Të njohim ilaçet/suplementet

Të njohim ilaçet/ Macrogol për ata që vuajnë nga kapsllëku kronik

Macrogol është një ilaç laksativ që vepron duke dhënë efekt në veprimin osmotik të zorrëve. Mekanizmi i tij i veprimit ndihmon në rritjen e volumit të jashtëqitjes duke nxitur kështu lëvizshmërinë e zorrës së trashë.

Falë efektit osmotik, përmirëson transportin e jashtëqitjes së butë, duke favorizuar daljen e saj. Këshillohet marrja e macrogol për një periudhë sa më të shkurtër kohe, për të shmangur kështu efektet e padëshiruara.

Trajtimi me bazë macrogol është një ndihmë ndaj kapsllëkut kronik, por për të cilin kërkohen dhe masa higjienike dhe ushqyese. Mes tyre është dhe rritja e konsumit të lëngjeve dhe fibrave ushqyese. Gjithashtu kërkohet edhe aktivitet i rregullt fizik. Nëse këto aspekte injorohen, ilaçi do të jetë një zgjidhje momentale pa e zgjidhur problemin që në rrënjë.

DOZA QE DUHET MARRE

Macrogol mund të merret në çfarëdo ore, bashkë me ushqime dhe pije apo edhe esëll. Doza e këtij ilaçi varet nga ashpërsia e kapsllëkut.

Pas disa ditësh nga fillimi i trajtimit duhet të reduktoni dozën. Në rastin e kaspëllkut kronik, sasia e zakonshme për të rritur është një bustinë nga një në tre herë në ditë. Në pjesën më të madhe të rasteve mjafton 1 apo 2 bustina në ditë.

Në bazë të reagimit dhe situatës së çdo personi mund të përdoret deri në 3 bustina në ditë. Kohëzgjatja mesatare e trajtimit është 2 javë. Nëse kalon kjo periudhë dhe simptomat e kapsllëkut vijojnë, duhet t’i drejtoheni mjekut.

Nëse qëllimi i përdorimit është për të përballur fekalomën (fekaloma apo koproliti është një masë e jashtëqitjes e dehidratuar që mund të formohet në zorrën e trashë apo brenda një divertikuli) doza do të jetë më e lartë, 8 bustina në ditë me një periudhë prej 6 orësh për maksimumi tri ditë.

SI MERRET ILACI

Për të marë macrogol duhet ta tretni në një gotë të mbushur gjysëm me ujë dhe ta pni sa më shpejt të jetë e mundur. Në rastin e trajtimit të fekalomës duhet të tretni 8 bustina në një litër ujë.

Nëse është e nevojshme mund të rrisni dozën me dy bustina në ditë. Por para se të bëni këtë duhet të prisni disa ditë për të vlerësuar efektet e ilaçit, të cilat nisin të shfaqen 24-48 orë pas marrjes së tij.

EFEKTET E PADESHIRUESHME TE MACROGOL

Ky ilaç mund të japë disa efekte të padëshiruara, të klasifikuara në bazë të shpeshtësisë së tyre:

Efekte të padëshiruara shumë të rralla: Reagimi anafilaktik si vështirësi në frymëmarrje, ënjtje të fytit e të fytyrës janë të rralla. E njëjta vlen dhe për mbindjeshmërinë në formën e reaksionit alergjik në lëkurë.

Të zakonshme: Këto efekte shfaqen pas një doze të lartë të ilaçit, me një prani të mundshme të diarresë. Kanë tendencën të zhduken një apo dy ditë pas marrjes së macrogol.

Reaksione të zakonshme: Në këtë grup hyjnë dhimbja dhe tensioni abdominal.

KUR NUK KESHILLOHET

Ilaçi nuk këshillohet në këto raste:
Fëmijë nën 12 vjeç
Perforacioni gastrointestinal
Osbtruksion i zorrëve të vogla
Sëmundje inflamatore të zorrëve.

Macrogol gjithashtu nuk këshillohet nëse keni mbindjeshmëri ndaj përbërësit aktiv apo vuani nga koliti ulçeros apo sëmundja e Crohn.

Përsa i përket ndërveprimit me ilaçe të tjera, këshillohet të mos merren ilaçe një orë para dhe një orë pas marrjes së bustinës së Macrogol. Duhet të konsultoheni me mjekun para se të merrni këtë laksativ gjatë shtatzënisë apo ushqyerjes me gji.

NDRYSHIMI I STILIT TE JETES

Konsumi i laksativëve dhe doza e tyre varen nga ashpërsia e kapsllëkut. Këshillohen ilaçe osmotike si macrogol pasi janë lehtësisht të tolerueshme dhe të sigurta. Megjithatë ilaçet nuk janë të mjaftueshme nëse nuk ndryshon sjellja, ushqyerja dhe nuk bëni sport./ MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

7 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

9 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago