Sëmundje infektive

Vaksinat anti-COVID/ Të gjitha pyetjet dhe përgjigjet që mund të keni

Ndërsa procesi i vaksinimit vazhdon, ju mund të keni shumë pyetje në lidhje me vaksinat. Më poshtë janë disa nga përgjigjet e pyetjeve më të shpeshta që bëhen.

Sa efektive janë vaksinat?

Studimi më i fundit mbi efektin e vaksinave nga Shëndeti Publik Angli (PHE) tregoi se vaksinat ofrojnë një nivel të lartë të mbrojtjes, ato zvogëlojnë rrezikun e prekjes nga Covid, zvogëlojnë numrin e njerëzve që preken rëndë apo vdesin për shkak të koronavirusit. Doza e parë e vaksinës ofron një nivel të lartë mbrojtjeje, por që mbrojtja të zgjasë më shumë duhen dy doza.

Të dhënat e PHE tregojnë se të dy vaksinat Pfizer dhe AstraZeneca janë shumë efektive në zvogëlimin e infeksioneve Covid te njerëzit mbi 70 vjeç e lart, informon abcnews.al.

Që nga janari, mbrojtja kundër Covid simptomatik, katër javë pas dozës së parë Pfizer, varionte midis 57% dhe 61%, dhe midis 60% dhe 73% për vaksinën AstraZeneca.

Si funksionon vaksina?

Vaksina Pfizer përdor një pjesë të kodit gjenetik të virusit që referohet si mARN”, shpjegoi Dr Raghib Ali, një bashkëpunëtor i lartë i kërkimit klinik në Universitetin e Kembrixhit. “Vaksina nuk ndryshon ADN-në tuaj, por bën trupin për të prodhojë një proteinë spike. Kështu sistemi imunitar do të prodhojë antitrupa dhe qeliza T që do të aktivizohen nëse prekeni nga koronavirusi. Pra, nëse merrni vaksinën do të thotë se trupi juaj prodhon një përgjigje imunitare shumë të fortë që e mund virusin”.

Unë e kam kaluar Covidin, kështu që kam edhe antitrupa. Pse duhet të vaksinohem?

“Është e vërtetë që pasi keni kaluar Covidin, keni një shkallë mbrojtjeje, por me marrjen e vaksinës, shkalla është më e lartë, veçanërisht nëse keni injektuar të dy dozat. Kjo do ju japë një mbrojtje edhe kundër varianteve të reja”, tha Dr. Ali, informon abcnews.al.

Unë jam i ri dhe në formë, pse duhet të vaksinohem? Nuk duhet të pres të infektohem fillimisht?

E para, është e vërtetë që shumica dërrmuese e njerëzve që kanë vdekur nga Covid kanë qenë mbi 60 vjeç, por në mesin e tyre kanë qenë edhe pacientë të  moshave 20, 30, 40 dhe 50. Kjo nuk është një sëmundje që prek vetëm njerëzit e moshuar.

E dyta, të rinjtë janë njësoj të rrezikuar, dhe mund ‘ju lërë me simptoma për javë ose muaj. 1 në 5 persona kanë simptoma pas 5, 10 ose 12 javësh. Disa nga këto simptoma mund t’ju lënë me lodhje ekstreme, dhimbje koke, marrje fryme, të cilat ju pengojnë të zhvilloni aktivitetet tuaja të përditshme.

E treta,  është të zvogëlohet rreziku i transmetimit të sëmundjes te të afërmit me të cilët jetoni.

A janë vaksinat efektive kundër varianteve të reja?

“Gjithçka që kemi parë deri më tani thotë se ato ndoshta janë, me gjasë në një shkallë më ndryshe”, tha Dr Nikki Kanani, një mjeke me bazë në Londër dhe drejtoreshë e kujdesit parësor për NHS England dhe NHS Improvement.

