Mirëqenie

Lodhja, mungesë fuqie dhe energjish/ Shkaqet dhe mikronutrientët efikas

Lodhja eshte nje fenomen i cili vjen si pasoje e shume shkaktareve! Lodhja,plogeshtia jane multifaktoriale, ne shumicen e rasteve jane simptome e ndonje semundje te organizmit! Shkaqet kryesore jane:

1. Anemia ferriprive, e shkaktuar nga mungesa e hekurit

2. Probleme me sistemin gastro-intestinal te cilat sjellin mosperthithje te mikornitrienteve dhe makromolekulave si proteinat, karbohidratet, yndyrnat, anemia megaloblastike etj!

3. Probleme endokrine: hipotireoza, Tiroiditi Hashimoto, tumore te gjendres se hipofizes/hipotalamusit

4. Semundje reumatike

5. HIpovitaminozat

6. Dieta e varfer

7. Semundjet e veshkave si insuficenca renale kronike qee nuk prodhon hormonin eritropoetine etj

8. Semundjet kardiovaskulare

9. Semundje infektive si enteritet qe shkaktojne diarre dhe te vjella e kemi humbje te lengjeve hepatite, colite etj

10. Deficite enzimatike, ekspozimi ne diell dhe temperatura te larta etj!

11. Probleme psikologjike si anoreksia dhe bulimia etj.

Keto pacient jane te dobet, me munges energjie, nuk kane fuqi te bejne aktivietete te pergjithshme, jane flaksid, te zverdhur (sidomos anemiket), inaktiv, mungese perqendrimi, ngathtesi ne veprime, mungese apetiti etj. Trajtimi i ketyre esht duke rregulluar dhe trajtuar problemin te cilen e sjell. Melçia esht nje organ i rendesishem i trupit te njeriut ajo ka funksion esencial ne organizmin tone, ajo kryen sintezen e proteinave,yndyrnave dhe dhe te glukozes siç njihet organi i neoglukogjenezes, eshte depozite e hekurit, ben zberthimin e medikamenteve etj! Gjithashtu dhe pankreasi me rolin e tij te prodhimit te isnulines duke e depozituar ne melçi dhe funksionim ekzokrin duke prodhuar enzima digjestive per te bere sintezen (zberthimin) e makromolekulave si proteinat, lipidet, sheqernat e ndryshme, nje hepatit,pankreatit ose kolite te ndryshme mund te sjellin perobleme ne organzimin e njeriut duke prishur gjith kete zinxhir funksionesh! Veshkat kane nje rol kryesor te cilat bejne te mundir largimin e mbetjeve te orgnaizmit dhe riprerthithjen e elektroliteve te cilat jane kryesore dhe hyjne ne shume reaxione te metabolismit, problemet me zemren kur zemra ka nje rol kryesor ne shperndarjen e gjakut ne organiizem!

Si te rrisim fuqine dhe te vendosim baraz-peshen ne metabolizem

Si fillim per te trajtuar kete problem do te duhet te zgjidhim shkakun qe sjell kete lodhje! Per te trajtuar problemet endokrine si hipotioridizmi do te duhet te merrni terapin zevendesuese ndersa hiperprolaktinemia do te merrni medikamentin qe inhibon hormonin e prolaktines, marrja e jodit nepermjet ushqimeve, kripes se detit etj, seleni gjithashtu ka nje rol kryesor ne aktivitetin e tiroides, permirsimin e sistemit gastrointestinal, rrit fuqine etj! Ku mund ta gjejme selenin:

• Mishi i gjelit te detit dhe pules

• Produktet e detiti si sardelja, salmoni, koci etj

• Veza,cokollata arrat, drithrat, aloe vera etj

• Perimet si qepa brokoli, fasulja dhe lakra e brukselit

Problemmet kardiovaskulare dhe renale jane semundje kronike te cilat ndikojne ne shume gjera ne organizem nje nder to dhe lodhja, konsumimi i tepert i ujit, luleshtrydheve,qershive, boronices,limonit,portokallit.

