Sindroma Cushing (ndonjëherë në mënyrë jo të duhur quhet dhe sëmundja e Cushing) është një bashkësi simptomash e shenjash klinike që shfaqen pas rritjes në gjak të hormoneve glukokortikoide të gjakut, kryesisht kortizolit.
Ka dy lloje të sindromës Cushing:
Forma ACTH- e varur: e quajtur dhe sëmundja Cushing, që vjen për shkak të prodhimit të tepërt të ACTH me origjinë hipofizare, e ndjekur nga prania e një tumori (adenome), apo të CRH me origjinë hipotalamike (më rrallë); si ACTH dhe CRH mund të kenë origjinë etopikë, me origjinë për shembull nga tumore të ndryshme (si mikrocitoma pulmonare)
Forma ACTH- e pavarur: mund të jetë e llojit atrogjen, e cila përfaqëson shkakuin më të shpeshtë të Cushing në mënyrë absolute, dytësore ndaj një teprice të kortizolit ekzogjen (për shembull nga marrja për një kohë të gjatë të ilaçeve me bazë kortizonin); në këtë grup gjejmë Cushing dytësor ndaj adenomës, karcinomës dhe hiperplazisë së gjendrave mbiveshkore.
Boshti hipotalamus-hipofizë-mbiveshkore, është një bosht i rëndësishëm i rregullimit hormonal që kontrollon prodhimin e kortizolit. Hipotalamusi lëshon hormonin CRH i cili merret nga qelizat adrenokortikotrope të hipofizës: falë CRH adenohipofiza mund të prodhojë ACTH-në që lëshohet në qarkullim.
ACTH arrin gjendrën mbiveshkore, që nisin prodhimin e kortizolit. Kortizoli është një hormon i rëndësishëm në reagimin ndaj stresit, kontrollit të metabolizmave të ndryshëm (si karbohidratet, proteinat dhe lipidet) dhe në rregullimin e sistemit imunitar.
Pra, sindroma Cushing vjen si pasojë e pranisë së tepërt në gjak të hormonit të kortizolit. Sipas etiologjisë, sindroma ndahet në thelb në:
Forma ACTH-e varur: në këtë grup hyjnë
Sëmundja e Cushing: që vjen si pasojë e prodhimit të tepërt të ACTH me origjinë hipofizare apo të CRH me origjinë hipotalamtike që ndodh më rrallë.
Cushing për shkak të sekrecionit etopik: në këtë rast regjistrohen nivele të larta të ACTH apo CRH etopike, d.m.th që burojnë nga vendet anormale siç janë tumoret e ndryshme. Tumorret më të shpeshtë që mund të prodhojnë ACTH apo CRH janë mikrocitomat pulmonare, tumori i tiroides, vezores apo pankreasit.
Forma ACTH-e pavarur: ku hyjnë:
Cushing jatrogjenik: që është forma më e shpeshtë e sindromës Cushing, që vjen për shkak të marrjes për një kohë të gjatë të dozave të larta të ilaçeve kortizonikë.
Cushing me origjinë nga mbiveshkorja: që vjen për shkak të një adenomë (tumor beninj), një karcinome (tumor malinj) apo një hiperplazie të qelizave të mbiveshkores.
Kuadri klinik i sindromës Cushing ka disa simptoma karakteristike, dhe që mbivendoset ndaj efekteve anësore që shfaqen zakonisht nga ilaçet kortizonikë si
Obezitet të barkut
Hipertension
Ndryshim të depozitave të yndyrës: yndyra e mbledhur në vende anomale si në nivelin e shpinës ku flitet për “gungë bualli”, apo në fytyrë me atë që quhet “fytyra e hënës së plotë” (facies lunare),
Strija të kuqërremta në nivelin e ijeve dhe barkut” për shkak të indeve nënlëkurore që hollohet.
Hipotrofi muskulore me dobësi relative.
Osteoporozë, me një rrezik të rritur të frakturave,
Cikël menstrual jo i rregullt tek gratë, të cilat mund të kenë dhe amenorrea, dismenorrea etj.
