Mirëqenie

Mësime nga natyra/ Propolisi dhe COVID-19, a është efikas në trajtim?

Megjithëse natyra ka shërbyer si një burim shërimi që nga evolucioni i njerëzimit, gjithashtu frymëzon brezin e ardhshëm të kërkimit dhe teknologjisë biomjekësore.

Shkencëtarët kanë bërë një studim lidhur me propolisin e bletëve dhe COVID-19. Në literaturë është e vërtetuar se një nga mënyrat që kolonitë e bletëve të mjaltit të ruajnë shëndetin dhe imunitetin e tyre është formimi i një zarfi propolis brenda folesë që veprson si një shtresë antimikrobike.

Por cili do të ishte përfitimi i propolist për Sars-Cov-2?

PROPOLISI, NJË KURË ANTIKE

Propolisi apo siç e njohim ngjitës i bletës është një përzierje komplekse rrëshinore e prodhuar nga bletët dhe që është përdorur nga njerëzit që në kohërat e lashta për vetitë e tij medicinale.

Propolisi gjithashtu ka një rol të rëndësishëm në ndërtimin e koshereve si një rrëshirë e papërshkueshme nga uji, si dhe një pengesë për mykun, bakteret dhe viruset.

Studimet kanë tregoruar se llojet e propolisit kanë aktivitet antimikrobik, antineoplazik, antiinflamator, antioksidant, hepatoprotektiv, kariostatik dhe imunostimulues.

VETITË ANTIVIRALE TË PROPOLISIT

Si fillim duhet të dimë që propolisi nuk mund të përdoret si lëndë e parë por duhet të pastohet duke e nxjerrë me tretës. Ai është treguar se ka një aktivitet antiviral të fuqishëm me spektër të gjerë ndaj një sërë virusesh si HSV ‐ 1, HSV ‐ 2, virusi i gripit tip A dhe B, virusi i Parainfluenzës Adenovirus, HIV, virusi i sëmundjes infektive bursale dhe reovirus shpendësh etj.

Kur themi mekanizmat e aktivitetit antiviral kemi parasysh se përfshihet frenimi i hyrjes së virusit në qeliza dhe këputjen e “makinerisë” së shumimit viral.

PROPOLISI DHE KORONAVIRUSI

Studimet kanë vlerësuar se efektet e propolisit në koronavirusët janë të pakta. Shkencëtarët kanë studiuar efektin e pesë flavonoidëve të propolisit në disa viruse përfshi dhe koronavirusin, duke përdorur teknikën e zvogëlimit të pllakave virale.

Studiuesit e SARS-it (tjetër virus i llojeve të koronës që u përhap në fillim të viteve 2000, po në Kinë) i kishin kushtuar rëndësi të veçantë quercetin, një flavonol që gjendet në propolis, për shkak të faktit se ajo lidhje me vitaminën C dhe është parë si një frenues efektiv i aminopeptidazës. Në studimin e bërë Quercetin dhe derivatet e saj in vitro frenojnë proteoazën kryesore të SARS-CoV-1 dhe MERS- CoV. Ajo gjithashtu modelon Përgjigjen e Shpalosur të Proteinave (UPR- angl: unfolded protein response). Koronaviruset përdorin UPR për të përfunduar ciklin e tyre përsëritës, dhe quercetina mund të ketë efekte anti-koronavirus përmes modulimit të saj.

Megjithatë, propolisi i përket kurave natyrale, në raste të rralla priten efekte anësore të propolisit apo përbërësve të tij, veçanërisht reaksione alergjike. Prandaj kur përdoret në parandalimin apo trajtimin e COVID-19 duhet të merren parasysh reaksionet e mbindjeshmërisë

KONKLUZIONE

Viruse që shkaktojnë sëmundje të frymëmarrjes pushtojnë “strehuesin” e tyre përmes mukozës nazofaringeale, orogaringut apo trakesë. Aktualisht, nuk ka ilaçe antivirale apo vaksina specifike kundër infeksionit të SARS-CoV-2 për trajtim të mundshëm të njerëzve.

Thelbësore në menaxhimin e pandemisë COVID-19 do të ishte identifikimi i metodave të afta për të zvogëluar apo parandaluar kolonizimin, aderimin viral dhe promovimin e përhapjes së virusit në mukozat ose që kanë aftësinë për të inaktivuzar patogjenë dhe kështu zvogëlimin e virulencës dhe/ose rritje të përgjigjes imune.

Prandaj ky studim sugjeron që propolisi (ose përbërësit e tij) mund të përfaqësojnë një mundësi trajtimi me kosot të ulët që mund të veprojë si frenues i mundshëm i SARS-CoV-2 në zonën orofaringeale.

Propolisi duhet të studiohet si profilaksi në grupe me rrezik të lartë, siç janë individët në kontakt të ngushtë me pacientët e infektuar. Megjithatë do të dhet të bëhen studime të mëtejshme për vërtetimin e këtyre përbërjeve që në fakt janë testuar vetëm në in vitro./ MeMjekun.com

Burimi: Wiley Online Library

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

6 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

8 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago