Të njohim ilaçet/suplementet

Proteinat, çfarë janë dhe rëndësia e tyre për organizmin

Proteinat janë molekula të mëdha dhe komplekse që luajnë një rol thelbësor për mbijetesën e organizmit. Ato janë përgjegjëse për një pjesë të madhe të proceseve që ndodhin në çdo qelizë, por gjthashtu janë të nevojshme edhe për të garantuar strukturën dhe funksionimin e mirë të çdo indi dhe organi.

Pas ujit, janë molekulat biologjike më me shumicë në trupin e njeriut. Përbëhen nga qindra e mijëra njësi më të vogla të quajtura aminoacide, të lidhura në një zinxhir të gjatë me njëra-tjetrën. Ka 20 lloje të ndryshme aminoacidesh që mund të kombinohen në mënyra të ndryshme me njëra-tjetrën për të krijuar një proteinë, funksion i së cilës është rezultat unik i :

pjesa e zinxhirit aminoacid (struktura primare)
duke përsëritur në mënyrë periodike nën-strukturat, të tilla si helika dhe fletëpalosje (struktura dytësore):
forma globale e një molekule të vetme proteine në hapësirë (struktura terciare)
shoqërimi i mundshëm me proteina të tjera (struktura kuaternare).

Pikërisht është pjesa e aminoacideve që përcakton strukturën unike tre-dimensionale të secilës proteinë dhe funksionin e saj specifik.

PËR ÇFARË SHËRBEJNË PROTEINAT?

Funksionet e proteinave në trupin e njeriut mund të përmblidhen si më paoshtë (në rend alfabetik):

Antitrupat: molekula aktive në kontekstin e mbrojtjes imunitare të organizmit (mund të përdoren dhe në formën e ilaçeve, si imonuglobulinat e tetanozit dhe antitrupat monoklonal)
Enzimat: Një enzimë është një molekulë në gjendje të përshpejtojë reaksionin kimik, pa u konsumuar (ndryshe nga substratet, të cilat shndërrohen në rezultatin e reaksionit dhe konsumohen gradualisht). Konsideroni, për shembull, laktazën, një enzimë që lejon tretjen e produkteve të qumështit dhe mungesa e së cilës është baza e intolerancës së laktozës.
Mesazheret: Proteinat mund të veprojnë si mesazhere për organizmin, me funksion nxitjen/pengimin e proceseve biologjike;shembull i njohur janë disa lloje të hormoneve (TSH që vepron në tiroide, insulina…)
Strukturë: Disa proteina kryejnë funksionin e strukturës, duke dhënë formë dhe veti në nivelin qelizor ose indor (për shembull keratina është përgjegjëse për formën e thonjve dhe flokëve). Proteinat e muskujve gjithashtu hyjnë në këtë kategori.
Transportueset dhe depozitueset: Disa proteina janë përgjegjëse për transportimin e molekulave të tjera në gjak dhe lëngje të tjera biologjike, një shembull i njohur është hemoglobina (e aftë për të transportuar oksigjen dhe dioksid karboni) dhe albumina (përgjegjëse për transportin e një morie molekulash dhe ilaçesh endogjene).

Organizmi gjithashtu çliron energji nga aminoacidet dhe proteinat, por në përgjithësi ai e përdor atë vetëm në rast nevoje sepse do të thotë të ndikojë në funksionet e çmuara që përmendëm më sipër(nuk ka asnjë rezervë reale të aminoacideve / proteinave, të cilat duhet të merren çdo ditë me regjimin ushqimor, së bashku me karbohidratet dhe lipidet).

KU GJENDEN PROTEINAT? USHQIMET QË I PËRMBAJNË

Historikisht proteinat janë të lidhura me mishin që në fakt është një burim i mirë bashkë me vitaminat (mes të cilave dhe B12, që gjendet në ushqimet bimore) dhe disa minerale; rekomandohet mish i dobët dhe kufizim në racione gjatë javës, duke zvogëluar konsumin e mishit të procesuar, si sallam, salçice, etj.

Veza dhe peshku janë një tjetër burim shumë i rëndësishëm i proteinave dhe duhet të jenë rregullisht në tavolinë.

Shpesh të nënvlerësuaram, bishtajoret (fasule, thjerrëza, sojë, bizele…) janë një burim i mirë proteinash, krahas sasisë së lartë të fibrave ushqimore dhe e varfër në yndyrë: drithërat (dhe derivatet) kur konsumohen integrale, gjithashtu janë burim i shkëlqyer proteinash, krejtësisht plotësuese me ato të bishtajoreve.

“Ju mund të mendoni se mishi është mënyra më mirë për të siguruara sasinë e duhur ditore të proteinave, por po mblidhen prova që favorizojnë një rgjim ushqimor të mbështetur në bishtajore, arra e drithëra në vend të proteinave me origjinën shtazore (si mishi dhe qumështi) dhe mund të rrisë jetëgjatësinë”, thotë BHF, organizmi anglez që merret me shëndetin e zemrës.

Së fundmi, është e rëndësishme të theksohet se të gjitha ushqimet përmbajnë proteina, megjithëse në sasi të vogla, përfshirë frutat dhe perimet; personi që konsumon 5 racionet e rekomanduara ditore të frutave / perimeve gjithashtu siguron një sasi të vogël nga këto, si dhe nga qumështi (gjithashtu në formë vegjetale), arra, fara, lakra, …

SA PROTEINA DUHEN MARRË NË DITË?

Duke pasur parasysh që në regjimin ushqimor tipik perëdimor zakonisht tejkalohet kërkesa e rekomanduar ditore, në përgjithësi për popullatën e përgjithshme të rritur këshillohet të merren 0.8 gram proteina për kg peshë trupore. Psh:

Një burrë me jetë sedentare m peshë 70 kg: 56 g proteina në ditë
Një grua me jetë sedentare me peshë 55 kg: 44 g proteina në ditë.

Nevojat sigurisht që rriten tek ata që kryejnë aktivitet fizik, shtatzëni apo ushqyerje me gji.

A ËSHTË E RREZIKSHME TË MARRËSH SHUMË PROTEINA?

Besohet gjerësisht në komunitetin shkencor se regjimet ushqimore që janë tepër të njëanshme ndaj kësaj lënde ushqyese mund të çojnë në zhvillimin e problemeve shëndetësore./ MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

7 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

8 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago