Azitromicina është një antibiotik gjysëm sintetik i grupit të Makrolideve, ( Eritromycinës) me spektër të gjerë veprimi.
Formula: C38H72N2O12
Frenon sintezën e proteinave të bakterieve duke u lidhur tek ribozomet Nuk i vret bakteriet por ndalon shumëzimin e tyre.
Vepron mirë ndaj Mykoplazma pneumonia.
Vepron pak ndaj disa viruseve duke ndërprerë shumëzimin.
Në vitin 2017, azitromicina ishte antibiotiku i dytë më i përshkruar në SHBA, Suedi etj.
FARMAKOKINETIKA
Përqëndrimi maksimal pas marrjes së një doze arrihet pas 2-3 orësh.
Ushqimi e zvogëlon përthithjen për 50%.
Azitromicina lidhet pak për proteinat e plazmës, prej 12-50%, megjithatë kalon shpejt në inde.
Përqëndrimi mesatar në inde arrihet 12-24 orë pas aplikimit të dozës prej 500 mg.
Karakteristika unike e azitromicinës është grumbullimi në makrofaget që e transportojnë në vatrën e inflamacionit,
Prandaj përqëndrimet në indet e sëmura janë disa herë më të larta se në indet e shëndosha.
Gjysëmkoha e eliminimit nga indet është 68 orë, prandaj përqëndrimet terapeutike në to mbahen 5-7 ditë pasi të ndërpritet marrja e ilaçit.
Azitromicina metabolizohet kryesisht në mëlçi , pastaj jashtëqitet nëpërmjet tëmthit dhe feçes, dhe vetëm rreth 6% sekretohet i pandryshuar me urinë.
Për lexuesin e gjerë ky fakt do të thotë që përdoret me kujdes tek ato të sëmurë që kanë probleme me mëlçinë.
KUR PERDORET?
Azitromycina përdoret vetëm nga goja:
është indikuar në rastin e një numri të madh infeksionesh te të rriturit dhe te fëmijët.
Të rriturit:
Riakutizime bakteriale të bronkitit kronik dhe sëmundjes obstruktive të mushkërive.
Pneumoni bakteriale e marrë në komunitet, nëse terapia nga goja është e përshtatshme.
Pneumoni atipike.
Faringiti, tonsiliti, si terapi alternative e rendit të parë.
Infeksione të pakomplikuara të lëkurës dhe indeve të buta: impetigo, erizipela, piodermi sekondare, ekzema, Erythema migrans
Ulçer gjenitale (shankri) te meshkujt.
Fëmijët:
Otitis media akut.
Pneumoni bakteriale e marrë në komunitet,
Infeksionet e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, si terapi alternative, kur ilaçet e tjera bëjnë alergji ose kanë fituar rezistencë mikrobik
Dozimi i shurupit Azitromicine te fëmijët:
Suspension 100mg/5ml
Suspension 200mg/5ml
Ditën e parë doza llogaritet 8mg/kg peshë , vetëm një marrje në ditë. Jepet 2 orë larg ushqimit.
4 ditët e tjera përgjysmohet doza në 4 mg/kg peshë trupore, për të mos shkaktuar efekte të padëshirueshëm e tek të vegjlit.
Në flakonin me lëndë te thatë duhet të shtohen 14 ml ujë të distiluar dhe të tundet mirë.
Mjekimi për të rritur llogaritet vetëm tre ditë nga 500 mg në ditë, dy orë larg ushqimit.
EFEKTET E PADESHIRUARA TE AZITROMICINËS
Çrregullimet gastrointestinale qe varen nga doza janë më të shpeshtat dhe shfaqen me diarre, dhimbje barku, të përziera dhe të vjella (vijnë në rënie).
Dhimbja e kokës dhe marrje mendësh mund të konsiderohen si reaksione të rralla dhe jospecifike.
Reaksione alergjike të llojeve të ndryshme: (kruarje, urtikarie,skuqje,dermatit) nuk janë të rralla, ndërsa janë përshkruar edhe reaksionet më të rënda si angioedema, anafilaksa dhe dermatoza të rënda alergjike si sindromi i Stevens-Johnson. janë shumë të rralla por të mundshme,
Ato mund të paraqiten edhe pas disa ditësh
të ndërprerjes së terapisë me azitromicinë, prandaj për këtë duhet pasur kujdes të veçantë dhe të paralajmërohet pacienti.
