Nena dhe Femija

Diarreja akute në moshën pediatrike, si duhet të kujdesemi

Diarreja akute është infeksioni më i shpeshtë i stinës së verës, në moshat pediatrike. Diarretë e verës, janë më tepër me origjinë mikrobike, si psh mikrobi i salmonelës , shigelës, Stafilokoku ( tek qumështi i akulloreve) dhe Escherichia Coli.

Më rrallë janë ato parazitare nga Lamblia , Ameba, Adenoviruset, Vibrioni i kolerës, etj.
Kanë një shenjë të përbashkët: defekimin mbi tre herë në 24 orë, rrallë me mukus ose gjak në feçe, temperaturë, të vjella.

Në bazë të shkaktarit përcaktohet edhe mjekimi.
Diarretë virusale nuk mjekohen me antibiotikë.
• Rotavirusi është shkaktari kryesor i diarresë virusale.
Mbi 50% e diarreve shkaktohen nga rotaviruset. Prek më shumë fëmijët 0-1 vjeç, por edhe më të rritur.
Shenjat shfaqen 1-3 ditë pas infektimit.
Mënyra e përhapjes për të gjithë llojet e
është nga ushqimet e ndotura, ujit, kontaktit me duart e palara, jeta kolektive në çerdhe, kopshte, menca , konvikte.

Infeksioni dëmton qelizat e qimeve thithëse në zorrët e holla ( Enterocitet) dhe shkakton gastroenterit i cili shpesh quhet “grip stomakut” pavarësisht se nuk ka asnjë lidhje me gripin.
Rotavirus u zbulua në 1973 nga Ruth Bishop dhe kolegët e saj me anë të imazheve të mikrografisë elektronike dhe përbën afërsisht një të tretën e shtrimeve në spital për diarre të rëndë tek foshnjat dhe fëmijët, Rëndësia e tij historikisht është nënvlerësuar.

Përveç ndikimit të tij në shëndetin e njeriut, rotavirus infekton edhe kafshët e tjera, dhe është një patogjen i bagëtive.

Enteriti rotaviral zakonisht është një sëmundje që vetëshërohet pas një jave.Por në vitin 2013, rotaviruset shkaktuan 37 % të vdekjeve të fëmijëve nga diarreja dhe 215,000 vdekje në të gjithë botën.
Rotaviruset çfaqen me këto shenja:
diarre të rëndë, të ujshme në ngjyrë të verdhë, rrallë me mukus në feçe , të vjella, ethe, dhimbje barku, fryrja e zorrëve nga gazrat. Disa fëmijë me sëmundje rotavirusi humbasin shumë lëngje dhe bëhen shumë të dehidratuar. Dehidrimi çfaqet me rreth syve, gjuhë të thatë, puls të shpejtë dhe të dobët.

TRAJTIMI

Për të gjitha diarretë mjekimi është simptomatik.
Së pari konsiston në dhënien e lëngjeve nga goja si psh çaj, Tresol, ujë, dhallë. Shtojmë edhe fermente, të cilat merren në farmaci pa recetë.
Qetësuesit e temperaturës sipas rastit ,
Dieta hidrike zgjat 6-12 orë, duke i siguruar një kalorazh ushqimor normal fëmijës.
Përdoret kosi me banane, supë me karrota, supë orizi, pure patate, pa qumësht, pa yndyrë (ditën e parë).
Më vonë shtojmë djathin e bardhë sepse rregullon përthithjen e ushqimit për shkak të fermenteve që ka.
Antibiotikët nuk veprojnë.
Është e ndaluar rreptësisht të jepet Loperamid fëmijëve të vegjël, për shkak se ngadalëson peristaltikën e zorrëve dhe përkeqëson gjendjen duke shtuar përthithjen e toksinave të viruseve, apo edhe të mikrobeve.

MËNYRA E PËRHAPJES

Një fëmijë mund të marrë rotavirusin aksidentalisht nga një fëmijë tjetër që ka rotavirus. Kjo mund të ndodhë nëse një fëmijë vendos në gojë duart e palara ose një objekt, ushqim ose lëngje të kontaminuara. Me futjen e vaksinës së re, kjo sëmundshmëri ulet shumë.
Kalendarit të vaksinimit në Shqipëri ju shtua edhe vaksina ndaj rotavirusit, e detyrueshme për të gjithë fëmijët në vitin e parë.
Vaksina e rotavirusit jepet nga goja me 3 doza në moshat 2, 4 dhe 6 muaj. Vaksina ka sjellë ulje të rasteve të kësaj sëmundje.
Vlen të theksohet se diarreja virusale zhvillohet më tepër në stinën e dimrit dhe në mot të lagësht.

Në përputhje me gjendjen e përgjithshme , për të bërë diagnozën diferenciale, kërkohen analiza të mëtejshme, si psh coprokulturë ( mbjellja në laborator e mikrobit, nga jashtëqitjet e fëmijës) , gjak komplet, feçe për Lamblia, etj.
Siç procedohet për të gjitha sëmundjet infektive, bëhet kontrolli higjeno-sanitar, dezinfektimi i mjediseve kolektive, klorinimi i ujit etj.
Higjena personale është faktor i rëndësishëm parandalues në të gjitha çrregullime diarreike.

Artikull nga dr.pediatre Zerina Sheme

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë duhet të konsumoni kur keni temperaturë?

A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…

1 month ago

LISTA/ Shënuesit e tumorit (tumor marker), si ti dallojmë për kë lloj bëhet fjalë?

Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…

1 month ago

Nga cikli menstrual tek kockat, ja pse gratë duhet të marrin magnez?

" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…

1 month ago

Llojet e varësisë, sa dhe cilat janë?

Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…

1 month ago

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

1 year ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

1 year ago