“Ajo që me të vërtet kemi të qartë për vaksinat që po përdoren, është se mbrojnë nga shtrimi në spital dhe vdekja, që është gjëja kryesore. Ju mund të sëmureni lehtë, por nuk do të përfundoni në spital apo të vdisni”, tha Dr. Kanani, informon abcnews.al.

A është vaksina e sigurt për ata me probleme shëndetësore afatgjata?

“Njerëzit me probleme shëndetësore afatgjata, janë më të rrezikuarit të preken nga Covi-19 ose Covidi i gjatë”, Dr Farzana Hussain, mjeke në Londrën lindore.

“Pra, është edhe më e rëndësishme që ata të mbrojnë veten me vaksinë. Është testuar në një larmi të tërë pjesëmarrësish, përfshirë ata me probleme të ndryshme shëndetësore afatgjata. Ne nuk dimë akoma ndonjë gjendje shëndetësore që duhej të ishte e përjashtuar nga vaksina”.

Cilat janë efektet anësore të vaksinës Covid-19

“Si të gjitha ilaçet, vaksinat mund të shkaktojnë efekte anësore. Shumica e tyre janë të buta dhe afatshkurtra, nuk zgjasin më shumë se një javë dhe jo të gjithë i përjetojnë. Mund të keni krahun pak të lënduar dhe mund të keni pak ethe”, tha Dr Hussain.

A është potencialisht e rrezikshme të bëni vaksinën nëse keni probleme me zemrën?

“Jo, është e sigurt për njerëzit me probleme të zemrës dhe probleme të qarkullimit të gjakut. Si çdo vaksinë, ajo miratohet vetëm sepse konsiderohet e sigurt për njerëzit me probleme afatgjata në shëndet, si për shembull sëmundjet kardiovaskulare”, tha Dr Sonya Babu-Narayan, drejtoreshë e asociuar mjekësore në Fondacionin Britanik të Zemrës, informon abcnews.al.

A është një vaksinë më e mirë se një tjetër për njerëzit me sëmundje të caktuara të zemrës?

Të gjitha vaksinat kanë treguar se funksionojnë më së miri kundër koronavirusit, dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Efektiviteti i matur në studimet për secilën vaksinë bëhet pak më ndryshe, kështu që nuk është gjithmonë e lehtë ose e dobishme të përpiqesh t’i krahasosh ato. Sidoqoftë, efektet anësore serioze janë shumë të rralla te të gjitha. Cilado vaksinë që keni do të funksionojë për të zvogëluar shumë mundësinë tuaj për t’u shtruar në spital ose për të vdekur nga infeksioni i koronavirusit, dhe për këtë arsye është e rëndësishme të injektoni atë që ju ofrohet” shpjegoi Dr Babu-Narayan.

Po ata që marrin ilaçe për zemrën?

“Vaksinat aktuale janë të sigurta për njerëzit që marrin ilaçe të zemrës dhe nuk ka asnjë arsye për të menduar se ndonjë ilaç që pinë do të ndërveprojë me vetë vaksinën. Por është e rëndësishme që t’i thoni personit që po ju injekton vaksinën, që jeni me hollues gjaku, në rast se mund të duhet pak më shumë që të ndalojë gjakderdhja. Ju gjithashtu do të merrni një mavijosje më të madhe”, tha Dr Babu-Narayan, informon  abcnews.al.

A mund ta bëjnë vaksinën njerëzit me fe të ndryshme?

“Njerëzit pyesin nëse vaksina është në përputhje me fenë e tyre, shumë udhëheqës fetarë kanë thënë po”, tha Dr Babu-Narayan.

A është potencialisht e rrezikshme të bëni vaksinën nëse jeni me diabet?

“Përgjigja është jo. Asnjë nga studimet mbi vaksinën nuk ka treguar efekt negativ te njerëzit me diabet, edhe pse diabetikët që preken nga koronavirusi kanë një rrezik më të lartë të komplikimeve. Ne si organizatë u rekomandojmë të vaksinohen”, tha Dan Howarth, shefi i kujdesit në Diabetes UK. /MeMjekun.com

Burimi: The Independent

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

6 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

8 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago