Infektimi i kryqëzuar është një nga shkaqet më të shpeshta të sëmundjeve të transmetuara përmes ushqimit. Por si ndodh kjo?
Sipas autoriteteve ndërkombëtare, konservimi, gatimi dhe larja e ushqimeve si dhe higjiena janë të rëndësishme për një infektim të mundshëm nga ushqimet.
Kur një nga këta hapa nuk kryhet si duhet mund të jenë të pranishëm në ushqim ata që quhen agjentë infektues, përgjegjës për infektimin.
Infektimi i kryqëzuar ndodh kur agjentët infektues biologjikë, fizikë ose kimikë kalojnë nga ushqimi i infektuar tek një që nuk është i tillë.
Me agjentë biologjikë kuptojmë baktere, viruse apo kërpudha. Ndërsa fizikë mund të jenë ato të copëzave të çelikut, hekurit, plastikës apo lëkurës. Ndërsa kimikë mund të themi mbetje të pesticideve, dezinfektuesve apo fertilizuesve etj.
Infektimi i drejt për drejtë i kryqëzuar
Kjo ndodh kur një ushqim i infektuar hyn në kontakt të drejt për drejtë më një që nuk është. Për shembull në rastin e përzierjes së ushqimeve që nuk janë pastruar me të tjerë të pa kontaminuar; mund të ndodhë kur vendosni një domate të kontaminuar me ushqime të tjera në sallatë.
Ajo ndodh gjithashtu edhe kur ushqimet vendosen në frigorier në mënyrë jo të rregullt ku ato të gatshme për konsum hyjnë në kontakt me ushqimet e gjalla (krudo).
Një larje e mirë e vendeve ku përgatiten ushqimet është thelbësore. Kur themi plastrim i mirë kemi parasysh pastrimin dhe dezinfektimin e pajisjeve dhe thikave përmes të cilave mund të parandalojmë kontaminimin.
Pra,
Hiqni pisllëkun e dukshëm nga sipërfaqet si mbetjet e ushqimit përdorimi i ujit, ilaçeve, furçave etj.
Dezinfektoni përmes përdorimit të produkteve kimike dezinfektuese, si zbardhues, ujë i ngrohtë apo avull. Duhet të dini që dezinfektimi nuk është një zëvendësues i pastrimit por është efikas vetëm në objekte që janë larë më parë.
Niseni gjithmonë nga objekti më i pastër tek ai më i pisët.
Për të reduktuar në maksimum kontaminimin është e rëndësishme të ndiqen masat e mëposhtme:
Mbani produktet kimike për pastrimin dhe dezinfektimin larg ushqimee
pastroni në mënyrë periodike dhe me ilaç sipërfaqet e kuzhinës, duke shmangur gjithmonë kontaktin e kafshëve shtëpiake në to
Për pastrimin e sipërfaqeve përdorni letra kuzhine një përdorimshme, por nëse përdorni peceta kuzhine duhet të siguroheni për higjienën e tyre dh ndërrimin e shpeshtë.
Shpëlani sipërfaqet pas përdorimi të dezinfektantit për të eliminuar dhe mbetjet e tij. Shmangi përdorimin e përbashkët të zbardhuesit me ilaçin pasi redukton veprimin dezinfektues.
Pasi të keni përfunduar me pastrimin e ushqimeve krudo, pastroni të gjitha pajisjet që përdoret dhe sipërfaqet
Ushqimet që ruani në frigorifer duhet ti mbuloni me qese kuzhine apo ti vendosni në tasa të higjienizuar me mbyllje hermetike.
Lani duart me ujë e sapun, para, gjatë dhe pas përgatitjes së çdo vakti. /MeMjekun.com
A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…
Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…
" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…
Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…
E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…
Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…