Nyjet limfatike janë gjendra të vogla të përhapura në të gjithë trupin, të grupuara në grupe të vogla. Funksioni i tyre kryesor është filtrimi i limfës që kalon në sistemin limfatik, një rrjet vazash të pavarura nga sistemi i qarkullimit të gjakut, me qëllim identifikimin e kërcënimeve ndaj trupit (qoftë në formën e agjentëve të jashtëm si bakteret dhe viruset, qoftë në formën e qelizave tumorale)
Sipas teorisë së nyjes limfatike rojtare qelizat tumorale që shkëputen nga tumori origjinal për të formuar metastazën, përdorin këtë sistem në përpjekje për t’u përhapur.
Meqenëse pozicioni i grupimeve të ndryshme të nyjeve limfatike në trup është i njohur në mënyrë thelbësore, siç është zona e organizmit që shërbehet nga një grupim specifik, është e mundur të identifikohen se cilat janë nyjet kryesore limfatike përgjegjëse për limfën e gjirit dhe në veçanti ato të vendosura nën sqetull.
Prandaj mund të analizohet nyja e parë limfatike e hasur për të parë nëse janë kolonizuar qeliza kancerogjene; në këtë kuptim ajo vepron si roje e parë në kuptim figurativ.
Karakteristikë kryesore e tumoreve malinje, përveçse pushtimit lokal, është ajo e aftësitë për të shpërndarë metastazat në brendësi të organizmit, me qëllimin e përhapjes në pjesë të tjera të trupit.
Përhapja mund të bëhet përmes gjakut apo fillimisht përmes limfës, e cila në çdo rast do të përfundojë me daljen në gjak.
Në përhapjen përmes rrugëv limfatike qelizat e sëmura arrijnë nyjet limfatike që falë veprimit të tyre filtrues, arrijnë të parandalojnë përkohësisht kalimin; duke thjeshtuar mekanizmin, mund të imagjinojmë qelizën tumorale që është e detyruar të kalojë nëpër disa hapa përpara se të arrijë në qarkullimin e gjakut, në të cilën secila nyje limfatike e kaluar përshkruan një pengesë të përkohshme në rrugën e saj.
Nyjet limfatike rojtare janë nyjet e para që përballen me rrjedhën e tumorit, pra zona anatomike është lehtësisht e gjetshme; në rastin e tumorit në gji, për shembull, grupimi limfatik është i pranishëm në sqetull.
Nëse nyja e parë nuk arrihet nga qelizat tumorale, është e arsyeshme të mendoshqë ato nën të janë të shëndetshme dhe kjo identifikohet përmes një teknike të quajtur linfoshintrigrafi. Injektohet një sasi e vogël e lëngut radioaktiv në nënlëkurën e gjirit, për të ndjekur më pas përhapjen përmes mjeteve specifike për të gjetur rrugën e ndjekur nga sistemi limfatik që merret me drenazhimin.
Në disa struktura spitalore në vend të gjurmuesit radioaktiv përdoret ngjyrues dhe është një përpjekje më ekonomike dhe e thjeshtë nga ana organizative, por që jep një zvogëlim të lehtë të ndjeshmërisë.
Qëniet njerëzore kanë afërsisht 500-600 nyje limfatike të shpërndara në të gjithë trupin, të grupuara në sqetull, qafë, kraharor, bark dhe ije.
Prandaj është e vështirë ti përgjigjesh kësaj pyetje për të paktën dy arsye:
1. Dhe pse në teori çdo nyje limfatike mund të bëhet rojtare, në të vërtetë numri efektiv është më i zvogëluar pasi janë më të predispozuar ato nyje që janë afër tumorit.
2. Kjo lloj qasje është e kufizuar për momentin për disa tumore, përfshi melanomën dhe atë të gjirit.
Në momentin kur nyjet limfatike rezultojnë pozitive në biopsi duhet të hiqen të gjitha ato ngjitur saj.
Nyja limfatike e prekur nga qelizat tumorale nuk është gjithmonë ndryshe nga të tjerat, dhe është e vështirë të dallosh simptomat e një të ashtuquajture nyje limfatike reaktive (e pezmatuar për shkak të infeksionit) nga një neoplazik.
Shenjat për të cilat duhet të kemi vëmendje të vecantë janë:
Madhësi e rritur që vijon në javët e ardhshme
Palvizshmëri
Sipërfaqe jo e rregullt dhe e fortë
Në momentin që identifikohet nyja limfatike rojtare ajo merret me një prerje të vogël në sqetull (biopsia) dhe më pas analizohet në laborator në kërkim të qelizave tumorale.
Sipas rasteve, biopsia e nyjeve limfatike rojtare mund të kryhet para operacionit apo drejt për drejtë gjatë operacionit të gjirit.
E ashtuquajtura “zbrazje” e sqetullës është një ndërhyrje kirurgjikale invazive që parashikon heqjen e të gjithë nyjeve limfatike në zgavrën e sqetullës. Nëse në të shkuarën ka qenë një qasje me qëllime parandaluese, sot falë teknikave të nyjeve limfatike rojtare nuk praktikohet nëse nuk është me të vërtetë e nevojshme.
Me fjalë të tjera nyjet e tjera limfatike hiqen vetëm nëse ka rezultuar pozitiv nyja rojtare, pra, e kolonizuar nga tumori.
Kur kryhet gjatë kuadrantektomisë / mastektomisë, pacienti është përgjithësisht nën anestezi të përgjithshme, ndërsa nëse praktikohet më parë, aplikohet anestezi lokale, me ose pa qetësues.
Në të dyja rastet, pacienti nuk ndjen asnjë dhimbje, përveç në formën e një dhimbje të lehtë gjatë zgjimit, e cila, megjithatë, u përgjigjet lehtësisht qetësuesve të dhimbjeve normale.
Ashtu si me të gjitha operacionet, ekzistojnë një numër rreziqesh që lidhen me procedurën, siç janë:
infeksione,
gjakderdhje,
hematoma apo limfedema
ndërlikimet që lidhen me anestezinë.
Kur kryhet në funksion të operacionit në gjëndrën e qumështit, shtrimi bëhet gjatë ditës (operacioni ditor), kur kryhet njëkohësisht me vetë operacionin, shtrimi mund të bëhet, në varësi të rastit, nga 1 deri në 5 ditë./ MeMjekun.com
A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…
Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…
" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…
Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…
E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…
Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…