Sëmundje infektive

Meningitet/ Çfarë duhet të dimë

Meningitet janë infeksion i cipave të trurit, si pasojë e disa bakterieve që ndodhen në faring (fyt).
Shkaktaret janë :
1-disa mikrobe (meningokoku, streptokoku, pneumokoku, enterococu etj). Por meningitet mund të vijnë edhe si komplikacion i një Infeksioni diarreik, salmonela, dizanteria, Escherischia Coli etj. Në kushte të imunitetit të dobësuar infeksioni kalon në gjak dhe prek meninget në mënyrë sekondare.
2- viruset e ndryshme por më shpesh virusi i gripit.
Rruga e përhapjes është me spërklat e pështymës.  Në epidemiologjinë e sëmundjes ndikon jeta kolektive, kopshte, shkolla konvikte, ndikon edhe stina e ftohtë dhe e lagësht.
Shenjat janë temperaturë e lartë, të vjella dhimbje koke, irritim nga ambientet e ndriçuara, letargji, ethe, turbullime të ndërgjegjes, konvulsione rrallë herë.
Tek fëmijët 0-1 vjeç vihet re fontanela e bombuar.
Gjëndje të tilla janë urgjencë mjekësore dhe duhen dërguar menjëherë në spital për trajtime intensive.
Meningitet me shkaktar viruset kanë ecuri të mirë. Shërohen pas 2-3 javësh pa lënë asnjë pasojë.
Komplikacioni më i rëndë, që mund të shkaktojë meningokoku është Sepsisi ( meningokoksemia).
Mikrobi kalon nga fyti në gjak duke dhënë një gjendje toksike me dëmtim të kapilarëve në organet e brendshme,
Çfaqje në lëkurë të njollave të vogla në ngjyrë vishnje në mavi.
Këto njolla shtohen shumë shpejt. Nuk kruhen, nuk dhembin.
Këto komplikacione janë shumë të rralla dhe prekin ato persona që kanë sëmundje të tjera kronike ose imunitet të dobësuar.
Parandalimi: Mbi moshën 2 vjeç aplikohet vaksina 4 valente  ndaj meningokokut.
Personat e kontaktit mjekohen me antibiotik për 7 ditë.
Në Shqipëri është konstatuar si shkaktar  më i shpeshtë pneumokoku. Prandaj futja në skemën e vaksinimit të detyrueshëm për pneumokokun e ka ulur ndjeshëm këtë infeksion.
Artikull nga dr. Zerina Sheme
MeMjekun

Recent Posts

Studimi i ri/ Nivelet mesatare të testosteronit tek burrat janë përgjysmuar në 50 vitet e fundit

Nivelet mesatare të testosteronit tek burrat janë përgjysmuar gjatë 50 viteve të fundit, sipas shkencëtarëve,…

3 days ago

Dermatologji estetike/ Llojet e fillerave, çfarë janë? Karakteristikat dhe dallimet

Fillerat janë substanca të injektueshme (në indin nënlëkuror ose në dermën e thellë) që përdoren…

7 days ago

Ushqimet që lehtësojnë Sindromën Paramenstruale

Sindroma Paramenstruale (PMS) prek 20 deri në 50% të grave në moshë riprodhuese, dhe 5%…

1 week ago

Çfarë është kafja dekafeinato, nuk dëmton mëlçinë por ja çfarë të kemi kujdes

Kafeja pa kafeinë bëhet nga kokrra kafeje të përpunuara për të ulur nivelet e kafeinës…

1 week ago

Çfarë duhet të bëni nëse ka kandil në det? Udhëzues nëse ju pickojnë

Përballja me kandil deti është një nga 'fatkeqësitë' më të zakonshme të verës. Në vitet…

2 weeks ago

Lëkura, si shfaqen lythat (verrucae) në pishinë?

Lythat e pishinës janë rritje beninje të lëkurës të shkaktuara nga papillomavirusi njerëzor (HPV). Mjedisi…

3 weeks ago