Mungesa e vitaminave te complexit B

Vitaminat komplekse B quhen “vitamina energjetike” pasi ndërhyjnë në reaksione të shumta metabolike, siç është katabolizmi i makronutrientëve për të marrë energji (karbohidrate, proteina dhe lipide), në funksionimin e sistemit nervor dhe janë të dobishme për mirëqenien e mukozave dhe lëkura (niacina dhe riboflavina). Marrja e vitaminave B komplekse kontribuon në ruajtjen e një gjendje të përgjithshme të mirëqenies së trupit. Ku mund ti gjejme vitaminat B : mishi, peshku, vezët, qumështi, bishtajoret, arrat, drithërat.

Ginsengu korean

Ginsengu Korean i njohur gjithashtu si Ginsengu Aziatik, Kinez është përdorur në mjekësinë kineze për mijëra vjet sepse mendohej se përmirësonte si jetëgjatësinë ashtu edhe cilësinë e jetes ,burim i jetëgjatësisë, si dhe forcë fizike dhe qëndrueshmëri. Përdoret për vetitë e tij “adaptogjene”: është në gjendje të ndihmojë trupin të përmirësojë rezistencën e tij në mënyrë natyrale përballë situatave të stresit psiko-fizik dhe ta bëjë atë më efikas ndaj disa agresioneve të jashtme. Përbërësit kryesorë bioaktivë, të përmbajtur në rrënjë, përfaqësohen nga saponoside, të quajtura “Ginsenosides”, përveç substancave të tjera (Vitamina, minerale, vajra esencialë, aminoacide, etj.).

CoQ10 Koenzima Q10 (CoQ10), e quajtur edhe Ubiquinone ose Vitamina Q, gjendet në mitokondrin e qelizave të gjalla; zemra, muskujt dhe truri nuk kanë më përqendrim të lartë. Merr pjesë në procese të shumta biokimike të shndërrimit të energjisë nga ushqimi në energji qelizore (ATP), e domosdoshme për funksionimin e duhur të organizmit.Ata merr pjesë në frymëmarrjen qelizore. Përcaktimi i Q10 prodhohet në qelizat tona, sinteza e tij zvogëlohet me plakjen, me kequshqyerjen, me aktivitet fizik intensiv. Një mungesë e tij mund të krijojë një ndjenjë lodhjeje dhe dobësie.

Ushqimet qe permbajne kripëra minerale

Sa here qe kemi raste diarreje, vjellje, ekspozimi ne temperatura te larta, aktiviteti fizik dhe ne raste stresi kemi humbje te elekteoliteve dhe zevendesimi i tyre eshte i domosdoshem. Kush jane disa nga ushqimet qe permbjane element fuqizues: Banania përmban kalium, një mineral që del me forcë nga organizmi në rastet e diaresë apo të vjellave. Bananet e sapo pjekura janë shumë të mira për stomakun. Ato që kanë njolla në lëkurë kanë më shumë sheqer dhe deri në 3 gramë fibër, Supa me Perime, Kjo supë e ngrohtë furnizon organizmin me elektrolitet e humbura si pasojë e diaresë apo të vjellave. Lëngu i mishit apo kockave është shumë i mirë për rastet e urthit, të përzierat, ulçerën dhe të vjellat.Patatet e ziera pa lëkurë janë një ushqim i mirë për bakteret e stomakut. Ato kanë karbohidrate të thjeshta dhe treten lehtë.

Ushqimet qe permbajne hekur: Hekuri eshte nje perberes i rendesishem per trupin e njeriut sepse ndihmon ne shume funksione te orgnazimit ku nje nder to eshte formimi i hemoglobines

Cilat jane ushqimet qe permbajne hekur: midhjet, fasulet, soja, dritherat, farat e kungullit, arrat, spinaqi, veza,mishit etj!

Spirulina: Spirulina eshte nje alge me veti te fuqishme shendetesore e cila eshte perdorur dhe ne antikitet: ka perberje aminoacide dhe minerale, permban omega 3-6, ul livelet e kolesterolit ne gjak, ul presionin arterial, kundet stresit dhe ankthit, rrit fuqine dhe enregjine, fuqizon fuqishem sistemin imunitar, ndalon plakjen dhe semundjet neurodegjenerative, aterosklerozen.

Artikull nga Dr. Gabriel Duka

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

6 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

8 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago