Mirëqenie

Çfarë tregon niveli i ulët i serotoninës, hormonit të rëndësishëm për humorin tonë

Serotonina është një substancë kimike që na bën të lumtur dhe që fuqizon tek ne ndjesinë e mirëqënies së përgjithshme. Nivelet e ulëta të saj ndikojnë në mënyrë negative në gjendjen emocionale.

Megjithatë funksionet e saj janë më shumë se kaq. Serotonina, apo 5-hidroksi-triptamina (5-HT), përveçse vepron në tru si neurotransmetues, ka edhe funksionon e hormonit kur është në qarkullimin e gjakut.

Ndikon në një sërë funksionesh trupore dhe psikologjike. Në fakt ajo luan një rol të rëndësishme në metabolizmin e kockave, si dhe në rigjenerimin e mëlçisë dhe ndarjen e qelizave.

Kjo substancë kimike është e mrekullueshme. Falë 5-HT, kemi një ekuilibër të duhur në brendësi, përmes së cilës kemi mirëqënien e të gjithë proceseve që garantojnë shëndetin e përgjithshëm.

Megjithatë duhet të njohim efektet që mund të ketë në organizmin tonë niveli i ulët i serotoninës. Nuk duhen nënvlerësuar këto simptoma, shpesh të lidhura me probleme të tjera, por që në të vërtetë varen nga një çekuilibër i neurotransmetuesve apo hormoneve.

Sidoqoftë, nëse mendoni se gjendja juaj është serioze duhet ti drejtohen mjekut.

PROBLEME ME TRETJEN

Përcaktimi peristasti, i referohet tkurrjeve që e kanë origjinën nga aparati tretës me një qëllim specifik: zhvendosjen e ushqimeve dhe lëngjeve. Kur niveli i serotoninës është i ulët qelizat nuk prodhojnë sasinë e duhur të kalciumit. Me më pak kalcium, muskujt tretës nuk tkurren në mënyrë efikase. Prandaj, tretja bëhet më e rëndë dhe e ngadaltë.

SINDROMA E ZORRËVE TË IRRITUARA (IBS)

Pothuajse 95% e serotoninës prodhohet dhe ruhet në zorrë. Një mungesë e këtij neurotransmetuesi me funksione hormonale shkakton shpesh ndryshime në funksionin intestinal.

Në këtë kuptim, mund të shfaqen episode të përsëritura të kapsllëkut. Për më tepër mund të shkaktojë një përkqesim muskular të aparatit tretës dhe mund të hasni atë që quhet “zorrët e irrituara”. Prandaj, këshillohet që të bëni analiza gjaku dhe një vlerësim të simptomave nga mjeku juaj. Në këtë mënyrë, ai do të jetë në gjendje të tregojë nëse problemi është në të vërtetë për shkak të një niveli të ulët të serotoninës.

SISTEM I DOBET IMUNITAR

Duhet patjetër ti drejtoheni mjekut nëse në mënyrë të vazhdueshme keni dobësi muskulare, lodhje ekstreme, humor të keq, apo vuani shpesh nga infeksionet dhe gripi. Niveli i ulët i serotoninës dobëson përgjigjen imunitare duke e bërë joefikase.

ORA BIOLOGJIKE

Nivelet e ulëta të serotoninës mund të ndryshojnë ritmin cirkadian. Shpesh, ka më shumë ndjesi gjumi gjatë ditës se sa gjatë natës.

Por duhet të dime se përgjumja gjatë ditës hyn dhe tek simptomat e depresionit. Shumë raste të depresionit endogjen shkaktohen pikërisht nga mungesa e serotoninës.

DËSHIRA PËR USHQIME TË KRIPURA

Personat që vuajnë nga niveli i ulët i serotoninës kanë nevojë për më shumë sasi natriumi, prandaj kërkojnë të hanë ushqime të kripura.

Por nuk duhet të bazoheni vetëm në këtë simptomë për të diagnostikuar mugnesën e 5-HT. Sigurisht që mund të shfaqen simptoma të tjerë si humori i keq, lodhja dhe problemi me tretjen.

DEPRESIONI DHE NIVELI I ULËT I SEROTONINËS

Siç parashikohet. Niveli i ulët i serotoninës është i lidhur me përkeqësimin e humorit. Në fakt ka një lidhje direkte mes serotoninës dhe zhvillimin e depresionit. Shkaku e ka origjinën në uljen e numrit të receptorëve të aftë të marrin serotoninën, ose e kundërta, niveli i ulët i triptofanit, aminoacidit që ndihmon në rregullimin e serotoninës.

Shpesh, diçka shumë e thjeshtë si ushqimi apo praktikimi i një sporti është në gjendje të përmirësojë humorin tonë, sidomos depresionin e lehtë. Megjitahtë në shumicën dërrmuese të rasteve nevojitet të merrni ilaçe për të rivendosur nivelet e serotoninës.

MË SHUMË ANKTH

Trupi ka deri në 14 receptorë të ndryshme të serotoninës dhe 5- HT1A është më i rëndësishme. Nëse ky receptor ka problem, do të përballemi me ndjeshmëri më të madhe, nervozizëm, shqetësim dhe ankth. Bëhet fjalë për një fakt shumë kurioze, pa dyshim, dhe duhet të kemi parasysh që shumë herë ankthi dhe depresioni kanë një origjinë kimike.

MIGRENA

Serotonina ka një rol kyç në zhvillimin dhe shfaqjen e migrenës. Origjina e shumicës së këtyre dhimbjeve të kokës është deficiti i triptofanit, një pararendës i serotoninës që ndërhyn në prodhimin e saj.

PROBLEME TË VOGLA ME KUJTESËN

Mungesa e vëmendjes, lodhja, dhe vështirësia në përqëndrim në një situatë të caktuar është vështirësia për të mbajtur informacion, dhe kjo lidhet dhe me nivelin e ulët të serotoninës.

Kjo simptomë është e përhapur tek ata që vuajnë nga depresioni. Një problem që në përgjithësi ka tendencën të përmirësohet kur trajtohet me ilaçin specifik.

SEROTONINA E RËNDËSISHME PËR MIRËQËNIEN

Siç mund ta shohim serotonina ndërhyën në procese të panumërta dhe këto që përmendëm më sipër janë vetëm një pjesë e tyre. Për këtë arsye, duhet të konsultoheni me mjekun për çdo problem, shqetësim fizik dhe emocional.

Hani shëndetshëm, bëni sport dhe ndiqni këshillat e specialistit, pasi këto ju ndihmojnë për të rigjetur mirëqënien./ MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë duhet të konsumoni kur keni temperaturë?

A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…

1 month ago

LISTA/ Shënuesit e tumorit (tumor marker), si ti dallojmë për kë lloj bëhet fjalë?

Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…

1 month ago

Nga cikli menstrual tek kockat, ja pse gratë duhet të marrin magnez?

" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…

1 month ago

Llojet e varësisë, sa dhe cilat janë?

Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…

1 month ago

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

1 year ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

1 year ago