Puçra dhe akne tek gratë
Intolerancë të glukozit me hiperglicemi, deri në zhvillimin e diabetit melit të Tipit 2
Dobësim imunitar, me rritje të ndjeshme ndaj infeksioneve,
Probleme psikologjike me depresion, acarim, nervozizëm, ndryshim të humorit,
Gjakosen dhe mavijosen lehtësisht,
Reduktim të aftësisë për të shëruar një plagë,
Hiperpigmentim të lëkurës
Gurë në veshka
Ndalje e rritjes tek fëmijët
Diagnostikimi nis gjithmonë nga një anamnezë e kujdesshme dhe analiza të thelluara objektive. Anamneza ka të bëjë me formulimin nga mjeku i një sërë pyetjesh për pacientin si: momenti i shfaqjes së simptomave, prania e patologjive të tjera, nëse është duke marrë ilaçe aktualisht, e sidomos ato kortikosteroide.
Ekzaminimi fizik synon të njohë të gjitha simptomat dhe shenjat klinike që shfaq pacienti. Në bazë të anamnezës dhe ekzaminimit fizik formohet një hipotezë diagnostike, që më pas konfirmohet me analizat në laborator apo grafike
Përsa i përket analizave laboratorike matet niveli i kortizolit dhe ACTH në gjak, urinën e 24 orëve dhe në pështymë:
Kortizoli do të jetë i lartë në të gjitha format e Cushing, përveç atij iatrogjen. Në këtë rast në fakt kortikosteroidi ezogjen (për shembull ilaçet) pengojnë prodhimin e kortizolit endogjen, pra i prodhuar nga vetë trupi.
ACTH do të jetë e lartë në format e Cushing ACTH-e varur (adenoma hipofizare, prodhimi etopik i ACTH dhe CTH) dhe do të jetë i ulët në format e ACTH-të pavarur.
Një mundësi interesante diagnostikimi është dhe përmes testit me deksametazon, nëse pas një doze të rëndësishme deksametazoni, një ilaç kortizonik, kortizoli bie, bëhet fjalë për një formë me origjin hipofizare;
Nëse kortizoli nuk ndikohet nga deksametazoni, bëhet fjalë për një formë me origjin ektopike.
Përsa i përket ekzaminimeve të tjera, bëhet tomografia dhe rezonanca magnetike me gadolinium. Tomografia është e rëndësishme për studimin e gjendrave mbiveshkore duke vlerësuar nëse ka prani të adenomës, karcinomës apo hiperplazisë dhe për njohjen e tumoreve primitive në format e Cushing ektopik.
Rezonanca magnetike me gadolinium është e rëndësishme për studimin e hipofizës nëse dyshohet një Cushing ACTH-e varur me origjinë hipofizare (mikro apo makroadenoma).
Trajtimi është i llojit etiologjik, duke iu nënshtruar heqjes së shkaktu themelor. Në format iatrogjene ndërpritet marrja e ilaçeve kortikosteroidë, por në formë graduale dhe progresive. Ndërprerja e menjëhershme në fakt mund të shkaktojë një formë të pamjaftueshmërisë akute të veshkave që është potencialisht fatale.
Në format primitive të shkaktuara nga tumore përpjekjet janë për një heqjë kirurgjikale apo radioterapeutike.
Duhet të keni parasysh të shmangni përdorimin e tepërt të natriumit (e gjejmë te kripa për shembull), pasi rrit presionin e gjakut dhe shkakton shtim në peshë. Shmangni ushqimet e përpunuara dhe kufizoni sasinë e kripës.
Duke qenë se Cushing shkakton reduktim të densitetit të kockave dhe osteoporozë është e rëndësishme të merrni kalcium dhe vitamin D. Prandaj regjimi ushqimor duhet të jetë i pasur me këto vitamina që i gjejmë tek lakra, djathi, brokoli, qumështi dhe pijet e pasura me vitaminë D. Dhe multivitaminat janë gjithashtu burim i vlefshëm për to.
Simptomë e Cushing është edhe niveli i lartë i kolesterolit, kështu që shmangni ushqimet me yndyrë dhe hani sa më shumë ushqime të pasura me fibra si fasulet, molla, dardha etj.
Kortizoli nxit mëlçinë për të rritur nivelin e sheqerit në gjak, prandaj njerëzit që vuajnë nga Cushing dhe që kanë nivele të larta të kortizolit, mund të kenë gjithashtu dhe sheqerin e lartë në gjak, një gjendje e njohur si hiperglicemi. Një mjek mund tju këshilloje çfarë të konsumoni për të mbajtur në kontroll nivelin e sheqerit në gjak.
Dhe kryesorja është eliminimi i alkoolit dhe duhanit. / MeMjekun.com
Burimi:
Mayo Clinic
Cushing Disease News
A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…
Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…
" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…
Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…
E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…
Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…