Lëmshi në fyt (apo fluska hipofaringeale) është një ndjesi sikur ke diçka në fyt që në të vërtetë nuk është. Bëhet fjalë për një ndjesi reale dhe pacienti nuk e shpreh atë thjesht për tu ankuar.
Lëmshi në fyt mund të perceptohet si një masë, zgjatim, gëlbazë apo një bezdisje e thjeshtë; mënyra e përshkrimit ndryshon shumë sipas pacientit.
Ky është një shqetësim i shpeshtë, por vetëm rrallë ekziston një masë e vërtetë në fyt (e shkaktuar për shembull nga infeksioni, problemet me tiroidet, tumoret…). Në këtë artikull do të trajtojmë rastin më të zakonshëm, apo ndjesia sikur ke diçka në fyt që në fakt është vetëm një përshtypje dhe asgjë reale.
Deri tani nuk është diagnostikuar asnjë mekanizëm fiziologjik apo etiologjik i veçantë për lëmshin në fyt; disa kërkimet sugjerojnë se në momentin që shfaqen simptomat, ka jnë presion të lartë krikofaringeal (për shkak të muskulaturës së fytit) apo lëvizje jonormale e fytit.
Ndjesia sikur ke lëmshin në fyt mund të shkaktohet nga:
Refluksi i gastroezofagut
Ose gëlltitja dhe tharja e fytit e lidhur me ankthin dhe gjendje të tjera emotive.
Mes çrregullimeve që mund të ngatërrohen me ndjesinë e lëmshit në fyt kujtojmë divertikulat krikofaringeale, spasmat difuze të ezofagut, refluksin e gastroezofagut, çrregullime muskulo-skeletore (si psh, miastenia gravis, distrofia miotonike dhe polimioziti), si dhe lëndime nodulare të qafës që shkaktojnë ngjeshje të ezofagut.
Stresi në veçanti laun një rol kryesor në ndjesinë e lëmshit në fyt në rreth 2/3 e pacientëve, prandaj shpesh është e nevojshme të modifikojmë stilin e jetesës dhe të qetësohemi. Shumë pacientë kanë frikën se mos lëmshi në fyt është një simptomë e kancerit në fyt dhe thonë se ndjehen mirë pas vizitës në një mjek ORL.
A është lëmshi në fyt një shenjë e kancerit të fytit?
Jo! Në të vërtetë shumë pacientë që kanë këtë simptomë nuk janë duhanpirës dhe për këtë kanë pak të ngjarë të kenë kancer në fyt. Megjithatë e rëndësishme është se nëse simptoma vazhdon të konsultoheni me një mjek.
Synimi kryesor i diagnozës është ajo e dallimit mes ndjesisë së lëmshti në fytë apo një disfagie të vërtetë, që është një shqetësim strukturor apo motorik i faringut apo ezofagut.
Anamneza
Mjeku do ju bëjë disa pyetje mbi shqetësimet aktuale për të pasur një përshkrim më të qartë të simptoamve, e sidomos përsa i përket ndonjë dhimbjeje gjatë gëlltitjet, vështirësi në gëlltitje (ndjesia sikur ushqimi të mbetet në grykë)
Edhe momenti kur shfaqen simptomat është shumë i rëndësishëm dhe duhet kuptuar në veçanti nëse kjo simptomë shfaqet kur hani apo pini, apo pavarësisht këtyre dy aktiviteteve. Mjeku gjithashtu do ju pyes edhe nëse këto simptoma kanë lidhje me ngjarje psikologjike të pacientit. Do pyesë nëse jeni dobësuar, apo keni simptoma të dobësisë muskulare.
Vizita
Mjeku do të ushtrojë presion në qafë e në fyt në kërkim të noduseve të mundshme (tiroide apo të një natyre tjetër). Orofaringu vërehet në mënyrë direkte ndërsa otorino ekzaminon gojën, duke vendosur dhe një endoskop fleksibël me fibra optike për të kontrolluar fytin. Mjeku do të vëzhgojë dhe gëlltitjen e ujit apo ushqimeve të forta si për shembull biskota. Gjithashtu është i rëndësishëm dhe ekzaminimi neurologjik, me vëmendje të veçantë për funksionalitetin motorik.
Simptomat shqetësuese
Simptomat e mëposhtme duhet ti tregohen mjekut menjëherë:
Dhimbje qafe apo fyti
Dobësim i pashpjegueshëm
Shfaqje e papritur e noduseve në fyt pas të 50-tave
Dhimbje, ndjesi sikur të zihet fryma apo vështirësi në gëlltitje
Regurgitim
Dobësi muskulare,
Përkeqësim i vazhdueshëm i simptomave.
Analiza
Pacientët që shfaqin simptoma tipike të lëmshit në fyt nuk kanë nevojë të veçanta për analiza. Nëse diagnoza është e qartë por mjeku nuk arrin të shohë mirë faringun bëhen analizat për disfaginë. Mes atyre tipike kujtojmë esofagografinë opake me gjysmëkontrasti, matjen e kohës së gëlltitjet, radiografia e kraharorit dhe manometria ezofageale.
Aktualisht nuk ka një trajtim specifik për lëmshin në fyt, megjithatë nëse vuani nga refluksi ezofagut duhet një trajtim. Përsa i përket aspektit psikologjik, përpiquni të mos e mbani mendjen te lëmshi në fyt, sepse sa më shumë ta mendoni më shumë përkeqësohet.
Në disa pacientë është e rëndësishme të mësojnë të menaxhojnë depresionin, ankthin apo shqetësime të tjera duke e drejtuar tek një psikiatër nëse është e nevojshme. Ndërkohë e rëndësishme gjithashtu është të kuptoni simptomat, që perceptohen si reale, por që janë të lidhura me gjendjen emocionale.
Gëlltitja e tepërt, apo pastrimi i vazhdueshëm i fytit vteëm e irritojnë grykën dhe përkeqësojnë ndjesinë. Pacienti mund të futet në një rreth vicioz, prandaj përpiquni të mos gëlltisni shumë dhe të pastroni fytin, madje edhe nëse kjo ju vjen spontanisht.
Një këshillë! Nëse ndjesia e lëmshit në fyt bëhet e bezdisshme, pini dicka të ngrohtë apo mbani një karamele në gojë pasi ju ndihmon të mbani fytin të hidratuar./MeMjekun.com
Burimi referues: Merck Manual
A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…
Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…
" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…
Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…
E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…
Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…