Thonë qe sytë janë pasqyra e shpirtit. Ne nuk e dimë nëse është e vërtetë, por ajo që dimë është se të kesh sy të shëndetshëm – shikim të mirë dhe sy të pastër, pa dhimbje apo simptoma të tjera – janë thelbësore për shëndetin dhe mirëqenien tuaj. Megjithëse shumë njerëz fillojnë të zhvillojnë sëmundje të syve në moshën e mesme, simptomat e tyre mund të mos shfaqen deri më vonë, kur gjendja është më e avancuar dhe më e vështirë për tu trajtuar.
Në fakt, disa njerëz mund të mos e kuptojnë se kanë një problem shikimi derisa mjeku i tyre i syve ta zbulojë atë gjatë një ekzaminimi rutinë ose një ekzaminimi gjithëpërfshirës të syrit të zgjeruar, i cili kontrollon retinën tuaj, nervin optik, presionin e syve etj. Rreziku për zhvillimin e një sëmundje të syrit rritet me moshën. Por faktorë të tjerë mund të rrisin shanset tuaja për të përjetuar probleme të shikimit në të ardhmen.
Për shembull, njerëzit me një histori familjare të glaukomës mund të kenë një rrezik më të lartë të zhvillimit të sëmundjes. Dhe njerëzit që kanë diabet mund të zhvillojnë një gjendje të quajtur retinopati diabetike, e cila mund të dëmtojë retinen e tyre. Ekspertët vlerësojnë se gati gjysma e humbjes së shikimit dhe verbërisë mund të parandalohet duke zbuluar sëmundje të syve dhe duke i trajtuar ato sa më shpejt të jetë e mundur.
Nga prof. Asc. Arjeta Grezda – Oftalmo –kirurge pranë Shërbimit Okulistik, Spitali Francez, QSUNT
Burimi: QSUT
Nivelet mesatare të testosteronit tek burrat janë përgjysmuar gjatë 50 viteve të fundit, sipas shkencëtarëve,…
Fillerat janë substanca të injektueshme (në indin nënlëkuror ose në dermën e thellë) që përdoren…
Sindroma Paramenstruale (PMS) prek 20 deri në 50% të grave në moshë riprodhuese, dhe 5%…
Kafeja pa kafeinë bëhet nga kokrra kafeje të përpunuara për të ulur nivelet e kafeinës…
Përballja me kandil deti është një nga 'fatkeqësitë' më të zakonshme të verës. Në vitet…
Lythat e pishinës janë rritje beninje të lëkurës të shkaktuara nga papillomavirusi njerëzor (HPV). Mjedisi…