Stina e pranverës shoqërohet me ciklin e shumëzimit të parazitëve të zorrëve, mjaft të përhapura kudo në botë. I gjejmë në organizëm në formën e vezëve, larvave dhe krimbave të rritur.
Ndër sëmundjet parazitare serioze përmendim
• Malarjen,
• Tokzoplazmozën,
• Leishmaniozën.
Sot do të përshkruajmë një grup ilaçesh që mjekojnë krimbat e zorrëve.
Lexo edhe- Parazitët e zorrëve, infeksionet që prekin më shpesh fëmijët
Pas çdo urtikarie ose alergjie duhet të na shkojë mendja tek analiza e feçes për parazitë.
Tek fëmijët, duhet bërë një mjekim me ilaçe atiparazitare, edhe nëse nuk gjenden vezë në analizën e feçes, por shenjat klinike përkojnë me ato të parazitëve.
1- Mebendasol 100mg.
Tregtohet në formë tabletash ose sirupi me të njejtin dozë. ( Vermox ):
Mebendazoli është një bar antihelmintik me spektër të gjerë, i grupit benzimidazol. Mebendasol hyri në përdorim në 1971, pasi u zhvillua nga Janssen Pharmaceutica në Belgjikë. Është në Listën e Barnave Thelbësore të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Mebendazoli është në dispozicion si një ilaç gjenerik.
Mebendazoli është një antihelmintik shumë i efektshëm, me spektër të gjerë , zakonisht tolerohet mirë.
Kur përdoret:
– për trajtimin e nematodave, duke përfshirë krimbat e rrumbullakët ( Askaride, oksiure)
– krimbat me flagel, si psh Lamblia
– të trikinozës përpara se të përhapet në indet përtej traktit tretës.
– Tek strongiloidoza që rritet kryesisht në duoden.
– Në fazën intestinale të Cysticercosis ( tenia nanna, taenia saginata)
Mebendazoli përdoret vetëm në ata me infektime të lehta deri të moderuara. Vret parazitët relativisht ngadalë dhe në ata me infektime shumë të rënda, mund të bëjë që disa parazitë të migrojnë jashtë sistemit të tretjes.
Efektet anësore:
të zakonshme ; përfshijnë dhimbje koke,
të vjella dhe
zhurmë në veshë.
Nëse përdoret në doza të mëdha mund të shkaktojë probleme me rruazat e gjakut.
Mebendazole nuk përdoret në shtatzëni.
Nuk dihet nëse mund të kalojë me gji.
Dozat:
Për fëmijë nga 2 -6vjeç jepet në formë sirupi 20mg/ml. Nga 2, 5 ml në ditë për tre ditë.
Nga moshën 6-12 vjeç llogarisim dozën 100 mg, një herë në ditë.
Mjekimi zgjat tre ditë .
Të rriturit 200 mg në ditë, e ndarë në dy marrje, për tre ditë
Mebendazoli dhe antithelmetikët e tjerë të benzimidazolit janë aktivë kundër fazave larvore dhe parazitëve të rritur të nematodave.
Në rastin e dytë vrasin edhe vezët. Paraliza dhe vdekja e parazitëve ndodh ngadalë, dhe eliminimi në feçe mund të kërkojë disa ditë.
2 – Albendasol 400 mg
Ky ilaç është më i fortë, prandaj jepet vetëm një ditë, si dozë e vetme ose për tre ditë radhazi nga 200 mg në ditë.
3- Shurup Helmintox 125 mg/2.5 ml.
Tregtohet në flakone 30 ml.
Tableta =250 mg.
( Pirantel pamoato)
Tek fëmijët 1 vjeç e lart në formë sirupi.
Llogaritet 10 mg/kg peshë në ditë. Jepet një dozë e vetme me intervale 10 ditë diferencë me njëra tjetrën. Gjithsej tre doza . Jepen pas ushqimit. Është 100% i efektshëm në oksiuret, të cilat prekin shumë shpesh moshat fëminore.
4- Metronidasol ( Flagyl):
Përdoret në Infeksionet nga Lamblia. Jepet 15 mg/kg peshë trupore. Për 5 ditë, e fraksionuar në tre marrje në ditë , pas ushqimit.
Tek të rriturit jepet me tableta 250 mg, tre herë në ditë, jo më shumë se 5 ditë
Studiuesit konkludojmë se terapia e kombinuar që përfshin metronidazol dhe mebendazol duhet të shmanget, për shkak të rritjes së rrezikut të SJS
( Sindroma Stevens Jonson). Dozat më të larta të metronidazolit treguan se rrisin rrezikun e reaksioneve të rënda anësore kutane.
5- Piperazina
paralizon parazitët, duke bërë që ato të kalojnë në jashtëqitje.
Përdoret gjithashtu rrallë në trajtimin e ekinokokozës cistike, e njohur gjithashtu si sëmundja e qenit.
Rezistenca po bëhet gjithnjë e më shumë problem me disa ilaçe antiparazitare.
Ka mite të zakonshme se sëmundje të caktuara parazitare shkaktohen nga higjiena e dobët dhe mund të parandalohen ose trajtohen vetëm duke përmirësuar pastërtinë personale. Këto janë vetëm mite. Ilaçet janë në dispozicion për të trajtuar infeksionet parazitare.
Mund të ketë variacione në trajtim, që pediatri juaj mund të rekomandojë. Kjo varet nga lloji i parazitit.
Artikull nga dr. Zerina Sheme
A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…
Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…
" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…
Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…
E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…
Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…