Analizat laboratorike mund të tregojnë rritje kalimtare të nivelit, të kreatinin fosfokinazës dhe transaminazave të mëlçisë, por vlerat kthehen në normale brenda 2-3 javësh.
Rrallë mund te shfaqen leukopeni, neutropeni, trombocitopeni, rritje e fosfatazës alkaline, bilirubines, uresë, kreatininës, glicemisë, LDH dhe fosfateve;
Ato janë të kthyeshme.
Kujdes duhet treguar tek pacientët me sëmundje të zemrës.
KUNDËRINDIKIMET
Mbindjeshmëria e njohur ndaj azitromicinës ose ndaj cilido antibiotik Makrolideve.
Nuk duhet t’iu jepen shtatëzënave dhe grave që japin gji.
Me paraqitjen e çfarëdo reaksioni alergjik duhet ndërprerë mjekimi.
Mjekët duhet të jenë të vetëdijshëm se reaksionet alergjike mund të paraqiten edhe pas ndërprerjes së terapisë me azitromicinë.
Në terapinë e pneumonisë azitromicina eshtë e përshtatshme vetëm për rastet më të lehta, qe nuk kërkojnë mjekim venoz.
Ky mjekim nuk jep efekt në pacientë me probleme shëndetësore serioze ,të imunitetit, sëmundje të zemrës, të mëlçisë etj.
• Koliti Pseudomembranoz
Kjo duhet marrë parasysh tek pacientët, të cilët pas terapisë mund të kenë diarre, dhe të merren masa përkatëse.
NDËRVEPRIMET
• Ushqimi e zvogëlon përthithjen e azitromicinës deri 50%, prandaj këto preparate nuk duhet të merren gjatë ngrënies, por 1 orë para ose 2 orë pas ngrënies.
• Antacidet që përmbajnë alumin dhe magnez e zvogëlojnë shpejtësinë e përthithjes.
• Makrolidet e theksojnë veprimin antikoagulant të varfarinës, megjithate edhe pse nuk ka të dhëna konkrete për azitromicinën, duhet përforcuar kontrollin i pacientëve që njëkohësisht marrin azitromicinë dhe antikoagulantë për përdorim nga goja.
Duhen patur parasysh këto bashkëveprime të mundshme të azitromicinës dhe barnave të tjerë:
• Digoksin — rritje e nivelit të digoksinës në plazmë.
• Ergotamin dhe alkaloidë të tjerë — toksicitet akut,
Shkakton ngushtim të fuqishëm të enëve të gjakut dhe tension të lartë. me vazospazmë dhe çrregullime të ndjeshmërisë, mpirje, fotofobi, etj.
•Rritje e nivelit në plazmë e karbamazepinës, terfenadinës, ciklosporinave, heksobarbitonit dhe fenitoinës.
Këto bashkëveprime duhet marrë parasysh.
MËNYRA E RUAJTJES
KapsuIat dhe tabletat e veshura me film: të ruhen në temperaturë prej 15-25°C, të mbrojtura nga drita dhe lagështia.
Flakonet me substancën e thatë duhet të ruhen në temperaturë prej 15-25° C, të mbrojtura nga drita dhe lagështia.
Sirupi i përgatitur është i qëndrueshëm në temperaturën e dhomës për 5 ditë.
Bari të ruhet në vend ku nuk mund ta arrijnë fëmijët.
Bari nuk duhet të përdoret pas datës së shënuar në paketim.
Tregtohet me emra të ndryshëm tregtarë e amballazhuar në
kuti me 6 kapsula të forta nga 250 mg.
Kuti me 3 tableta me film nga 500 mg.
Flakon me lëndë të thatë: për përgatitje të 20 ml – pluhur për surup nga goja(100 mg/5 ml)
Në flakon të shtohen 16 ml ujë i distiluar.
Artikull nga dr. Zerina Sheme
A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…
Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…
" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…
Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…
E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…
Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…