Mirëqenie

Çfarë janë toksinat (radikalet e lira) dhe si veprojnë në trup?

Prej vitesh tashmë po flitet shpesh për toksinat apo siç e njohim ndryshe dhe radikalet e lira, sportet e përshtatshme për ti hequr ato dhe regjimet ushqimore që quhen detoks. Por pak njerëz e dijnë vërtetë se çfarë janë toksinat dhe çfarë këshillohet për të pastruar organizmin.

Toksinat janë substanca të dëmshme që prodhohen nga qelizat, qofshin ato bimore, shtazore apo të prodhuara nga bakteret. Në rastin tonë, mud të prodhohen nga trupi dhe të vijnë nga jashtë.

Një grumbullim i toksinave mund të dëmtojë qeliza dhe inde.

ÇFARË JANË TOKSINAT (Radikalet e lira)

Siç e përmendëm më lart janë substanca shumë të dëmshme për qelizat dhe indet. Mund të jenë molelula të vogla, proteina apo elementë të tjerë që vijnë nga jashtë apo nga brenda trupit.

Pikë së pari, duhet të dimë që ato prodhohen vazhdimisht nga trupi si rezultat i proceseve metabolike të nevojshme për mbijetesën tonë. Për shembull, mekanizmi përmes së cilës qelizat marrin energjinë gjeneron toksina.

Përveç kësaj ne prodhojmë shumë më tepër sa herë që hamë, marrim frymë apo konsumojmë substanca si duhani.

Sidoqoftë, organizmi është i pajisur me mekanizma në gjendje ti neutralizojë apo eliminojë. Duke i neutralizuar, i pengon ato të arrijnë në nivele shumë të larta, gjë që është gjendja më dëmtuese për organet.

Organet përgjegjëse për neutralizimin dhe eliminimin e toksinave janë mëlçia dhe veshkat. Ne nxjerrim pjesën më të madhe të tokinsave përmes urinës dhe jashtëqitjes. Për një pastrim të duhur të organizmit, këto dy organe duhet të funksionojnë në mënyrë sa më të mirë.

Për shembull, patologjitë e veshkave dhe mëlçisë ndryshojnë procesin e detoksifikimit dhe ngadalëson eliminimin e radikaleve të lira duke favorizuar kështu dhe plakjen.

BURIMI TJETER I TOKSINAVE

Edhe ushqimi është një burim i rëndësishëm toksinash. Kjo, jo vetëm për shkak të reaksioneve që ndodhin në brendësi të trupit gjatë tretjes, por edhe sepse këto substanca shpesh vijnë nga vetë ushqimi. Në këtë kuptim, ushqimet e pasura me aditivë dhe yndyrna përmbajnë një përqindje të lartë toksinash. E njëjta ndodh dhe me ushqimet e skuqura apo të procesuara në temperatura të larta, si dhe substanca si duhani apo alkooli.

Agjentët ndotës, të tillë si metalet e renda të pranishme në disa kafshë që i hamë, konsiderohen si burim helmimi. Nuk duhet të harrojmë se pickimi nga disa kafshë, si gjarpri apo insektet, gjithashtu janë toksike.

Ushqimet e mbiprocesuara, të përdorura gjerësisht në industrinë ushqimore, përshpejtojnë procesin e lëshimit të toksinave për shkak të një numëri të lartë përpunimi që i nënshtrohet. Pra, për të reduktuar në maksimum rrezikun për shëndetin, zgjedhja e produkteve ushqimore duhet të bëhet me kujdes.

SI TË ELIMINIOJMË TOKSINAT NGA TRUPI?

Dhe pse regjimet e ndryshme ushqimore dhe formulat dezintoksikuese reklamohen gjerësisht, nuk ka ende prova shkencore për përfitimet e tyre. Megjithatë organet tona duhet të jenë në kushte optimale për të pastruar trupin në mënyrën e duhur. Në vecanti, mëlçia dhe veshkat.

Prandaj është shumë e rëndësishme të hidratohemi, pra të pini rreth 1.5-2 litra ujë në ditë. Kjo ndihmon veshkat të prodhojë më shumë urinë dhe të pastrohet me frekuencë më të shpeshtë.

Logjikisht, nëse reduktojmë sasinë e toksinave që marrim nga jashtë kemi përfitime. Mund të eliminojmë alkoolin, duhanin, ushqimet e procesuara dhe që kanë shumë yndyrna. Idela është të konsumojmë sa më shumë fruta dhe perime.

PËR DETOKSIFIKIM NUK JANË TË NEVOJSHME VETËM REGJIMET USHQIMORE

Këshillohet që të ndiqet një stil jete aktive, me aktivitet fizik me intensitet të moderuar disa herë në javë. Përmes sportit eliminojmë mbeturinat, përveçse ulim nivelin e stresit, të cilat në çdo rast kanë lidhje.
Nuk duhet të harrojmë se toksinat janë substanca të dëmshme për organizmin. Por para se të nisni ndonjë regjim ushqimor apo të merrni produkte detoks, e rëndësishme është të informoheni dhe konsultoheni me një specialist. / MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë duhet të konsumoni kur keni temperaturë?

A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…

2 months ago

LISTA/ Shënuesit e tumorit (tumor marker), si ti dallojmë për kë lloj bëhet fjalë?

Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…

2 months ago

Nga cikli menstrual tek kockat, ja pse gratë duhet të marrin magnez?

" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…

2 months ago

Llojet e varësisë, sa dhe cilat janë?

Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…

2 months ago

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

1 year ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

1 year ago