Nena dhe Femija

Nëna dhe fëmija/ Ragadet, çarjet e thithave të gjirit

Një nga problemet e ushqyerjes me gji është dhimbja e thithkave. Ndjeshmëria e thithkave është e zakonshme në javën e parë të ushqyerjes me gji.

Ragadet janë çarje që mund të shfaqen në zonën e thithës së gjirit si edhe në areolë duke e bërë proçesin e gjidhënies shumë të dhimbshëm.

SHKAQET

1- lëkura e nënës mund të jetë e thatë, delikate.
2- kapja jo e mirë e fëmijës; 3- gjendja e thithës e plasaritur
4- përdorimi i reçipetave shumë të shtërnguara.

KESHILLA

Është shumë e rëndësishme që gruaja
• të lajë duart para gjidhënies;
• Ta lagë gjirin me qumësht nga gjiri i saj tek thithat ;
• Të përdorë një krem me përmbajtje lanoline kur ja rekomandon mjeku;
• Të ketë kujdes me mënyrën e vendosjes në gji;
• T’i japë në fillim fëmijës gjirin që është më pak i dhimbshëm;
• Të përdorë koka silikoni ose argjendi;
• Të ajrosë sa më shpesh gjinjtë.
• Mbajeni gjoksin midis gishtit tuaj dhe gishtit tregues në areola, zonën e errët rreth një centimetër lart dhe poshtë daljes, me qëllim që të lehtësoni dhimbjen kur e shkëput fëmijën nga gjiri.
Disa femra mund të kenë një thithkë të futur brenda. Shkalla e inversionit mund të ndryshojë nga e lehtë në të rënda. Mjeku juaj do të jetë në gjendje të ju tregojë nëse thithkat tuaja janë të futura brenda ose të sheshta.

MJEKIMI

Në bazë të gradës së dëmtimit mjeku ose farmacisti juaj mund tju rekomandojë një pomadë me bazë acid hialuronik, e cila ka veti të mira regjeneruese.

Lyhet pjesa e dëmtuar 2 herë në ditë. Para se ta vendosni fëmijën në gji e pastroni vendin me një napë me ujë të vakët.

Ndjeshmëria e thithkave gjatë ushqyerjes me gji është normale, por dhimbja jo. Thithat e lënduara janë një nga arsyet kryesore që nënat ndalojnë ushqyerjen me gji, gjë e cila do të ndikonte tek mbarëvajtja e fëmijës.

PARANDALIMI

• Vlerësimi i hershëm dhe trajtimi i dhimbjes së thithit është shumë i rëndësishëm.
• Mësoni si të parandaloni dhe trajtoni thithkat e dhimbshme. Ky informacion u jepet të gjitha bëmave nga personeli i konsultorit.
• Shmangni sapunet për larjen e gjirit, sepse e than më shumë lëkurën.
• Përdorni jastëkët infermierorë të pambukut që mund të shmangni tërheqjen e thithkave.
• Ushqimi i lehonës duhet të jetë me përmbajtje në perime jeshile ( të pasur me vitaminë K) dhe fruta të përditshme, me qëllim që të sigurohet një metabolizëm i balancuar.
Ka një lidhje në disa raste : nëse nëna vuan nga hemoroidet, ose mungesa e hekurit, ajo është e predispozuar edhe ndaj ragadeve të gjirit.

Mos harroni të vendosni gishtin tuaj në cep të gojës së foshnjës përmes buzëve dhe mishit të dhëmbëve për ta hequr foshnjën nga gjiri.

Ushqyerja në pozicione të ndryshme mund të lehtësojë dhimbjen.

Provoni së pari ta ushqeni fëmijën, me gjoksin më pak të lënduar për të pushuar anën tjetër. Në këtë mënyrë shmangni infektimin e gjirit. (Mastiti)

Nëse keni vështirësi për ta vënë fëmijën në gji , shtrydheni gjoksin tuaj në të njëjtin orar siç ushqehet fëmija juaj , për të ruajtur furnizimin tuaj me qumësht.

Artikull nga dr. Zerina Sheme

MeMjekun

Recent Posts

PSIKOLOGJI/ Vetërregullimi i emocioneve, të heshtësh kur ke shumë për të thënë

Teoria e Vetëvendosjes njihet ndërkombëtarisht si SDT, pra procesi i rregullimit integrues të emocioneve. SDT…

1 week ago

Çfarë është Hepatiti B? Këshilla për parandalimin dhe trajtimin

Hepatiti B është një infeksion serioz i mëlçisë i shkaktuar nga virusi i hepatitit B…

2 weeks ago

Depresioni tek adoleshentët, si ta njohim dhe të ndihmojmë?

Depresioni tek adoleshentët (mosha 13-17 vjeç) është një çrregullim serioz shëndetësor. Është më shumë sesa…

2 weeks ago

Qeset poshtë syve, pse krijohen dhe si trajtohen?

Qeset nën sy janë enjtje e lehtë dhe zakonisht janë një shqetësim kozmetik dhe rrallë…

2 weeks ago

Keni dëgjuar për “koktejlin e Kortizolit”, pija që redukton stresin

Nëse ndiqni përmbajtje ushqyese në TikTok ose platforma të tjera të mediave sociale, mund të…

2 weeks ago

Gurët e tëmthit, çfarë duhet të dimë?

Fshikëza e tëmthit ndodhet në anën e djathtë të barkut, poshtë mëlçisë. Është një organ…

3 weeks ago