Mirëqenie

AKTIVITET FIZIK/ Katër ushtrime për të lehtësuar variçet

Ushtrimet fizike për të lehtësuar venat dhe variçet janë të plotësuese ndaj trajtimit që ju jep mjeku. Duhet të dini që jo të gjitha teknikat dhe intensiteti i ushtrimev fizike janë të përshtatshëm për të gjithë, aktiviteti fizik është një praktikë e rekomanduar për këtë çrregullim.

Nëse praktikohet vazhdimisht ky aktivitet fizik përmirëson qarkullimin e gjakut, lehtëson ndjesinë e ënjtjes dhe peshës, tre simptoma bezdisëse për ata që vuajnë nga venat e variçet.

Sigurisht që këto ushtrime nuk do e zhdukin variçen tërësisht, por janë në gjendje të lëhetësojnë simptomat dhe të parandalojnë bezidjset e tjera. Një rezultat i tillë nuk mund të arrihet me një jetë sedentare.

ÇFARË JANË VARIÇET?

Kapilarët dhe variçet janë një çrregullim i zakonshëm i qarkullimit të gjakut, sidomos tek gratë. Sipas asaj që thuhet në një artikull të BMJ Clinical Evidence, varricet gjenden në 40% të të rriturve.

Shkak është ndryshimi i funksionalitetit të valvulave të njëkahshme me pasojë humbjen e elasticitetit të mureve venoze. Prandaj, gjaku akumulohet në brendsi të venës duke shkaktuar atë ënjtjen karakteristike që ka variçja.

Disa faktorë si qëndrimi për një kohë të gjatë në të njëjtin pozicion, jeta sedentare, mbipesha apo shtatzënia janë origjinë e problemit.

Aktualisht ka lloje të ndryshme trajtimi, që nga ndryshim i stilit të jetës, përdorimi i çorapeve ngjeshëse, lazeri endovenoz, skleroterapia për injeksion, heqja me radiofrekuencë etj.

USHTRIMET FIZIKE PËR TË LEHTËSUAR VARIÇET

Theksojmë se këto ushtrime duhen bërë me kujdes. Një aktivitet i moderuar fizik dhe i rregullt ndihmon të luftoni inflamacionin dhe problemet e qarkullimit. Sidoqoftë një mbingarkesë e sforco shkakton dëme.

Specialistët e Center for Vein Restoration (CVR) rekomandjonë të zgjidhni veprimtari me ndikim të ulët fizik si këto që do flasim më poshtë:

Ecje, një nga ushtrimet më të mira për venat variçoze

Një nga faktorët që ndikon më shumë në shfaqjen e variçeve është stili i jetës sedentare. Duke qëndruar ulur për një kohë të gjatë apo nuk i lëvizni këmbët mjaftueshëm mund të shkaktojë probleme të qarkullimit, dhe me kohën të shfaqen kapilaret dhe variçet.

Ecja është një nga ushtrimet më të mira. Ajo ndihmon të shtirqen dhe forcohen muskujt e pulpës, duke nxitur qarkullimin e gjakut. Së dyti, ndikon në mbajtjen në formë të peshës, pa sforcuar shumë kyçet.

Dedikojini 30 miunta në ditë për pesë ditë në javë ecjes për të shijuar të gjitha përfitimet.

Lunges

Specialistët e Vein Treatment Clinic këshillojnë që të përfshini dhe Lunges (fjalë anglisht) Ky ushtrim i vë në punë muskujt e pjesës së pasme të trupit, në veçanti këmbët dhe pulpat për të përmirësuar qarkullimin.

Lunges është ushtrimi ku bëni një hap para e më pas përkulni njërin gju. Gjyri duhet të jetë në të njëjtën vijë me kaviljen. Zgjasni këmbën dhe kthehuni në pozicionin fillestar. Përsëriteni ushtrimin me këmbën tjetër dhe bëni 10-12 ushtrime për secilën këmbë.

Lëvizjet rrethore

Një nga ushtrimet e tjera të këshilluara për variçet është ajo e lëvizjeve rrethore me këmbët e ngritura. Mbështesni shpinën në dysheme dhe ngrini njërën këmbë duke formuar një kënd rreth 45 gradë. Në këtë pikë rrotulloni këmbën duke ndjekur lëvizje rrethore në sensin orar. Bëni 20-25 përsëritje dhe bëjeni ushtrimin dhe me këmbën tjetër.

Pedalimi

Pedalimi apo nxitja e kësaj lloj lëvizjeje është një alternativë interesante. Sigurisht ky ushtrim mund të bëhet si me ndihmën e biçikletës dhe të një biçiklete stërvitjeje, apo në rastin e simulimit me kurrizin mbështetur në tokë dhe këmbët e ngritura duke bërë sikur po pedaloni.

USHTRIMET FAVORIZOJNË MIREQËNIEN

Ushtrimet për të lehtësuar variçet janë të nevojshme qoftë për parandalimin dhe për trajtimin e këtij problemi. Megjithatë vetëm ato nuk janë të mjaftueshme. E rëndësishme është përmirësimi i stili të jetesës dhe konsultimi me mjekun që njeh të gjitha mundësitë e trajtimit. /MeMjekun.com

Burimi referues: Center for Vein Restoration

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë duhet të konsumoni kur keni temperaturë?

A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…

1 month ago

LISTA/ Shënuesit e tumorit (tumor marker), si ti dallojmë për kë lloj bëhet fjalë?

Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…

1 month ago

Nga cikli menstrual tek kockat, ja pse gratë duhet të marrin magnez?

" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…

1 month ago

Llojet e varësisë, sa dhe cilat janë?

Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…

1 month ago

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

1 year ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

1 year ago