatë menopauzës, çfarë duhet të konsumohet

KUJDESI QË DUHET TREGUAR, PASOJAT E OSTEOPOROZËS PAS MENOPAUZËS

Duhet të jeni të vetëdijshëm për këtë periudhë të jetës dhe të bëni një mënyrë të shëndetshme jetese. Mjeku specialist ju ndihmon në këtë fazë.
Për shembull, është treguar se konsumi i tepërt i ushqimeve specifike mund të rrisë rrezikun e frakturave, mes tyre janë ato të pasura me sheqerna të thjeshta apo yndyrna. E njëjta gjë vlen dhe për cigaren dhe alkoolin, produkte që favorizojnë përkeqësimin e kockave.

Në të njëjtën mënyrë, mungesa e aktivitetit fizik apo jeta sedentare nxisin brishtësinë e kockave, duke përkeqësuar dhimbjen. Stërvitja fizike duhet bërë në mënyrë e moderuar dhe me kujdes për të shmangur incidente.
Për të gjitha këto arsye, ushqyerja e shëndetshme para dhe pas menopauzës, si dhe aktiviteti fizik i rregullt është një ndihmë e madhe në parandalimin e komplikacioneve në këtë periudhë te jetës. / MeMjekun.com

MeMjekun

Share
Published by
MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

7 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

9 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago