Regjim ushqimor

REGJIMI USHQIMOR/ Çfarë është fleksitarizmi dhe përfitimet e tij

Keni dëgjuar ndonjëherë për fleksitarizmin? Mënyra vegjetariane apo vegane e jetesës është e njohur në shoqërinë tonë, por një grup në rritje janë personat që e shohin veten më fleksibël. Bëhet fjalë për një term që po përdoret së fundmi dhe ka të bëjë me një regjim ushqimor fleksibël.

ÇFARË ËSHTË FLEKSITARIZMI?

Fleksetarian quhen personat që ndjekin një regjim ushqimor vegjetarian, por që ndonjëherë konsumojnë dhe mish, peshk dhe fruta deti.

Regjimi ushqimor vegjetarian është shumë i përhapur, disa nga ata që përfaqësojnë këtë mënyrë jetese kalojnë më parë në fleksitarizëm. Me fjalë të tjera, zvogëlojnë konsumin e mishit në mënyrë graduale, deri në eliminimin e plotë të tij.

Kjo kategori përfshin dhe ata që nuk e duan mishin dhe e konsumojnë vetëm në raste speciale. Apo konsumojnë peshkun dhe frutat e detit, por jo mishin.

Shihet qartë që nuk kemi të bëjmë me një nëngrup të regjimit ushqimor vegjetarian. Këta të fundit në fakt, shpesh kanë arsye të forta etike për të mos ngrënë kafshë, në asnjë rrethanë. Ndërsa për fleksetarianët konsumi i mishit nuk është një shkelje e mënyrës së tyre të jetesës dhe nuk shoqërohet me ndjesinë e fajit.

PËRFITIMET E KËTIJ REGJIMI USHQIMOR

Disa studime sugjerojnë se një regjim ushqimor i bazuar në konsumin e frutave dhe perimeve është e shëndetshme për sa kohë që është e ekulibruar. Gjithashtu, përfitimet vijnë nga një zvogëlim i konsumit të ushqimeve industriale, të skuqura dhe substancave të dëmshme si alkooli apo cigarja.

Efektet pozitive

Sëmundjet kardiovaskulare janë një problem shëndetësor në të gjithë botën, por në mënyrë të veçantë në vendet e industrializuara, ku është shkaku kryesor i vdekjes. Shkak është grumbullimi i yndyrnave të ngopura dhe kolesterolit në arterie, lëndë ushqyese që janë të bollshme në ushqime si mishi i kuq dhe derivatet e tij.

Në këtë kuptim, studimi ka treguar se një model regjimi ushqimor i bazuar në fruta e perime, si fleksitarizmi, ndihmon në parandalimin e patologjive jo të transmetueshme. Përfitimt janë shpjeguar jo vetëm nga një zvogëlim i konsumit të yndyrnave jo të shëndetshme, por dhe nga fakti se ky regjim ushqimor është i pasur me antioksidantë e përbërje antiinflamatore në gjendje të përmirësojë shëndetin vaskular.

Lufton obezitetin dhe diabetin

Obeziteti dhe diabeti i tipit 2 janë sëmundje me origjinë metabolike që si faktor rreziku kanë dhe ushqimin e çrregullt. Sipas të dhënave, fleksitarizmi është i lidhur me një rrezik më të vogël që të vuash nga këto sëmundje.

Në veçanti, studimi nxjerr në pah se BMI (Indeksi i Masës Trupore) i atyre që ndjekin një regjim ushqimor vegjetarian apo fleksitarë hyjnë në parametra normale në një përqindje më të madhe se mishngrënësit. Një BMI në parametrat e duhur është një faktor mbrojtës ndaj sëmundjeve të ndryshme kronike që prek organet jetësore.

Parandalon sëmundjet intestinale

Sëmundja e Crohn dhe kanceri i zorrës së trashë janë të lidhura me një konsum të tepërt të mishit të kuq dhe ushqimeve me yndyrë. Regjimi ushqimor fleksitarizmit ka një veprim mbrojtës ndaj këtyre sëmundjeve.

Në të njëjtën mënyrë, konsumi i ushqimeve natyrale e mban në shëndet të plotë strukturën e aparatit tretës dhe mikrobiotën. Zvogëlohet rreziku i kandidozës së zorrëve dhe formimi i divertikulave.

Parandalon gurët në veshka e tëmth

Në përgjithësi konsumi i bollshëm i proteinave, sidomos me origjinë shtazore, nxit akumulimin e kalciumit, acidit urik dhe oksalik përmes urinë. Këto substanca kanë një rol të rëndësishme në shfaqjen e gurëve në veshka.

Bashkë me gurët në tëmth, ky çrregullim lidhet me një nivel më të madh të kolesterolit dhe yndyrnave jo të shëndetshme tipike të regjimit ushqimor me bazë mishin.

ÇFARË DUHET TË MBAJMË MEND

Fleksitarizmi ka avantazhe për shëndetin. Duke qenë se bëhet fjalë për një regjim ushqimor të bazuar në konsumin e produkteve bimore, marrja e fibrave, substancave antiinflamatore dhe antikosidantë është i lartë.

Duhet të theksojmë megjithatë se si çdo regjim ushqimor duhet të sigurojë një marrje të ekulibruar të ushqyesve dhe duhet të marrë parasysh nevojat e trupit të çdo personi. Kështu që para se të vendosni ta ndiqni, duhet të konsultoheni me një nutricionist./MeMjekun.com

Burim referues: Curtin University

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë duhet të konsumoni kur keni temperaturë?

A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…

1 month ago

LISTA/ Shënuesit e tumorit (tumor marker), si ti dallojmë për kë lloj bëhet fjalë?

Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…

1 month ago

Nga cikli menstrual tek kockat, ja pse gratë duhet të marrin magnez?

" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…

1 month ago

Llojet e varësisë, sa dhe cilat janë?

Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…

1 month ago

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

1 year ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

1 year ago