Okulistike

Shëndeti i syrit: 10 zakonet më të mira për sy të shëndetshëm

Thonë qe sytë janë pasqyra e shpirtit. Ne nuk e dimë nëse është e vërtetë, por ajo që dimë është se të kesh sy të shëndetshëm – shikim të mirë dhe sy të pastër, pa dhimbje apo simptoma të tjera – janë thelbësore për  shëndetin dhe mirëqenien tuaj. Megjithëse shumë njerëz fillojnë të zhvillojnë sëmundje të syve në moshën e mesme, simptomat e tyre mund të mos shfaqen deri më vonë, kur gjendja është më e avancuar dhe më e vështirë për tu trajtuar.

 

Në fakt, disa njerëz mund të mos e kuptojnë se kanë një problem shikimi derisa mjeku i tyre i syve ta zbulojë atë gjatë një ekzaminimi rutinë ose një ekzaminimi gjithëpërfshirës të syrit të zgjeruar, i cili  kontrollon retinën tuaj, nervin optik, presionin e syve etj. Rreziku për zhvillimin e një sëmundje të syrit rritet me moshën. Por faktorë të tjerë mund të rrisin shanset tuaja për të përjetuar probleme të shikimit në të ardhmen.

 

Për shembull, njerëzit me një histori familjare të glaukomës mund të kenë një rrezik më të lartë të zhvillimit të sëmundjes. Dhe njerëzit që kanë diabet mund të zhvillojnë një gjendje të quajtur retinopati diabetike, e cila  mund të dëmtojë retinen e tyre. Ekspertët vlerësojnë se gati gjysma e humbjes së shikimit dhe verbërisë mund të parandalohet duke zbuluar sëmundje të syve dhe duke i trajtuar ato sa më shpejt të jetë e mundur.

 

Dhjetë zakonet më të mira për sy të shëndetshëm

 

  1. Jini të vemendshëm për sytë. Shkoni tek okulisti juaj nëse vëreni një ndryshim në shikimin tuaj ose keni ndonjë shqetësim në lidhje me shëndetin e syve. Okulisti mund të vlerësojë simptomat tuaja dhe të te këshillojë  për hapat e ardhshëm.
  1. Ushqehuni mire për shikim të mirë. Të hash një dietë të pasur me fruta dhe perime, peshk, arra dhe vajra, të gjitha mund të ndihmojnë në mbrojtjen e shikimit tuaj.
  1. Shikoni peshën tuaj. Mbajtja e një peshe të shëndetshme mund të ndihmojë në mbrojtjen kundër semundjeve të tilla si degjenerimi makular i lidhur me moshën (AMD)dhe Glaukoma.
  1. Bëhuni aktiv. Të qenit fizikisht aktiv ka treguar uljen e rrezikut te dëmtimit të shikimit me 58% kundrejt dikujt me një mënyrë jetese me të ulur.
  1. Lini duhanin. Duhanpirësit kanë deri në katër herë më shumë gjasa të humbin shikimin sesa dikush që nuk ka pirë kurrë duhan.
  1. Vini Syze dielli. Vini një palë syze dielli sa herë që Indeksi UV rritet në tre ose më shumë për të minimizuar rrezikun e zhvillimit të semundjeve të tilla si kataraktet dhe degjenerimi makular.
  1. Dilni jashtë. Kalimi i kohës në natyrë mund t’i japë syve tuaj një nxitje dhe të zvogëlojë rrezikun e miopise. Dy orë lojë në natyrë mendohet se është e dobishme për fëmijët.
  1. Bëhuni te zgjuar në ekran. 90% e njerezve përjetojmë lodhje në ekran – sy të lodhur ose të irrituar, shikim të paqartë, dhimbje koke dhe perceptim të dobët të ngjyrës.Shmangni lodhjen e syve duke ndjekur rregullin  20-20-20, veçanërisht nëse jeni duke përdorur një kompjuter për periudha të gjata kohore. Shikoni 20 metra para jush çdo 20 minuta për 20 sekonda.
  1. Vishni syzet e sigurisë. Gjithmonë mbani syze sigurie me cilësi të mirë kur bëni punë nëpër shtëpi.
  1. Produktet e make-up. Mikrobet mund të mblidhen në paletat dhe furçat tuaja të make- up dhe të shkaktojnë infeksione dhe acarime të syve. Sigurohuni që të lani rregullisht të gjitha furçat dhe sfungjerët dhe t’i përmbaheni ‘periudhës pas hapjes’ (POA) në produktet tuaja kozmetike.

Nga prof. Asc. Arjeta Grezda   – Oftalmo –kirurge pranë Shërbimit Okulistik, Spitali Francez, QSUNT

 

Burimi: QSUT

MeMjekun

Share
Published by
MeMjekun

Recent Posts

PSIKOLOGJI/ Vetërregullimi i emocioneve, të heshtësh kur ke shumë për të thënë

Teoria e Vetëvendosjes njihet ndërkombëtarisht si SDT, pra procesi i rregullimit integrues të emocioneve. SDT…

1 week ago

Çfarë është Hepatiti B? Këshilla për parandalimin dhe trajtimin

Hepatiti B është një infeksion serioz i mëlçisë i shkaktuar nga virusi i hepatitit B…

2 weeks ago

Depresioni tek adoleshentët, si ta njohim dhe të ndihmojmë?

Depresioni tek adoleshentët (mosha 13-17 vjeç) është një çrregullim serioz shëndetësor. Është më shumë sesa…

2 weeks ago

Qeset poshtë syve, pse krijohen dhe si trajtohen?

Qeset nën sy janë enjtje e lehtë dhe zakonisht janë një shqetësim kozmetik dhe rrallë…

2 weeks ago

Keni dëgjuar për “koktejlin e Kortizolit”, pija që redukton stresin

Nëse ndiqni përmbajtje ushqyese në TikTok ose platforma të tjera të mediave sociale, mund të…

3 weeks ago

Gurët e tëmthit, çfarë duhet të dimë?

Fshikëza e tëmthit ndodhet në anën e djathtë të barkut, poshtë mëlçisë. Është një organ…

3 weeks ago